Vëlla e motër dolën për të bërë dru, humbën kontaktet 21 vite më parë, familja e varfër në kërkim të dy fëmijëve

Historia e Martës dhe Markut është e trishtë, si fati vendosi që dy prindërit e 7 fëmijëve të vuajnë edhe sot mungesën e dy prej tyre. Vëlla e motër janë në skedën e të humburve prej vitesh. Ishte e vështirë sa edhe plot harmoni jeta në këtë familje të madhe edhe pse jetonin në varfëri. Kryefamiljari Marku punonte si argat tek fqinjët për të mbajtur shumë frymë në familje. Për shkak të rrethanave dhe për një jetë më të mirë, Marku niset ilegalisht nga mali drejt Greqisë në vitin 1997, si pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptar. Nisi punë në bujqësi dhe në ndërtim në Selanik.

Punonte rreth 6-muaj dhe kthehej përsëri në familjen e tij, që jetonte në atë kohë në Tale të Lezhës, ku edhe ishin transferuar në vitin 1998 pasi më parë jetonin në Fan të Mirditës. 2 nga 7 fëmijët, Violeta dhe Ndue dilnin çdo ditë për të mbledhur dru. Familja jetonte në varfëri edhe pse Marku shkonte e vinte në Greqi, nuk mundej dot të mbante frymët gjallë. Jeta vazhdonte mes sakrificave dhe emigracionit të kryefamiljarit. 2 fëmijët e familjes Violeta bashkë me Nduen asokohe 14 dhe 11 vjec ndiqnin të njëjtin ritual, të bënin dru për ngrohje.

Ajo ditë do të ishte për ta njësoj si të tjerat, me sakricën dhe mundin e ditëve të vështira që nuk kishin mbarim në familjan Nikolli. Vëlla e motër dolën për dru, atë ditë në kohë të vrenjtur me shi. Ndërsa po vinte mesdita ata nuk po ktheheshin më. Të shqetësuar për vonesën e fëmijëve prindërit nisen drejt vendit ku mendohej se mund të ishin ata dhe një nga fqinjët u pohon se i kishte pare, pasditen e asaj dite, por më pas i ishin zhdukur nga sytë.

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë Marta Nikolli, nëna e 2 fëmijëve vendosi të rrëfente këtë të enjte në studion e “Pa gjurmë” para gazetares Odeta Dume kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe rrjedhën e asaj dite kur humbën kontaktet me dy fëmijët e tyre. Nëna tregoi ndjenjën e mungesës për dy fëmijët e humbur prej 21 vitesh dhe se që atëherë ata  i kërkojnë dhe nuk dinë më asgje për fatin e tyre.

"Atë ditë fëmijët shkuan për dru, ajo ditë ka qenë ditë e zezë për mua se nuk mu kthyen më . Ka qenë muaji nëntor dhe më 19 nëntor  kanë humbur fëmijët. Atë ditë  dolën si çdo ditë tjetër në mëngjes  për mbledhur dru  Nuk kalonte ora 12 pa ardhur fëmijët në shtëpi.  Ata shkuan për dru dhe nuk mu kthyen atë ditë më. Fëmijët dilnin çdo mëngjes dhe ktheheshin në orën 12 por atë ditë nuk u kthyen më.  Kur erdhi burri i thashë s’ka ardhë fëmijë. Lajmëruam policinë dhe shkuam  në bregdet  por asgjë nuk mësuam për fëmijët. Fqinjët e fshatit na thanë se  i kanë parë rrugës rreth orës 2 e gjysëm që kanë ikur në hyrje të hidrovorit . Mbasdite ka qenë atë ditë shumë kohë e keqe. Unë si nanë,  shpirti im më thotë se fëmijët vetëm  janë rrëmbyer. Nuk ak mundësi tjetër.  Jam nëna e 8 fëmijëve 1 më ka vdekur, dhe 2 i kam të humbur. Atë ditë që kanë ikur kanë patur të veshur xhinse dhe bluzë.Zemra më thotë se ata janë gjallë, shpresa më mban gjallë. 

Marta Nikolli, nëna e dy fëmijëve

Gjithashtu, gjatë mbrëmjes së sotme Marta, i përcolli dhe një mesazh dy fëmijëve të tyre, që të kthehen në shtëpi ose tí kontaktojnë nëse ata janë gjallë. Së bashku me dajën e dy fëmijëve ato u shprehën se kanë gjithnjë një shpresë të palëkundur se fëmijët jetojnë.

Vetëm ta di ku janë, ku ndodhen a janë gjallë a janë të vdekur,  se jam një nanë që kam kaluar shumë vuajtje çdo gjë këtë jetë. Fëmijëve nëse janë gjallë dhe më dëgjojnë vetëm një telefonatë , t’i dëgjoj zërin që janë gjallë.

Marta Nikolli, nëna e dy fëmijëve

Që nga ajo kohë ata nuk mësuan asgjë lidhur me vendodhjen e dy të miturve, asgjë as për gjurmë të tyre. Zhdukja e mistershme ka kaluar më shumë se dy dekada. Fëmijët e tjerë u rritën, sikundër dhe Violeta dhe Ndue, por nuk mundën të jenë bashkë pasi për fatin e dy të humburve nuk dihet më asgjë. Sot që kanë kaluar më shumë se 20 vite dhe kur dy fëmijët janë në moshë madhore dhe familja e  kërkon fatin e fëmijëve të tyre pas dramës që tronditi familjen e tyre.

Programe të tjera

Shiko të gjitha