Zhduket 21-vjeçari nga Kuçova, numri telefonit 0044…zbulon vendndodhjen e tij

10 Maj 2022, 18:12

Dy prindër nga Kuçova prisnin me ankth që pas zileve të telefonit të dëgjohej një “Alo“, mirëpo kjo përgjigje nuk erdhi asnjëherë. Myslim dhe Sofie Bako një ditë më parë në 5 shkurt 2022, kishin folur me djalin e tyre Edisonin i cili ndodhej në Gjermani, por nuk e kishin menduar se ajo telefonatë do të ishte e fundit për ta.

Edison Bakoështë 21-vjecari qërezutonihumburpërfamiljarët. 

Pa mbaruar ende shkollën e mesme Edisoni vendosi që të emigronte sikundër kishin bërë të gjithë shokët e tij të ngushtë. Gjatë sezonit të verës në vitin 2021, i riu nga Kuçova punoi në shtetin grek dhe në shtator u kthye në vendlindje. Kishte planifikuar gjithçka, e pavarësisht mosdakortësisë së babait, më datë 27 shtator udhëton drejt Tiranës, ku me vete merr të gjitha dokumentet dhe shumën e parave që kishte grumbulluar nga puna në Greqi. Ditën e fundit të muajit ai telefon prindërit dhe i thotë se kishte mbërritur në Gjermani, por pa i thënë se në cilin qytet. Edisoni jetonte në një banesë me disa djem nga qyteti i Kukësit, por nuk tregonte se çfarë pune bënte. Në fillim të vitit 2022, ai arrestohet nga policia gjermane pasi kishte shkelur afatin e qendrimit 3-mujor ndrësa qëndronte në një kamp në pritje për tu kthyer në Shqipëri nga autoritetet. Edisoni mundi të largohej nga kampi dhe mban kontaktet me prindërit e tij, ku i njofton se edhe pse kishte shkelur afatin e qendrimit ishte i vendosur që të mos kthehej më nëatdhe. Telefonata më 5 shkurt, të këtij viti ishte komunikimi i fundit i prindërve me djalin e tyre, për të cilin nuk kanë më asnjë informacion .