Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hena ne te premte 15:00 në ekranin e Report TvNjë 28-vjeçar nga Laçi rezulton i humbur, që prej gushtit të vitit 2020. Mateos Xheka humbi kontaktet me familjen nga qyteti Toulouse në jug-perëndim të Francës. I riu ndodhej në këtë shtet prej dy vitesh, ndërsa kishte mbërritur atje në vitin 2019 në kërkim të azilit. Aksidenti me motor 5 vite më parë, për pak sa nuk i mori jetën, të riut nga Laçi, aksident nga i cili ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe trup. 28-vjeçari mundi të dilte nga koma 3 muaj më pas, kur rinisi një jetë të re. Por vite pas nga kjo ngjarje ai do të shkaktonte në familje një tjetër dhembje, ndërsa ka humbur kontaktet prej 8 muajsh. Në një lidhje skype nga Greqia i vëllai i tij, Denis Xheka bën apel për ndihmë.’Në fund të gushtit 2020 ai foli për herë të fundit. Vite pas aksidentit ai u largua drejt Francës, pasi donte të bënte vizita dhe atje ka qenë i vetëm. Komunikonte vetëm me prindërit. Në telefonatën e fundit që bëri me ta, u tha prindërve se donte të kthehej në Shqipëri. Ai ishte mërzitur kohët e fundit. Pak kohë më parë kishte marr një dënim, ndërsa përfundoi pas hekurave për tre muaj. Më shumë shoqërohej me shtetas të huaj, kryesisht shtetas arab’.’Pa Gjurmë’ u lidh me një dëshmitar nga Franca, gjatë transmetimit live. Artur Përveshi deklaroi se mediat franceze, kishin shkruar për një ngjarje të ndodhur ne azil, për të cilën kishte rënë në prangat e policisë djali nga Laçi Mateos Xheka, i humburi që kërkohet në program.’Me 99 përqind është në një nga burgjet, këtu në Francë. Për të kanë shkruar edhe gazetat, lidhur me një ngjarje që ndodhi në kampin ku strehohej Mateos. Unë kam afro 1 vit që nuk e kam takuar, por e njoh mirë, pasi është bashkëfshatari im. Shumë shqiptarë, emigrant në Francë janë në dijeni të këtij informacioni’. Pasojat që i la pas aksidenti i rëndë e shoqëruan vite me rrallë, të riun laçjan. Ai humbi gjysmën e veshit të djathtë dhe ka një shenjë të dukshme nga përdorimi i aparaturave në qafë. Ai i ishte nënshtruar edhe disa viziatve mjekësore, gjatë kohës së qëndrimit në azil, pasi vijonte të kishte probleme me shëndetin e tij. Fill pas këtij momenti 28- vjeçari humbi gjurmët.
Zhduket laçjani/Shokon dëshmitari në ‘Pa Gjurmë’:Gazetat franceze shkruajtën për ngjarjen
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46

