-
VIDEO
Këshilli i Bashkimit Evropian: Të hiqen kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, duke nisur nga sot! Soreca: Lajm i mirë në fillim të sezonit turistik
Këshilli i Bashkimit Evropian u kërkon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë dhe për 19 vende të tjera, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike .
-
VIDEO
U arrestuan për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektricistëve, lihen të lirë drejtori dhe inxhineri i OST-së në Fier
FIER-Të dy zyrtarët e lartë të OST, pas një seance që zgjati prej dy orësh në Gjykatën e Fierit, janë lënë të lirë, pasi trupi gjykues ka vendosur ‘detyrim paraqitje’.
Drejtuesi i OST-së Andi Prifti dhe inxhinieri Eriseld Lala, të cilët u arrestuan për shpërdorim detyre, u lanë të lirë me argumentimin se vdekja e dy elektricistëve në Jagodinë të Roskovecit, ka qenë aksidentale dhe se të dy zyrtarët nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.
-
VIDEO
Miratohet metodologjia e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit, do zgjasë deri më 30 shtator 2021
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi metodologjinë e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit që do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku.
Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 Korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre.
Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje Kryetarin dhe Sekretarin e Degës, Nënkryetarët e Degës dhe Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.
Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.
Brenda datës 5 Korrik 2021 Drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit dhe brenda 10 korrikut raporti i dorëzohet për shqyrtim Kryesisë së Partisë
Pas dorëzimit të raporteve në nivel qarku për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit fillon faza e dytë ku Sekretariati Organizativ i Partisë, gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, kryen në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës.
Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.
-
VIDEO
Elisabeta Imeraj dorëhiqet nga prokurore e SPAK, zgjedh të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës
Elisabeta Imeraj është dorëhequr si prokurore nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar. Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se prokurorja ka dërguar një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK me email
-
VIDEO
IKMT vijon aksionin në Ksamil për shembjen e ndërtimeve pa leje
-
VIDEO
Vetëm gjatë Majit 120 aksidente rrugore, 20 viktima dhe 131 të lënduar! Rritje e frikshme krahasuar me Majin e 2020
Muaji maj i vitit 2021 ka shënuar 60% më shumë aksidente rrugore se e njëjta periudhë e një viti më parë, me majin 2020. Shkak për këtë numër të lartë aksidentesh vazhdojnë të bëhen drejtuesit e mjeteve, ndërsa diferenca në shifra me një vit më parë reflektohet edhe si pasojë e pandemisë në maj 2020, kur qarkullimi i automjeteve ka qenë më i ulët.
Fatmir Avdillari, apo i njohur ndryshe si Xubi i Yzberishtit, ishte vetëm një nga 20 viktimat e aksidenteve në muajin maj në vend. Xubi po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me motoçikletën dhe u përplas me dy mjete. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga përplasja, në vendin e ngjarjes është vendosur pengesa që nuk lejon më shoferët të ndërrojnë drejtim.
Për shkak të këtij gabimi në rrugë, përplasjet janë të shpeshta në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht. Në 31 ditët e muajit maj janë regjistruar 120 aksidente, nga 75 të regjistruara në majin e vitit të kaluar. Si pasojë, përveç 20 viktimave janë 131 persona janë plagosur, 55 më shumë se maji i vitit 2020, apo 76 të plagosur. Shkak kryesor i përplasjeve janë vetë drejtuesit ndërsa përqindja e këmbësorëve si shkaktarë aksidentesh luhatet mes 15% të rasteve në total.
Policia Rrugore ka të identifikuara disa rrugë problematike brenda kryeqytetit, të cilat shkaktojnë shpesh aksidente. Pikë e zezë vazhdon të jetë rruga “Teodor Keko” në Astir, Unaza e Madhe nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri në afërsi të Saukut dhe rruga “Xhanfize Keko”.
Kryqëzimi i rrugës “Asim Vokshi” dhe “Jordan Misja” është një tjetër aks me rrezikshmëri të lartë. Drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë sinjalistikën në këtë rrugë dhe përplasjet janë të shpeshta.
Një pjesë e drejtuesve lëvizin jashtë rregullave të qarkullimit, bëjnë ndryshim sensi të rrugës për të fituar kohë dhe kthehen në drejtim të ish-Stacionit të Trenit. Kjo manovër ka rezultuar e rrezikshme. Pavarësisht gjobave të shumta nga policia, problemi në këtë pikë akoma nuk është zgjidhur. Pak javë më parë një kamion përplasi një drejtues biçiklete, i cili nuk u mbijetoi plagëve.
-
VIDEO
Shpërndanin drogë në zonën e ish-parkut në Tiranë, shkon në 13 numri i të arrestuarve! Kapet në Dhërmi 21-vjeçari i shpallur në kërkim! Sot masa e sigurisë
Ka shkuar në 13 numri i personave të arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së drogës në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Ndërkohë, 12 personat e arrestuar një ditë më parë janë paraqitur sot para Gjykatës, ku do t'i përcaktohet masa e sigurisë.
-
VIDEO
613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn! Avokati Haxhia: E dënoi pa asnjë provë, kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i konteinerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës 'Arbi Graden' me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burg.
Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar ku do të vuaj 14 vite burg. Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite dhe me gjykimin e shkurtuar do të vuaj në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e Arbër Çekajt, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.
-
VIDEO
‘Na kanë kërcënuar me armë’ përplasje mes banorëve të Bënçes dhe punonjësve të fabrikës së asfaltit në Tepelenë, dhunohet edhe aktivisti Auron Tare
Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës. Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë - Kurvelesh.
Dëgjesa publike e parashikuar ditën e sotme nuk është zhvilluar pas përplasjeve të kryera. Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cenuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve. Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve, ndërkohë që tashmë ndodhet në komisariat.
-
VIDEO
Avokati i Çekajt, Maks Haxhia: Apeli dënoi një njeri pa asnjë provë, është kthyer në notere të prokurorisë! Kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekaj, pas vendimin avokati i tij Maks Haxhia tha se gjykata dënoi një person pa asnjë provë dhe nuk e la as të fliste. Për këtë tha avokati Haxhia, kjo gjykatë shkeli më të dyja këmbët të drejtat e mbrojtjes se njeriut dhe meriton çdo lloj etiketimi pasi është kthyer në një gjykatë notere të prokurorisë.
-
VIDEO
Dokumentari i veçantë në ‘burgun e shqiptarëve’ në Greqi, rreperi nga Shqipëria rrëfehet për jetën pas mureve gri: Më mungon mamaja dhe vendi im
“Erdha nga një shtet tjetër për të bërë një jetë të re! Ëndrrat që kisha kanë mbetur në gjysmë ”, këto ishin fjalët që këndoi shqiptari përmes rreptës së tij, i cili mes katër mureve po vuan dënimin në burgun e“ Koridalos ”në Greqi.
-
VIDEO
Leli refuzon ballafaqimin me këshilltarët, kërkon pezullimin nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit, anëtarët votojnë kundër tij dhe e konfirmojnë në detyrë
Kryetares së Këshillit Bashkiak të Vlorës si dhe anëtarëve të këshillit bashkiak i ka ardhur një kërkesë ditën e djeshme nga bashkia e Vlorës për pezullimin nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm të këshillit Bashkiak Agron Gjipali pasi ai ka mbushur moshën e pensionit.
Shkresa i kërkonte anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Vlorës të zgjedhin një sekretar të ri të përgjithshëm për t’i dhënë hapësirë moshës së re për t’u inkuadruar në bashki. Anëtarët e Këshillit bashkiak të Vlorës e konsiderojnë këtë gjë tendencioze sidomos tani që ka tensione midis palëve. Sipas tyre Këshilli bashkiak i Vlorës është i vetmi institucion i cili mund të shkarkoj Sekretarin e Përgjithshëm dhe të emëroj një të ri. Këshilli Bashkiak është gjithashtu i vetmi institucion i cili mund të zgjasë në detyrë sekretarin e përgjithshëm apo të emëroj një të ri.