Pjesa e parë Dt 5 Mars
Lulëzimi është vëllai i 2 motrave dhe 5 vëllezërve. Rritur në një familje të madhe dhe nga nevoja për të kontribuar sadopak në ekonominë familjare, Lulëzimi emigroi që herët drejt Greqisë. Në atë kohë i ati Rizai punonte si minator ndërsa e ëma Malie në koperativë. Me tu larguar në tokën helene ai jeton në Veria ku vendos edhe të punojë në punë të ndryshme. Shkonte e vinte hera herës, punonte me sezone ndërsa me të mbushur të 26 vite vendos të marrë një tjetër vendim për jetën, të martohet.
Fati i trishtë i kishte rezervuar një të papritur të madhe pa e filluar ende jetën në cift. Tri ditë martesë dhe Lulëzimit i vdes bashkëshortja. Trishtimi ishte i madh për Lulëzimin, ai ishte një i ri që mendonte te ndërtonte një jetë të re. Në vitin 2007 fati do ta njihte me Valentinën. Sot ata kanë dy fëmijë. Xhulianin 12 dhe Mikelën 7-vjece.
Pak kohë qëndruan në fshat dhe u zhvendosën në qytetin e Librazhdit. Morën atje një shtëpi me qera ndërsa Valentine ishte e papunë, Lulëzimi punonte ku të kishte mundësi. Jeta vazhdonte por edhe kësaj here Lulëzimi nuk do të gjente qetësi. Ai ndahet nga Valentina pas 5-viteve martesë. U divorcuan në vitin 2012.
Fëmijët në bazë të ligjit i kaluan nënës, ndërsa kjo e fundit u rimartua me një person tjetër. Fëmijët jetonin me njerku dhe nënë e tyre ndërsa Lulëzimi vijoi të punonte kudo gjente punë deri në Himarë e Vlorë, si argat. Punonte me javë lart shtëpisë e më pas kthehej e takohej me familjarët në Librazhd.16 janari i vitit 2016 ishte e fundit ditë që Lulëzimi u përshëndet me familjarët, ndërsa u duk i qetë atë ditë. Ai pohoi se do të nisej përsëri në Himarë për të punuar. Por Lulëzimi nuk u bë më kurrë i gjallë.
Që nga ajo ditë kur familjarët bënë dhe denoncimin ne polici, asnjë të dhënë nuk ka për fatin e 41-vjecarit.