Veri Jug - Zogaj, fshati i qilimave dhe peshkatarëve

9 Maj 2021, 15:56

#verijug #reportTV

Një arrati e bukur në liqenin e Shkodrës, liqeni më I madh në Ballkan dhe që romakët e lashtë e kanë quajtur lakus labeatis, prej fiseve ilire të labeatëve. Ndalesë në fshatin piktoresk të Zogajt, i njohur si fshat I peshkatarëve dhe I grave që endin qilima, sipas një tradite qindravjecare. Personazh I reportazhit është Nebie Çota, një tezgjahiste e vjetër me ide të kthjellta mbi punën në një kooperativë private artizanesh, krijuar prej saj qysh prej gati 20 vjetësh. Janë plot 10 gra artizane, që punojnë në tezgjahët e punishtes dhe mbajnë me punën e tyre ekonomitë e familjeve në fshatin Zogaj. Qilimat dhe sixhadet me motive popullore të zonës, tregu brenda dhe jasht vendit, porositë që vijnë nga emigrantët dhe zhvillimi I turizmit artizanal në fshatin Zogaj. Ndiqni reportazhin “Zogaj, fshati I qilimave dhe peshkatarëve” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.