Zhdukja e Bleona Matës, reagon në Pa Gjurmë-nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, gjejeni

18 Prill 2021, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2021-04-18 12:55:49

Pa Gjurmë-Zhdukja e Bleona Matës,reagon nënë e Begzim Isës:Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…

Historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të jetë ngjallë reagime në opinionin publik. Për 11 vite me rrallë, për vogëlushen që u zhduk në moshën 6-vjecare, nga fshati Zapodi i Kukësit, ende nuk ka asnjë gjurmë. Një nga zhdukjet më të bujshme të dekadës së fundit ka startuar emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, në tetor të vitit 2018. Këtë të shtunë risollëm sërish këtë histori ku të ftuar në studio ishin nëna e Bleonës, Bukurie Veizi bashkë me djalin e saj, Armendin, të cilët nuk kanë reshtur së kërkuari. Kjo puntatë erdhi me një tjetër dëshmi. Begzim Isa është emri i personit, i cili është artikuluar mjaft në akuzat që nëna ka bërë nga studio e emisionit për rrëmbimin e Bleonës, e cila sot është një 16-vjeçare. Lidhur me këto akuza ka reaguar për herë të parë Shpresa Isa, nëna e 28-vjecarit, gjatë një bisede telefonike që realizoi moderatorja Odeta Dume. Ajo tha se të gjitha këto akuza do t’i paguajë një më një, nëna e Bleonës, ndërsa e fajëson për gjendjen jo të mirë, në të cilën ndodhet sot djali i saj Begzimi, pas akuzave të pavërteta, sipas saj. Shpresa Isa e pyetur nga moderatorja Odeta Dume nuk dha vendondodhjen e të birit, ndërsa përgjigjet e nervozuar duke kërcënuar. Ajo kërkon pafajësinë e të birit lidhur me akuzat e ngritura.

Përshëndetje znj.Shpresa, ju telefonojmë nga redaksia e emisionit “Pa Gjurmë”. A po flas me Shpresa Isen, nënën e Begzim Ises?

Shpresa Isa: Po

Jam Odeta Dume, një gazetare e emisionit “Pa Gjurmë”. Si jeni ju?

Shpresa Isa: Mirë jemi. Po ju?

Në fakt, ju mora në telefon për t’iu thënë se sonte në mbrëmje do të  trajtoj në emision rastin e Bleona Matës. Ju e dini mirë që djali juaj, Begzim Isa është akuzuar shpesh herë nga nëna e Bleonës në studion time. Unë doja të kisha reagimin tuaj, pasi Begzim Isa dyshohet se mund të ketë rrëmbyer Bleona Matën.

Shpresa Isa: Kush thotë ashtu?

Odeta: e ka akuzuar znj.Bukurie në studio.

Shpresa: Ajo le të thotë ashtu. Begëzimi nuk ka qenë në këtë lojë që ka bërë ajo. Akuzat i ka bërë për të gjithë, jo vetëm për djalin tim. Këto akuza do ti paguajë një më një. Djali im nuk i ka pasur të shkruar në dosjen e avokatit këto fjalë që ka thënë ajo. Ka gjet pikë të dobët ajo, prandaj flet.

Znj.Shpresa, çfarë lidhje keni me Qamile Matën? 

Shpresa Isa: Nuk kemi lidhje me atë.

Odeta: dyshohet se ditën u zhduk Bleona Mata, Qamilja është takuar me Begzim Isen në Malin e Pikëllimës, ku është pare edhe nga banorët e fshatit.

Shpresa Isa:  Ahaaa. Kush e ka thënë këtë fjalë ? Xhaja është takuar në Prizren me nipin e tjetër. Hajde, hadje. Mos u merrni me lojëra, se loja do të paguhet.

Znj. Shpresa, po është nusja e Zenelit, që i bie të jetë gjyshja e Bleonës, e cila ka rrëfyer dhe ka denoncuar se ditën që është zhdukur vajza ka parë Begzim Isën duke u ngjitur në mal.

Shpresa Isa: Aha aha aaaa, po mori. Lojëra po bëni. Mos u merrni me këtë lojë, se do ta paguani një më një për këtë fazë që më ka arritur djali. Në dosje nuk është e shkruar ajo b…e  (ofendon) ka gjetur neve, se po të ishte dikush tjetër, do ishte zhdukur deri tani. Askush nuk e pranon këtë.

Odeta: znj. Shpresa, djali juaj është arrestuar dhe ka kryer burg, ku është akuzuar dhe për humbjen e një fëmijë tjetër pas humbjes së Bleonës.