Zhdukja e Ulvi Skanës, nisin hetimet për rrëmbim! Mik i Can Kariçit i vrarë në 2021! Prindërit në ‘Pa Gjurmë’: E mori një shok në telefon, do i kthente borxhin

15 Qershor 2022, 18:31

Prej datës 17 maj, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe ka nisur hetimi për rrëmbim. Prindërit e Ulvi Skanës, Hasan dhe Thëllëza, kanë dhënë një rrëfim për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për momentin e fundit që kanë pasur me djalin e tyre, ditën që ai iku dhe nuk u kthye më kurrë. Dyshohet se Skana ka qenë mik i ngushtë i Can Karriqit i vrarë në 23 dhjetor 2021.