• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 19 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga detajet e dasmes se Luana Vjollces me biznesmenin te hakmarrja e Lulzim Bashes e deri tek Angli-Skoci 15 milion kriklla birre per nje pike.

  • VIDEO

    Mes gjelbërimit dhe qetësisë, Rama publikon videon nga alpet shqiptare

    Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që këtë fundjavë të publikojë një video nga alpet shqiptare.

    “Mirë mëngjes me ajrin e alpeve shqiptare”, shkruan Rama krahas videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

  • VIDEO

    Hapen qendrat shëndetësore verore në Vlorë dhe Lezhë

     Qendrat shëndesore verore në të gjitha plazhet e vendit do të ofrojnë shërbim 24 orë deri në mbyllje të sezonit, më 15 shtator. Qendrat shëndetësore verore janë hapur përgjatë vijës bregdetare të jugut, nga Vlora e deri në Himarë janë 9 të tilla. Edhe në Lezhë, po funksiojnë dy qendra verore me ambulanca dhe teste të shpejta për covid-19 Qendrat verore janë celur dhe zonat turistike të Lezhës për të qenë në shërbim të pushuesve. Në Shëngjin qendra shëndetësore do të jetë funksionale përgjatë 24 oreve, ndërsa në bregdetin e Tales vetem 12 ore, pasi numri i pushuesve është më i ulet.

  • VIDEO

    "Miliona euro" kapen 324 kg kokainë/ PD analizë për humbjen,ndryshime në statut

    Kapja 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, është temë diskutimi në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv. Arjan Dyrmishi Ekspert i Sigurisë Kombëtare, tha se kjo mund të shihet si një arritje e institucioneve. Duke qenë që droga është një mall i paligjshëm, sipas Dyrmishit vendet nga ku zgjedh organizata ta kalojë, sipas kalkulimeve që bëjnë mendojnë se do do kenë sukses kalimi. Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku deklaroi në studion e “Pa Protokoll” në Report Tv se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, megjithatë ai mendon se duhet të futen në parlament për t’u përballur me mazhorancën.

  • VIDEO

    Makina përplas të miturin në gjendje të rëndë, i intubuar drejt kryeqytetit

    Një i mitur ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se 11-vjeçari është nisur i intubuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”. 45-vjeçari F.C., ka aksidentuar të miturin J. H., dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

  • VIDEO

    Kërcënimi i Mziut në fushatë, Çollaku: Na surprizoi të gjithëve, ishte e panevojshme! PD nuk është humbëse, vjedhja e votës do shkojë në Strasburg me databazë të paprecedentë

    Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku deklaroi në studion e “Pa Protokoll” në Report Tv se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, megjithatë ai mendon se duhet të futen në parlament për t’u përballur me mazhorancën. “Ne se njohim rezultatin seshtë i bazuar në votë të lirë. Çështjen e parlamentit dhe mandateve se kemi diskutuar. Në bindjen time personale, ne nuk mundemi në këtë situatë të krijuar dhe mungesë ndershmërie të thellë, ti ofrojmë hapësirë të lirë këtij regjimi në një ndër arenat më të mira që eshte parlamenti. Do dikutohet dhe nëpër formune dhe do marrim vendim”, tha Çollaku.Duke folur për deklaratën e Xhelal Mziut i cili gjatë fushatës elektorale kërcënoi duke thënë se kush është i dyshuar për shitblerje votash do ta pësojë si Pjerin Xhuvani që u vra nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit. Përveç analizës, Çollaku thotë se PD do të bëjë një databazë ku do të dokumentojë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë inxhinierim të vjedhjes së votës. “Nuk e fsheh dot se të gjithëve na surprizoi ajo deklaratë. Ishte e panevojshme edhe Mziu u tërhoq, është më shumë zhurmë mediatike. Përveç analizës së funksionimit të strukturave, ne do angazhohemi të përgatisim në databazë të plotë të paprecedentë. Në zona më të vogla në mikro, të gjithë njerëzit, ne do mbledhim me emra individësh të rëndësisë më të vogël që janë angazhuar në këtë inxhinierim të vjedhjes së votës. Ka elementë të fortë dhe do të shkohet deri në Strasburg”, shtoi ai. Sipas tij PD nuk është humbëse, por prova e një fenomeni të rëndë të deformimit të vullnetit të zgjedhësve. “Ne nuk jemi humbës, ne jemi prova e një fenomeni të rëndë që po ndodh në Shqipëri që është deformimi i vullnetit të votuesëve. Përherë ka patur deviacione në mënyrë të përsëritur. Devijimi i vullnetit të nejrëzve ndodhi në këtë rast. Ka pjesë që e kritikoj Bashën, edhe sot. Basha ka qenë i dënuar ta vazhdpojë këtë projekt ese përcaktonte Basha por ata njerëz që e ndjekin. Smuth të thoshte po e lë këtë punë se sja dola. Mund të ketë humbur dhe 3, para kësaj makinerie edhe mund të ndodhesh. Si mund të ballafaqohesha në mënyrë të barabartë me të gjithë strukturën. Si mundet të bësh një garë të barabartë në këto kushte”.

  • VIDEO

    Kapja e 324 kg kokainë, eksperti Dyrmishi: Arritje e institucioneve! Organizatat e zgjedhin Shqipërinë se mendojnë që do kenë sukses

    Kapja 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, është temë diskutimi në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv. Arjan Dyrmishi Ekspert i Sigurisë Kombëtare, tha se kjo mund të shihet si një arritje e institucioneve. Duke qenë që droga është një mall i paligjshëm, sipas Dyrmishit vendet nga ku zgjedh organizata ta kalojë, sipas kalkulimeve që bëjnë mendojnë se do do kenë sukses kalimi.

  • VIDEO

    324 kg kokainë, kamioni erdhi bosh nga Qafë-Thana dhe u mbush në Shqipëri

    Kamioni në të cilin u sekuestrua sot 324 kilogramë kokainë ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë-Thanë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë pikë ka rezultuar i pastër dhe dyshohet se droga është mbushur në Shqipëri.  

    Kamioni ka qëndruar dy ditë në Tiranë.

  • VIDEO

    Negociatat me BE, ekspertja për Report TV: Maqedonia e Veriut nuk na pengon, do të vlerësohen arritjet e Shqipërisë! E rëndësishme që reformat të jenë reale

    Ekspertja e integrimit, Fjoralba Caka e ftuar në 'Studio Live' u shpreh se Shqipëria ka përparuar në zbatimin e reformave të vendosura si kusht për çeljen e negociatave. Sipas saj, Maqedonia e Veriut nuk është një çështje që pengon vendin tonë sepse në Këshillin Europian do të vlerësohet ecuria e secilit shtet.

  • VIDEO

    Ja kamioni me targa të huaja që po transportonte kokainën, u gjet në serbrator dhe kabinë

    E gjithë droga e sekuestruar nga autoritetet në Portin e Durrësit është gjetur në kabinën dhe serbratorin e kamionit, pra në kokë e mjetit të rëndë.

    Asnjë gramë drogë nuk është gjetur në pjesën e pasme të kampionit.

  • VIDEO

    Takim me Sportistët e Rinj, ministrja Kushi: Mbështetja jonë është tashmë e pasqyruar edhe në ndryshimet ligjore

    Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është takuar me një pjesë të sportistëve të rinj medalistë, në ambientet e Qendrës së re Olimpike “Tirana Olympic Park”.  Ministrja ka zhvilluar një bashkëbisedim me sportistët për të diskutuar mbi çështje me interes për zhvillimin e sportit dhe kushteve të sportistëve

  • VIDEO

    Përplasja me punëtorët e 'Eral Construction' në Bënçë për guroren, Auron Tare: Janë dhunuar të moshuar, pronarët më kërcënuan dhe më goditën në makinë! I kam denoncuar

    Aktivisti Auron Tare ka folur për Report Tv lidhur me përplasjen që ka ndodhur në fshatin Bënçë në Tepelenë mes punëtorëve të kompanisë ERAL CONSTRUCTION” dhe banorëve të zonës pasi këta të fundit protestuan kundër ndërtimit të një impianti për prodhimin e asfaltit që do të shfrytëzohet për ndërtimin e rrugës Tepelenë – Kurvelesh, me argumentin se ndot mjedisin.

    Tare i cili ka qenë në mbëhstetje të banorëve tha se janë dhunuar nga pronarët e firmës “ERAL CONSTRUCTION” disa të moshuar por edhe vetë ai. Pasi ata i kanë kërkuar të largohet duke e kërcënuar, Tare tha se i kanë shkuar edhe në makinë duke e goditur 2 herë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv