-
VIDEO
Kapen 45.5 kg heroinë në Portin e Durrësit! Droga e fshehur në kamionin e ngarkuar me krom, me destinacion Barin e Italisë, në pranga pronari dhe drejtuesi i mjetit
45.5 kilogramë heroinë janë kapur mbrëmjen djeshme në Portin e Durrësit, ku destinacion i ngarkesës ishte shteti fqinjë, Italia. Mësohet se sasia e drogës u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me krom, ndërsa policia ka vënë në pranga pronarin e automjetit, Arian Çermën dhe drejtuesin, Olgert Dudën.
-
VIDEO
Përmbyset kamioni me naftë në Qafë Thanë, derdhet karburanti në rrugë! Ndotet zona, vështirësi në qarkullim
Një kamion me naftë është përmbysur mbrëmjen e djeshme në Qafë Thanë, duke bërë që karburanti të derdhet në rrugë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa nafta e derdhur në rrugë shkaktoi ndotje ambienti dhe vështirësi në qarkullim për disa orë.
-
VIDEO
Elbasan/ Mungesa e ndriçimit shkakton aksident të katërfishtë! Shpëtojnë për mrekulli 4 shoferët
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan Metalurgji.
Mësohet se 4 drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime serioze. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mungesa e ndriçimit që ka në zonën në fjalë.
-
VIDEO
Gjon Pepaj, nga kampet e shfarosjes ne Amerikë
Gjon Pepaj ishte 7 vjeç kur nisi rrugëtimin e vështirë nëpër kampet e internimit në verën e 1949. Gjithcka kishte jetuar deri në atë moshë do ti përmbysej prej momentin kur për gjithë natën do i nxirrnin me dhunë prej shtëpisë. I ati Gjek Luca dhe xhaxhai Gjok Luca ishin arratisur në Jugosllavi për ti shpëtuar ndjekjes së komunistëve, së bashku me 20 hotjanë të tjerë. Të gjithë ata mendonin se kjo arratisje ishte e përkohshme dhe se një ditë do të faleshin të gjithë, do të shpallej amnistia dhe ata do të ktheheshin në shtëpi pranë familjeve të tyre. Por regjimi komunist nuk do tu ndahej hap pas hapi edhe në perëndim e disa prej tyre edhe do të vriteshin në atentate siç urdhëronte qeveria komuniste e Tiranës.
-
VIDEO
Vettingu që kërkon PD, inceneratorët dhe çmimet
Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Vettingu në politikë do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi. Kështu beson deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili foli më me detaje në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, ku tha se periudha e pandëshkueshmërisë për politikanët do të ketë një fund. Sula tha se prokuroria ka mjaft materiale për politikanë të caktuar që kanë kontakte me banda kriminale dhe elementë kriminalë. Deputeti demokrat tha se mazhoranca është e nervozuar nga nisma e PD-së për vettingun në politikë. Madje për 3 amendamentet e dorëzuara në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, Dash Sula tha se mazhoranca ka 0 reagim, ndërkohë që shtoi se për këtë i ka urdhëruar Rama që mos të flasin. Dashnor Sula, Silva Caka, Selami Xhepa te ftuar
-
VIDEO
Krim në familje/ Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten! Autori me probleme të shëndetit mendor! Dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet për pronën
VLORË- Një krim i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku nipi ka vrarë xhaxhanë dhe më pas veten.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Mekat të Vlorë, e ndërsa viktimat janë identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç (nipi) dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç. I riu, i cili paraparkisht dyshohet se vuante nga depresioni, ka qëlluar me armë gjahu xhaxhanë teksa mbillnin ullinjtë, e ndërsa mendohet se shkak ka qenë një konflikt për pronën.
-
VIDEO
Nipi vrau xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten, të afërmit: Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin, shkonin shumë mirë
Djali i hallës së 64-vjeçarit, Jorgji Koreta, tregon se nipi e ka qëlluar teksa ishin duke punuar te ullinjtë, e ndërsa sipas tij të dy shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin.
"Ne tani e morëm vesh, nuk e dimë pse u vranë, te ullinjtë punonin nipi me xhaxhanë, nuk e dimë a kanë pasur më parë konflikte, ata kalonin mirë", tregon ai.
Një tjetër i afërm tregon se viktimat nuk kanë pasur konflikt me njëri tjetrin.
"Ishin duke mbledhur ullinj, nuk kishin konflikt fare", tregon një tjetër i afërm.
-
VIDEO
Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen rëndë dy persona
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish-frutores. Të plagosurit ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti
-
VIDEO
Krim në familje/ Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten! Dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet për pronën
VLORË- Një krim i dyfishtë ka tronditur fshatin Mekat të Vlorës pasditen e kësaj të hëne. Një i ri ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë me më pas veten.
Mësohet se viktima kanë mbetur nipi, i identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç. Paraprakisht shkak i ngjarjes kanë qenë konfliktet për pronën. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se 39-vjeçari vuante nga depresioni, megjithatë ky është një informacion që nuk është konfirmuar zyrtarisht.
-
VIDEO
Krujë/ 100 persona, mes tyre dhe fëmijë, nga lagje të ndryshme të qytetit me shenja helmimi paraqiten në urgjencë! Dyshohet se janë helmuar nga uji
KRUJË- Një fluks i madh qytetarësh, rreth 100, prej dy ditësh i drejtohet spitalit të Krujës me shqetësime të ndryshme, kryesisht, diarre, të vjella , dhimbje barku si edhe temperaturë.
Të sëmurët janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit të cilët prej më shumë se 24 orësh kërkojnë mjekim.
-
VIDEO
Avioni me drogë në Vermosh, dalin detajet e ekspertizës: Rezultatet e ADN dhe shenjat e gishtërinjve identifikuan 2 shqiptarë, janë në vëzhgim nga policia
Në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv. Hetuesit vijojnë të dyshojnë se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij.
Autoritetet kanë arritur të zbulojnë se kush ndodhej në avionin sportiv që u rrëzua tre javë më parë në zonën e Kelmendit të Malësisë së Madhe. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor, por nga ekspertiza dhe përgjigjja e ADN-së nga shenjat e gishtërinjve në avion, Report Tv mëson se bëhet fjalë për 2 shqiptarë
-
VIDEO
Transporti Urban, Veliaj: 1 mln euro subvencione operatorëve! Paratë do shpërndahen në bazë të kilometrave që keni bërë të treguara nga GPS
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka thënë se bashkia ka akorduar 1 mln euro si fillim për operatorët. Megjithatë këto para cash do të shpërndahet në bazë të raportit të GPS për rrugët që kanë bërë.
“Kam akorduar një fond prej 1 mln euro si një fillim i iri , pasi nuk besoj se skema e subvencionit rrit cilësinë, por thjeshtë mbulon disa gjëra që duhet. Cilësinë e rrit transparenca. Meqë jemi në kushte të jashtëzakonshme po marr vendim të jashtëzakonshëm. Shpërndarjen e kësaj do e zbatojmë nga raporti që na vjen nga GPS, në bazë të lëvizjes së autobusëve. Paratë nuk janë të miat por publikut. Më pas nëse kjo nuk mjafton do të rishikojmë buxhetin. Pra ky është një subvencion cash për operatorët dhe do të monitorohet me transparencë me GPS dhe shitjen e aboneve”, tha Veliaj.