Zhduken dy motrat, familja denoncon në ’’Pa gjurmë’’ Vajzat u larguan nga shtëpia më 7 janar 2020

4 Shkurt, 19:41

Dy motra rezultojnë të humbura, që më datë 7 janar të këtij viti. Vajzat e familjes Demiri 
Anisa dhe Anxhela 20 dhe 15 vjece dolën nga banesa e tyre na Laknas, paraditen e 7 janarit dhe nuk u kthyen më. Në momentin që janë larguar ata i kanë pohuar nënës së tyre se do të iknin tek motra tjetër e tyre, e cila banon në zonën e Kamzës.
10 ditë më pas, ato kanë marrë familjen me numër privat duke iu komunikuar se do niseshin për në Zvicër, dhe se në atë moment gjendshin në Korçë, pasi nuk kishin mundur të kalonin dot. Pas kësaj telefonate asgjë nuk dihet më për fatin e tyre.
Familja ka bërë denoncimin edhe në polici, por deri më tani nuk asnjë të dhënë për fatin e dy motrave. 
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Programe të tjera

Shiko të gjitha