Zhduket 13 vjeçari/ Misteri i lajmit që erdhi nga Italia

23 Dhjetor 2020, 21:19

Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini rezulton i humbur prej 13 vitesh. I mituri u zhduk papritur, ndërsa ishte duke luajtur në bilardon e fshatit. Ai është thirrur nga një shok i panjohur mbrëmjen e 21 qershorit të vitit 1997. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe pronari i bilardos, i cili u ka pohuar familjarëve se djali ishte larguar dhe nuk ishte kthyer më. Pas vonesës së djalit në familje babai i tij Enver Sulkja u nis ta kërkonte. Fillimisht shkoi në bilardon e fshatit ku mori si përgjigje të dhënat e vetme që i dha pronari, të dhëna që për familjen nuk do të mjaftonin, ndërsa ata bënë denoncimin në polici. Babai dyshon se pronari i bilardos është personi që din të vërtetën, pasi ai është i fundit që pa 13-vjecarin të largohej. Enveri, babai i Forcimit punonte në Greqi asokohe, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer në atdhe kur djali i tij humbi. Pak ditë nga humbja e 13-vjecarit në familjen Sulkja mbërritën mjaft informacione kontradiktore. Një nga oficerët e policisë së zonës zonës u tha se kishte mbërritur një informacion, ku dyshohej se djali ishte vrarë, ndërsa trupi i tij ishte groposur në pyll. Informacion për të cilin nuk u gjet asnjë provë, edhe pas krehjes së zonës.

Një tjetër telefonatë mbërriti në PTT-në e fshatit, ku një person nga Berati, i cili ishte prezantuar si Arben Vyshka njoftonte familjes se Forcim Sulkja ndodhej në një stacion treni në Milano dhe se ishte shëndoshë e mirë.

Por kur familjarët verifikuan në Berat për të gjetur identitetin e këtij personi, që mund të ishte një dëshmitar kyc për fatin e 13-vjecarit, ata mësuan se Arben Vyshka, nuk ekzistonte në regjistrin themeltar.

Sot familja jetojnë në të njëjtin fshat, ndërsa kanë edhe një vajzë. Ajo ishte 2 vjece kur i vëllai u zhduk, 23 vite më parë, për fatin e të cilit nuk dihem më asgjë.