Pas transmetimit të dëshmisë ekskluzive në “Pa Gjurmë” në Report Tv se 2 vajzat e zhdukura nga Tirana në vitin 2004, janë vrarë dhe janë groposur në Divjakë, Policia e Tiranës ka mbërritur në Report Tv pas dëshmisë së të resë për shoqet e saj të vrara për të marrë provat e emisionit Pa Gjurmë. Ditën e sotme është transmetuar një tjetër dëshmi nga nipi i Armand Naçit ‘Serpentes’, personit që dyshohet se groposi trupat e 2 shoqeve, duke thënë se xhaxhai i tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe flet për një emër të tretë që është arrestuar në vitin 2005 për lëndë narkotike. Nga burimet, ’Pa Gjurmë’ zbuloi se ky person është Artan Begaj, i arrestuar korrikun e vitit 2005 me gjysëm kg heroinë. Policia e la në të njëjtën qeli me Arben Lazen, autorin e vrasjes së Arben Hoxhës që dyshohet se ekzekutoi Nertila Osmanin dhe Sonila Kryeziun, duke i vënë të dy në përgjim.Në këtë përgjim, Begaj i ka thënë Lazes se Ben Hoxha i ka vrarë dy shoqet e Tiranës dhe se ai është njoftuar nga vetë Beni, por se groposjen e dy trupave në dunat e Divjakës e ka bërë ’Serpentja’. Pas ngjarjes, Begaj ishte takuar me Arben Hoxhën dhe ‘Serpenten’ të cilët i kishin treguar ku i kishin groposur 2 shoqet. Në atë kohë ai kërkoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke çuar policinë në dunat e Divjakës ku pas gërmimeve nuk u gjetën eshtra. Pas 19 viteve, e njëjta dëshmi që u dha në një qeli burgu vjen nga një tjetër dëshmitare në emisionin ’Pa Gjurmë’, por kësaj here duke iu referuar ’Serpentes’, personi që dyshohet se ka groposur dy vajzat. Dëshmia e një gruaje që emisioni “Pa Gjurmë” i ruan identitetin solli tronditje të madhe tek familjarë të dy vajzave të humbura, që kërkonin të zbulonin fatin e tyre përmes emisionit “Pa Gjurmë”. Vajza e Nertila Osmanit dhe Arben Hoxhës foli sot në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke thënë se po festonte 20-vjetorin kur mësoi deklaratën bombë. Ajo u shpreh se priste lajme të mira por nga dëshmia zbuloi se babai mund t’i ketë vrarë nënën. Teksa kërkoi që institucionet të zbardhin ngjarjen, u shpreh se s’duhet të ndërhyjë halla e saj, Enkeleida Hoxha, e cila në një mesazh drejtuar emisionit ‘Pa gjurmë’ e cilësonte ngjarjen si inskenim të ndyrë. Por sipas vajzës, Dajana Osmanit, halla po përpiqet të ruajë figurën e Arben Hoxhës por asaj i intereson të gjejë nënën.
Zhdukja e 19 viteve më parë/Del emri i të dyshuarit të tretë, policia e vuri në përgjim zbuloi se...
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46

