Ullinjtë dhe vreshtat me rrush në Ndroq (1 tetor 2023)

1 Tetor 2023, 13:54 | Përditesimi i fundit: 2023-10-01 13:55:00

Ndroqi, zona ku ullinjtë dhe vreshtat me rrush janë mbjellë prej qindra vjetësh, është destinacioni ynë i së djelës. Personazh I reportazhit është bujku Xhelal Kërçiku që, në tokat e trashëguara nga të parët, ka si kapital 65 rrënjë ullinj qindravjeçarë, 140 ullinj të rinj dhe disa dynym të mbjella me hardhi të varieteteve shesh I zi dhe shesh I bardhë. Të ardhurat nga ullinjtë, nga vreshtat me rrush, nga mollët, lajthitë dhe fiqtë, janë bazë e ekonomisë së familjes Kërçiku. Ndiqni reportazhin “Ullinjtë dhe vreshtat me rrush në Ndroq” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.