-
VIDEO
Me pranga në duar, ja momenti ku prokurori i Sarandës shoqërohet nga FNSH pasi u arrestua për korrupsion
Ky është momenti kur prokurori i Sarandës. Sali Hasa është shoqëruar nga policia, pasi u prangos për korrupsion. me pranga në duar Hasa shoqërohet nga efektivët e policisë, ndërkohë që është sjellë drejt Tiranës mbrëmjen e kaluar. Të hënën pritet që t'i komunikohet masa e sigurisë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ 324 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit të ndara në 300 pako, nga stema e 'Dior' te 'PSG' e Whisky i famshëm brazilian...ja si ishin ndarë
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja nga kokaina e kapura ditën e djeshme në portin e Durrësit, të fshehura në serbrator e një kamioni. Gazetari Arsen Rusta ka arritur që të mësojë se në përfundim të peshimit ka rezultuar në total janë kapur 324 kg e 400 gr kokaine, e ndarë në total në 300 pako, të cilat ishin të stampuara me logo të ndryshme të formave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian.
-
VIDEO
SPAK ‘bastis’ zyrën e prokurorit Sali Hasa, i sekuestrohet kompjuteri
Pas arrestimit të prokurorit të Sarandës Sali Hasa, me urdhër të SPAK është kryer edhet kontrolli i zyrës së prokurorit. SPAK ka sekuestruar kompjuterin e prokurorit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar nga policia drejt Tiranës, ku do të merret në pyetje.
-
VIDEO
Si ra në ‘grackë’ prokurori i Sarandës, hetimet që nisën për trafik droge, nxorën në dritë korrupsionin në drejtësi dhe trukimin e ndeshjeve
Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Burime për gazetarin Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.
Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një të arrestuarit kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.
Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.
Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.
-
VIDEO
U njoftua hapja e kufijve për të gjitha kategoritë, Kapshtica ende e mbyllur për shqiptarët! Lejohen të kalojnë vetëm punëtorët sezonal
KORÇË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot,19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike, por pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur.
Burime nga dogana bëjnë me dije lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale të paktën deri më 28 qershor, dhe këta në një numër të kufizuar prej 400 udhëtarësh. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por që ka shkaktuar konfuzion te qytetarët.
-
VIDEO
U bllokua mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, në furgon gjenden 86.740 paund, arrestohet 21-vjeçari! I kishte fshehur brenda një televizori
86.740 paund janë sekuestruar në një furgon mallrash, i cili ishte nisur nga Anglia, dhe u ndalua mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, pasi vinte nga Italia.
Policia ka vënë në pranga shoferin e furgonit Enes Haxhiun, 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
-
VIDEO
Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, SPAK arreston për korrupsion prokurorin e Sarandës Sali Hasa! I vihen prangat oficerit të policisë gjyqësore, arbitrit dhe zyrtarit të ekipit 'Përmeti'
SPAK ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Në pranga ka rënë Sali Hasa prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”
-
VIDEO
Aksident në Tiranë përplasen 3 makina mbrëmjen e djeshme në zonën e Brrylit
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Report Tv mëson se janë përplasur 2 makina me njëra-tjetrën, ku përplasja ka qenë shumë e fortë sa që një prej mjeteve ka përfunduar në trotuar, shumë pranë një lokai.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, teksa nuk dihet nëse ka pasur pesona të lënduar nga ky aksident rrugor,.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë nxituar që të japin ndihmën e parë.
-
VIDEO
Propozimi i “çuditshëm”: Të larguarit nga Vettingu të “zhvishen nudo”,i kanë pirë gjakun popullit
Për të larguarit nga Vettingu u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri tha se ata gjyqtarë e prokurorë që janë shkarkuar nga Vettingu jo thjesht të hetohen por të “zhvishen nudo” fare nga të gjitha pasuritë që kanë vënë dhe t’i lësh me duar në xhepa siç kanë qënë kur hynë në sistemin e drejtësisë. Ndiqeni propozimin e tij.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 19 qershor 2021, Hetim të larguarve nga Vettingu?
Telefonuesit njëzëri thonë se duhet të hetohen gjyqtarët e prokurorët që janë shkarkuar nga Vettingu.
-
VIDEO
Sot hapen kufijtë për vizitorët shqiptarë që duan të shkojnë drejt Greqisë, çfarë duhet të dini para së të udhëtoni: Nga certifikata e vaksinimit tek formulari PLF
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej ditës së sotme 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.
MEPJ njofton se të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikat të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj. Ministria e Jashtme shton se deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.
-
VIDEO
Digjet makina e Shefit të Krimeve në Mirditë në autostradën Milot-Thumanë
Një automjet është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.
Mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Ukës, i cili ka bërë me dije se automjeti është përfshirë në flakë për shkak të një defekti elektrik.