Prej 4 muajsh ka humbur kontaktet me të vëllanë, Alketa Mustafaj nga Shkodra vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë. 28 shtatori i vitit 2020 ishte telefonata e fundit kur Artur Elezi foli me motrën nga Greqia, ku ishte dënuar për trafikim të lëndëve narkotike me 4 vite burg. Arturi i tha të motrës se do të dilte nga qelia pas dy ditësh dhe se do të kthehej në Shqipëri. Nga kërkimet e bëra rezulton se Arturi ka fituar lirinë, por me motrën e tij nuk është bërë i gjallë. ’Ne kemi vetëm njëri tjetrin. Djali i xhaxhait qe jeton në Greqi ka verifikuar dhe Arturi ka dalë nga burgu. Vëllai në Greqi jetonte vetëm. Më merrte përherë në telefon. E mora vesh nga lajmet që ishte kapur, një muaj më pas më mori në telefon dhe më thotë jam në burg. Pasi doli kemi humbur kontaktet’. Vëlla e motër u rritën nga babai kur humbën nga kjo jetë nënën, e cila u la amanet të kujdeseshin për njëri-tjetrin, kur Alketa ishte 8 dhe Arturi 11 vjec. Në moshën 15-vjecare e motra u martua në një fshat të Pukës martesë e cila e largoi nga familja e saj. Ajo nuk ishte e pranishme as në ceremoninë mortore të babait, i cili i dha fund jetës 14 vite më parë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Të mbetur vetëm vëlla e motër plotësuan amanetin e nënës, ribashkohen 18 vite më pas dhe Arturi ishte për Alketën njëriu i saj më i shtrenjtë. ’Babai nuk më fali, ka vrarë veten dhe nuk më pranuan as në ceremoninë mortore. Edhe nëna ka vrarë veten. Babai pinte alkool. Pas 6 muajsh vjen vëllai më thotë që babai ka vrarë veten. Kam qenë shumë e lidhur me vëllain, i tregoja cdo problem’.Humbja e kontakteve me të vëllanë është një ndarje e dytë për motrën, e cila vjen në ëmisionin ’Pa Gjurmë’ me shpresën se Arturi do të bëhet i gjallë. ’Dua të di cfarë ka ndodhur, ai nuk rrinte pa folur kaq gjatë asnjëherë, prandaj dyshoj për më të keqen. Do doja t’i kujtoja amanetin e mamit që la para se të vdiste, të mos ndaheshum kurrë, mos ia bëj këtë motrës’. Tatuazhi që mban të gdhendur inicialet e motrës dhe nënës si dhe emrin e tij është e vetmja shenje dalluese e 40-vjecarit Artur Elezi që mban gjallë kujtimin për familjen.
“Vëlla mbaj premtimin e nënës kur të mbante në prehër”/Del nga burgu zhduket 40-vjecari korçar
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15

