• VIDEO

    VIDEO e arrestimit në plazh/ Mori para këmbësorët dhe nuk ndaloi në vendngjarje, prangoset në mënyrë spektakolare 22-vjeçari Endri Zaja në Durrës, autor edhe 2 vjedhjeve

    Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i  2 vjedhje në Durrës.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

    Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Toyota", ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.

    Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor  i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

    Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

    Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.

    Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Vjedhja".

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 makina, ka 2 të plagosur! Njëri në gjendje të rëndë

    Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Elbasan.  Aksidenti ja ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku janë përplasur 3 makina dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona.

    Për njërin nga të plagosurit është dashur të ndërhyj zjarrfikësja pasi ishte bllokuar ne mjet.

  • VIDEO

    180 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve në Peqin, shpallet zonë karantine gjithë fshati, shpendët groposen dhe digjen

    Një fermë me 180 pula të infektuara është identifikuar në fshatin Garunjë të Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Ndërkohë pulat janë groposur për të zhdukur përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është dezinfektuar ambienti.

    Në një intervistë për Report Tv, Fatmir Ozuni, nga shërbimi veterinar në Elbasan thotë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vatra të tjera të reja.

    ‘Shërbimi qarkut veterinar ndodhet në një punë intensive për të përballuar situatën e Gripit të Shpendëve. Kryesisht në bashkinë Peqin, në fshatin Garunjë të Vogël në një fermë është konstatuar përhapja e gripit të shpendëve dhe është kqyrur situata.

    Morëm masa menjëherë, siç ishin shpallja e zonës ku është përhapur gripi në zonë karantine të të gjithë fshatit, ku u groposën të gjithë shpendët dhe u dogjën ndërkohë që u dezinfektua ambienti dhe sot po punojnë të gjithë veterinerët e shërbimit. Përpos punëve të tjera monitorojnë çdo ditë ferma, po bëhet për të parë ku e kemi gjendjen e dhe situatën është nën kontroll dhe nuk kemi vatra të reja.’- tha Ozuni.

    Në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa.

  • VIDEO

    U njoftua hapja e kufijve për të gjitha kategoritë, Kapshtica ende e mbyllur për shqiptarët! Lejohen të kalojnë vetëm punëtorët sezonal

    KORÇË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot, 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike, por pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur.

    Burime nga dogana bëjnë me dije lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonale të paktën deri më 28 qershor, dhe këta në një numër të kufizuar prej 400 udhëtarësh. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por që ka shkaktuar konfuzion te qytetarët, teksa situata në Kakavijë paraqitet normale. 

    Report Tv është zhvendosur ditën e sotme në Kapshticë, ku aktualisht nuk ka persona të tjerë të cilët duan të kalojnë kufirin për qëllime familjare apo turizëm, por vetëm punëtorë sezonal. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me shqiptarët që zgjedhin të shkojnë në Greqi për motive përtej punës. 

     

  • VIDEO

    IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës, ‘rrafshohen’ 4 objektet e para tek ‘Kepi i Rodoni’

    Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e ka nisur sot me shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa publikon një video thotë se fillimisht janë shembur 4 objekte në Kepin e Rodonit.

    Sipas tij, kontrolli i territorit do të ngrihet në një tjetër nivel duke përdorur teknologjinë, ndërkohë që janë ashpërsuar ndëshkimet në Kodin Penal për ata që ndërtojnë pa leje duke përfshirë të gjithë zinxhirin ndërtimor.

  • VIDEO

    672 telefonata për të porositur ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës, Report Tv zbardh dosjen e plotë! Vrasësi me pagesë: Krimi bëhet, vendi ishte i mirë, GJKKO i lë në burg

    TIRANË- 672 telefonata mes porositësit Nuredin Dumani dhe vrasësve me pagesë, Besjan Xhixha dhe Enver Diva kanë mjaftuar për të bindur SPAK se ishin pjesë e planit për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës më 27 prill 2020, edhe pse në fund rezultoi që plani nuk shkoi siç duhet. Vëllezërit Haxhia u vranë, por autorë nuk ishin Besjan Xhixha dhe Enver Diva, pasi ky i fundit rezultoi me COVID dhe prandaj për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ishte ky i fundit që ka zbardhur skemën, teksa Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dosjen e plotë. Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thuhet se Nuredin Dumani dhe Besjan Xhixha kanë komunikuar me njëri-tjetrin 4 herë, nga data 16 prill deri në 27 prill, pra edhe në ditën e vrasjes. Ndërkohë, dy vrasësit e punësuar Besjan Xhixha dhe Enver Diva kanë pasur telefonata më të shpeshta, plot 668 herë me njëri tjetrin, për të folur mbi planet e ekzekutimit.Mes porositësit Nuredin Dumani, Besjan Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduar i drejtësisë ka pasur edhe një drekë në një restorant në mbikalimin e Fushë Krujës. Nga sa mësohet, Besjani ka deklaruar se "ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit", (i referohet Enver Divës) teksa Dumani ka deklaruar "ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat", pa përmendur se cilët për cilët çuna bëhet fjalë. Dumani u ka dhënë 2 vrasësve të punësuar një kapar prej 5 mijë euro, por duke qenë se njëri prej tyre u infektua me COVID, u anulua si plan, për të kaluar te plani B. U vendos që vrasja të kryhet nga Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci dhe Klevis Alla, këto dy të fundit të arrestuar. Objektivi ka qenë që të vritej vetëm Besmir Haxhia dhe jo Viktor Haxhia. Klevis Alla ka zbuluar edhe se si kanë lindur konfliktet mes Talo Çelës dhe Besmir Haxhiajt. Sipas Allës, Nuredin Dumani kishte deklaruar se "Besmirit i kishte hipur vetja në qejf dhe po nxjerr emrsat e shokëve". Po kështu, sipas tij, ato kanë pasur edhe një problem në Elbasan, por që nuk dinte detaje të tjera. Nuredin Dumani i ka thënë Klevis Allës se Besmirit i kishin humbur një sasi lekësh, por që nuk e dinte se nga buronin këto lekë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për paratë e grabitura në Rinas, ku Nuredin Dumani ka qenë një nga autorët. Report Tv ka mësuar se Nuredin Dumani ka marrë në shtëpinë e tij Klevis Allën dhe i ka kërkuar që të shoqërojë Besjan Xhixhën dhe Enver Diva te shtëpia e Besmirë Haxhisë, viktimës në Spitallë. Pasi kanë parë vendit, Besjan Xhixha dhe Enver Diva janë rikthyer sërish në shtëpinë e Nuredin Dumanit dhe kanë deklaruar "Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, por na mungon vetëm shoferi". Nga sa mësohet, ato kanë kërkuar që shofer të ishte Klevis Alla sepse sipas tyre dinte të manovronte shumë mirë me mjetin.

  • VIDEO

    Kryebashkiaku Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” homologut të Athinës, Kostas Bakoyannis! Kryebashkiaku grek: Të bashkëpunojmë me të njëjtin vrull siç po transformohet Tirana

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në zyrën e tij homologun e Athinës, Kostas Bakoyannis të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit”. Takimi mes dy homologëve u bë pikërisht pas lajmit të mirë ku Greqia hapi kufijtë me Shqipërinë pas bllokimit në kuadër të pandemisë së Covid-19. 

    “Ke ardhur me këmbë të mbarë”, - iu drejtua Veliaj homologut të tij, -  “sepse sot është dita e parë e hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke rritur kuotat derisa të shkojmë në një hapje totale. Faleminderit që ishe pasagjeri i parë që hape kufirin dhe jam i sigurt që është një lajm fantastik për të gjithë shqiptarët dhe grekët në të dyja anët e kufirit. ”

  • VIDEO

    Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kujton sot 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE.

    Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me video, ministrja Xhakça thekson se në këto 30 vite Shqipëria u ndërtua mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern.

    “30 vite anëtare e OSBE-së! 30 vite që e kanë parë Shqipërinë të ndërtohej mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern i cili pati kryesine e OSBE-së gjatë vitit 2020, një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitet 2022-2023!”, shkruan ministrja Xhaçka.

  • VIDEO

    Identifikohet 39-vjeçari që shtypi qëllimisht me makinë një qen në Durrës

    identifkohet 39-vjeçari që shtypi qëllimisht me makinë një qen "Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se:Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale "Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve", sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar", njofton Policia.

  • VIDEO

    180 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve në Peqin, shpallet zonë karantine gjithë fshati, shpendët groposen dhe digjen

    Një fermë me 180 pula të infektuara është identifikuar në fshatin Garunjë të Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Ndërkohë pulat janë groposur për zhdukur përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është dezinfektuar ambienti

  • VIDEO

    Mungojnë vrojtuesit, bllokohen 22 pika plazhesh në Vlorë

    Sezoni veror ka startuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe plazhet janë të frekuentuara nga vendas dhe turistë të huaj. Shqetësuese është mungesa e rojeve bregdetare. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili bën me dije se në total janë bllokuar 22 pika plazhesh pasi nuk kishin roje bregdetare

  • VIDEO

    Kompania 'Eral Construction' nuk ka leje mjedisore për guroren në Bënçë! Ndërpriten protestat, banorët: Presim zgjidhje nga Tërmet Peçi

    GJIROKASTËR- Kompania e ndërtimit “ERAL CONSTRUCTION" e cila po ndërton rrugën Lekdushk-Bënçë-Tepelenë nuk disponon leje mjedisore për të shfrytëzuar gurin gëlqeror në zonën e Bënçës.  Burime për Report Tv thanë se kjo kompani ka marrë me qira territorin nga Bashkia e Tepelenës për kantier, por ende nuk disponon leje nga Agjencia e Mjedisit për të ngritur dy impiante për franksionimin e gurit gëlqeror dhe për prodhimin e asfalt-betonit.

    Pikërisht kundër kësaj guroreje protestuan ditën e premte banorët e fshatit Bënçë të cilët thanë se kompania e ndërtimit po dëmton natyrën, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe erozion të tokës. Edhe pse paralajmëruan se protestat do të vijojnë deri në grevë urie, këtë të shtunë situata paraqitet e qetë. Banorët thanë në bisede telefonike për Report TV, se po presin një përgjigje nga kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv