Veri Jug - Razma, një zanë e bukur mes bjeshkëve (21.01.2024)

21 Janar, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2024-01-21 15:41:34

“Razma, një zanë e bukur mes bjeshkëve” - kështu e kemi titulluar reportazhin e tretë të vitit, realizuar në fshatin turstik të Razmës, një fshat zbuluar rreth 100 vjet më parë nga turistët austriakë. Bujtinat e ngritura për zhvillimin e turizmit familjar, por edhe pritshmëritë për vitin 2024 në turizmin elitar në Razëm. Personazhë të reportazhit, dy malsorët, Dash Lugaj kryetar I fshatit dhe Gjergj Pepaj, I zoti I një bujtine ndën Bjeshkët e Namuna. Ndiqni reportazhin “Razma, një zanë e bukur mes bjeshkëve”, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.