Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua historia e pazakontë e 55-vjeçares Mirela Gjoni, e cila emrin e vërtetë e ka Dallëndyshe Ahmetaj. Ajo ka zbuluar pas shumë viteve misterin e jetës së saj dhe dy identiteteve. Zef dhe Elizabeta Leci e birësuan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, kur ajo ishte 2 vjeçe. Këtë 55-vjeçarja e mësoi gjatë adoleshencës, pasi i ra në dorë një certifikatë familjare. Ajo zbuloi identitetin e vertëtë të saj, se ishte e regjistruar me emrin Dallëndyshe Ahmetaj dhe se vendlindja ishte qyteti i Elbasanit. Fillimisht prindërit birësues ia mbajtën të fshehur këtë të vërtetë, por adoleshetja nuk ishte më fëmijë, ndaj dyshimet shtoheshin çdo ditë e më shumë. “Isha adoleshente kur mësova se isha fëmijë i birësuar Bisedën e parë e bëra me tezen time nga ana e nënës birësuese. Ajo më tha fillimisht se nuk është e vërtetë. Të gjithë e dinin, por askush nuk tregonte. Prindërit birësues kanë ndërruar jetë 24 vite më parë, por unë nuk ju tregova kurrë çfarë kisha zbuluar”, thotë ajo. Në moshën 24-vjeçare, kërkimin me ngul e nisi tek shtëpia e fëmijës në Shkodër, të cilët e drejtuan në Maternitetin e Elbasanit. Kur mori në dorë regjistrin e lindjeve, zbulon se nëna biologjike quhej Bajame Ahmetaj, e cila e kishte sjelle në jetë më 21 korrik 1966 në Maternitetin e Elbasani duke i vendosur emrin Dallëndyshe Ahmetaj. “Kërkimet i nisa nga shtëpia e fëmijës në Shkodër, ku zbulova vetëm emrin Dallëndyshe dhe ditëlindjen time. Unë kisha lindur në Elbasan në 21. 07. 1966. Pastaj shkova tek një zyrë në Elbasan dhe zbulova aty pasi shfletova emrin Dallëndyshe në regjistra. Gjeta emrin e nënës; Bajame Ahmetaj, ndërsa unë kisha lindur në orën 4 të mëngjesit të enjten”, shtoi 55-vjeçarja. Pikëpyetjeve të shumta në kokë u ktheu përgjigje njëra nga kushërirat, e cila i pohoi se ajo ishte një vajzë e birësuar. Me kalimin e viteve Mirela krijoi edhe ajo familjen e saj, por pengu më i madh në jetë ishte të gjendte rrënjët biologjike. “Unë jetoj në Itali për momentin. I jam shumë mirënjohëse tezes sime që më ka hapur derën e shtëpisë. Kam mësuar se emrin ma ka vënë gjyshi dhe e ka lënë me amanet se ka thënë ju do ta gjeni. Se mali me malin nuk piqen, njeriu me njeriun po. Është përmbushur amaneti i gjyshit. Këtu kam ardhur të kërkoj varrin e nënës”. Kur mendoi se e ëma e kishte braktisur, ajo zbuloi se nëna sakrifikoi jetën e saj për të mbijetuar ajo. “Nëna kishte vdekur në lindje dhe nuk kishte patur kush ta regjistronte dhe emri i atësisë kishte mbetur bosh. Unë nuk jam braktisur, por kur nëna ndërroi jetë spitali më dërgoi në shtëpinë e fëmijës. Të parën që takova nga familja ishte Shpresa, një nga motrat e nënës. Nga ajo mësova historinë. “Ku është nëna?”, e pyeta, ajo lëshoi lot dhe tha se kishte ndërruar jetë. Ajo ishte me epilepsi, por nuk pranoi të bënte abortin dhe ndërroi jetë në lindje. Tezja nuk arrin të kujtojë episode të tjera dhe nuk di të më thotë se kush ishte babai im biologjik. Tezes nuk i kujtohet as vendi ku prehen eshtrat e nënës. Unë kërkoj t’i çoj një tufë me lule te varri. Unë mësova historinë e saj, por nuk e pashë kurrë me sy imazhin e saj”, përfundoi me lot në sy Dallëndyshja.
Historia e rrallë e Mirelës/Zbuloi të vërtetën,por gruan që sakrifikoi jetën për të s'e gjeti gjallë
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07
