Video shokuese/16 vite s’sheh vajzën, ish-vjehrra: Hiq dorë nga atësia, do marr njerkun për burrë (27 shkurt 2023)

27 Shkurt 2023, 19:03 | Përditesimi i fundit: 2023-02-27 19:14:36

Një 43-vjeçar nga Velipoja denoncon ish-gruan duke e akuzuar atë se kërkon ta ’shesë’ vajzën në Itali. Ky shqetësim i Pjerin Ndocit erdhi pas takimit të bërë disa ditë më parë me ish-vjehrrën e tij Drane Sulin. Kjo e fundit i bën një kërkesë absurde babait të vajzës, i cili duhet të heq dorë nga e bija në mënyrë që ajo të marr mbiemrin e shtetasit italian me të cilën është rimartuar nëna e saj Afërdita Suli. Kjo e fundit u divorcua nga Pjerinin në vitin 2007 dhe që prej atij moment, pasi babai i dha prokurën të bijës për të kaluar kufirin drejt Italisë prej 13 vitesh nuk ish-gruaja nuk ia dha kurrë më të drejtën babait për ta parë vajzën. 43-vjecari ka 16 vite që nuk e sheh me sy, ndërsa sot përballet më një tjetër kërkesë të pazkontë. Adriana Suli u nda nga i ati në moshën 2-vjeçare. Edhe pse me vendim, Gjykata ia la kujdestarinë nënës, babai kishte të drejtën e takimit 4 herë në muaj, gjë e cila nuk nodhi kurrë. 41-vjeçarja nga Lezha ish-bashkëshortja e tij, ia mohoi këtë të drejtë babait të fëmijës. Në vitin 2010 ajo mori vajzën bashkë me prokurën që i dha i ati dhe u larguan në Itali, ku jetonte ende edhe sot në Verona. Sot, ajo kërkon që e bija të trashëgojë pasurinë e familjes së shtetasit italian dhe me këtë preteks dërgon të ëmën tek ish-dhëndrri për t’i komunikuar këtë gjë. I indinjuar nga e gjitha kjo situatë 43-vjeçari i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ duke vënë në dispozicion prova lidhur me këtë bisedë që ka bërë së funsmi me ish-vjehrrën e tij. Në një kohë kur malli për të bijën e merr gjithnjë e më shumë ai duhet të përballet me këtë situtaë të pazakontë. Edhe pse është baba i katër fëmijëve të tjerë, kjo nuk e ka ndalur kurrë të kërkojë fëmijën e tij të parë. Por jo vetëm, edhe nga dëshira që Adriana të ketë mundësinë të noh gjakun e saj.