Zhduket vajza e rritur në fshatin SOS/Nëna: Nuk e kam braktisur, ajo më urrente

5 Qershor, 19:16 | Përditesimi i fundit: 2020-06-05 19:16:13

 

26-vjeçarja u zhduk në shtator të vitit 2019, nga ‘21 Dhjetori’ në Tiranë. Rexhina Behaj, e rritur në fshatin SOS jetonte me të vëllanë në një banesë, ndërsa nëna e saj jeton në Itali. Tezja telefonon në ‘Pa Gjurmë’ duke bërë apel për ndihmë. Por kwtw pasdite nw Pa Gjurmw u prezantua edhe historia e familjes Hoxha. Pengu për fatin e të bijës ia kthen gjithnjë kokën pas. Merita Hoxha ishte asokohe një 22 vjecare kur priste vajzën e saj të dytë. Pasi kalo një lindje të vështirë, shumë orë pritje më në fund vajza me emrin Mira erdhi në jetë më 17 mars të vitit 1991. Kjo histori do të vij e rrëfyer në ‘Pa Gjurmë’ nga motra e saj Monika, e cila kur Mira u lind ishte 2 vjece. Mira Rajmond Hoxha u lind në një kohë të vështirë, trazirash të mëdha ndryshimi për të gjithë shqiptarët. Ajo u lind në maternitetin e Korcës dhe për shkak se ishte nënë peshë duhej të qëndronte pak ditë në inkubator. Nëna Merita ia dëgjoi të qarat, edhe aromën ia ndjeu kur ia afruan pranë, në pak minuta ky do të ishte I vetmi moment takimi dhe ndarje e përgjithmonshme mes nënës dhe bijës. Foshnja qëndroi për tre ditë në inkubator dhe nëna nuk u lejua ta shihte më. Por nuk e panë as familjarët e tjerë. Ndërsa ajo dergjej në shtrat e pafuqishme, tre ditë pasi lindi merr lajmin tronditës, se vajza nuk kishte mundur t’ia dilte dhe se kishte ndërruar jetë duke I kërkuar para për të kryer ceremoninë.Ende lehonë, një nënë e re në moshë kjo ngjarje do të mbetej pengu i jetës për Meritën. Ajo ishte në gjendje të rënduar ndërsa bashkëshorti ishte emigrant në Greqi. Vitet kaluan por mendja e nënës mbeti pas. Një vit më pas, Merita lindi një djalë. Një jetë në emigracion fëmijët po rriteshin ndërsa zemra e nënës mbahej peng. Në vitin 2002 familja Hoxha u bekua edhe me një tjetër djalë. Sot Merita është nënë e tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve. Në shkurt të këtij viti ajo u rikthye në Shqipëri. Një ëndërr që e sheh në cdo kohë e solli në atdhe për tu kthyer sërish kësaj historie të 29 viteve më parë. Kërkoi në maternitetin e Korcës, kartelën e së bijës. Aty zbuloi të dhëna kontradiktore të lindjes, por asnjë certifikatë vdekje. Kjo e ka bërë Meritën të besojë se vajza është ende gjallë.

r.k./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha