Zhdukja e 6-vjeçares nga oborri i shtëpisë në Suedi/ Nëna: Më dhemb zemra! Një fqinj na tha 'Nuk keni për ta gjetur kurrë'

16 Tetor 2019, 18:01 | Përditesimi i fundit: 2019-10-16 19:24:23

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë pasditen e sotme gjatë emisionit Pa Gjurmë lidhur me humbjen e Jasmina Jasharit, një 28-vjeçare  e zhdukur në Suedi në vitin 1997.  Nëna e saj Florie Jasharaj ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur në këtë vit të trishtë kur ajo humbi gjurmët e të bijës asokohe vetëm 6 vjeç. Ajo tha se dyshon te një fqinj i cili në natën kur kishin dalë për të kërkuar vajzën i kishte thënë bashkëshortit të saj se nuk do ta gjente kurrë

"Hëngri mëngjesin por jo si të gjithë të tjerët. Por nuk e nguta. Ora ka qenë diku te 4 e pasdites. Atë ditë ka qëndruar në shtëpi gjatë gjithë ditës. Nuk ka zgjatur shumë zhdukja e saj. Atë ditë kam qenë paksa e lodhur dhe e përfytyroja vajzën përpara. Më thoshte hajde më shiko si po luaj, unë i thoja hajde brenda. Atë ditë ishte gjithë ditën vetëm.Mua ma ndjente zemra se doja vetëm me pas Jasminën. E kam parë në 2 të padites për herë të fundit. I kam thënë merr rrobat e pastra dhe dil sërish. Qëndroi me mua, na përqafoi. I thashe që do t'i vesh rroba të mira dhe të ngrohta. Pak mbylla sytë dhe ajo nuk ishte më në shtëpi kur hapa sytë. Kur u zgjova vajza ishte zhdukur. U gjet një bicikletë jashtë por nuk ishte e vajzës time. Unë dyshoj që dikush e ka marrë nga banesa. Erdhi burri dhe i thashë a e pe Jasminën, pasi erdhi nga shkolla ku mëson gjuhën suedeze. Ai shkon në qendrën sociale dhe vjen më thotë pse ma the atë fjalë. Vjen burri dhe ne po e kërkonim vetë sepse nuk mund ta mendonim se mund ta merrte dikush fëmijën. I nisëm kërkimet. Unë i thoja burrit atë e ka marrë dikush. Ashtu e ndjeja. Atë ditë që ka humbur vajza ka takuar vetëm një shoqe suedeze. Mua më dhemb zemra. Policia e Suedisë ka reaguar menjëherë. Ato kanë punuar por unë nuk po e shoh rezultatin e tyre. Pati të arrestuar atë kohë suedez dhe holandez. Një person vijon të jetë në burg. Ai ka mbytur një vajzë dhe akuzohet edhe për rrëmbimin e vajzës time. Ai nuk e ka pranuar akuzën.