Veri Jug - Unë e dua Gramshin

16 Maj 2021, 15:16

#verijug #reportTV

Një udhëtim në qytetin e Gramshit, qyteti që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e lidhi jetën me një uzinë armësh, që sot banorët e quajnë uzina e ferrit komunist. Ishte artisti i madh amerikan Maikëll Dagllas ai që udhëhoqi në vitin 1999 një aksion për grumbullimin e armëve dhe prishjen e tyre, në këmbim të rindërtimit të qytetit dhe të një paqeje sociale jo vetëm në Gramsh, por në të gjithë Shqipërinë. Personazh i reportazhit është qytetari Astrit Kosturi, intelektuali, njeriu i mediave dhe shkrimtari që, nën siglën “I love Gramshi”, tash punon dhe kontribuon në zhvillimin e qytetit në rrjedhat e integrimit europian. Si ishstudent I fakultetit të shkencave të natyrës, virologu Kosturi thotë se ka ndihmuar gjatë dy vjetëve të fundit në minimizimin e rasteve të infeksioneve prej coronavirusit covid 19. Më pas intelektuali Kosturi ndalet në jetën e tij, 10 romanet e botuara, çeljen e një radioje dhe një televizioni lokal të dedikuara qytetit të tij të zemrës, Gramshit. A mund të zhvillohet turizmi në Gramsh dhe fshatrat e bukur përreth tij… përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta merni në reportazhin “Unë e dua Gramshin” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.