• VIDEO

    U gjetën 300 kilogramë kokainë në serbrator, ja kamioni i kapur në Portin e Durrësit

    Pamjet e mësipërme janë siguruar nga Report Tv dhe tregojnë kamionin e sekestruar në Durrës nga policia pasi i janë gjetur 300 kilogramë kokainë në serbrator.

    Kamioni është në sekuestro policore.

  • VIDEO

    Humbet i riu nga Prespa, mister gjurmët që u gjendën në dëborë

    Islam Lumani është një i ri nga fshati Kranjë i Prespës së Maqedonisë së Veriut, i cili rezulton i humbur që prej datës 21 mars të vitit 2021. Dhembja dhe pikëllimi kanë pllakosur në familje, që prej ditës kur 27-vjeçari doli nga banesa me makinën e tij dhe nuk u kthye më. Babai i tij Nasiri sëbashku me kushëririn Ilir Idili iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të kërkuar ndihmë. Mëngjesin e 21 marsit në një mot të keq, ndërsa jashtë binte dëborë, i riu doli me makinën e tij dhe me vete mori edhe portofolin me 500 euro Brenda. Ai njoftoi familjarët se do të merrte një porosi, pasi i kishte mbërritur edhe një mesazh në celularin, që e la në banesë. Islami kishte parkuar pak kilometra larg shtëpisë së tij dhe brenda në automjet u gjetën edhe çelësat në kroskot, por sakaq i riu ishte zhdukur. Familjarët zbuluan disa gjurmë të mbetura në dëborë, pranë vendit ku ndodhej automjeti, gjurmë që tregonin drejtimin tek anijet e ankoruara në breg të liqenit të Prespës. Familjarët dyshojnë se këto gjurmë i përkisnin Islamit, por nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë konkrete për fatin e tij. Për babain, një nga arsyet që djali i tij humbi gjurmët është zbulimi i sekretit nga shokët e tij, për një lidhje dashurie që ai e kishte mbajtur të fshehur. Këtë dyshim ai e lidh me një debat mes shokësh, që kishte ndodhur një ditë para se Islami të humbte gjurmët.

  • VIDEO

    Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës përurojnë Parkun Helen në liqenin e Farkës: Stoli e shtuar në marrëdhënien e shkëlqyer Shqipëri-Greqi

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis përuruan sot “Parkun Helen”, i cili ndodhet në një hapësirë mjaft të bukur në liqenin e Farkës. Të pranishëm në përurim ishin edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippiddou, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe mitropoliti i Amantias Nathanaili. Parku Helen u realizua me ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë

  • VIDEO

    Droga në Portin e Durrësit, zbulohet identiteti i shoferit dhe itinerari i kamionit

    Nazif Ajrofski është shoferi i kampionit në të cilin është gjetur 300 kilogramë në Portin e Durrësit. Report Tv ka mësuar se ai ka mohuar dijeninë e tij për drogën duke thënë që është thjesht një punëtor.

    Sa i përket itinerarit të ndjekur nga kamioni gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se është nisur nga Belgjike për të mbërritur në Serbi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut.

  • VIDEO

    Kapen 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit! Kamioni hyri nga Qafë-Thana ku rezultoi i pastër, u mbush në Shqipëri me destinacion final Napolin! Shoferi 40-vjeçar i prangosur: Nuk di gjë

    324 kilogramë kokainë me një vlerë të konsiderueshme janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia njofton se lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një 40-vjeçar nga ky vend është vënë në pranga.

  • VIDEO

    Çfarë do t’u kërkohet shqiptarëve para udhëtimit në BE? Shtetet shpalosin online protokollet antiCOVID të udhëtimit

    Me vendimin e BE kufijtë u hapën, por informacioni kryesor që duhet të njohin të qytetarët e Shqipërisë ka të bëjë me rregullat anitcovid që secili shtet aplikon në mënyrë të pavaruar. Pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo testi PCR 72 orë para udhëtimit drejt BE-së është i domosdoshëm për shumë shtete anëtare. Ndonjë vend  mund të gjykojnë nëse duhet të vendoset karantina apo jo, pavarësisht se nuk është qëllim në vetvete. Informacionet lidhur me secilin shtet dhe rregullat që aplikojnë mund të gjenden në sitin Re-open EU: reopen.europe.eu. Vendimi i KE flet për heqje të rregullave nga 18 qershori.

    Por secili shtetet anëtar mbetet kompetent për të përcaktuar afatin, se kur do të heqë kufizimet me Shqipërinë dhe dy vendet e tjera të Ballkanit, ndaj duhet informacion para udhëtimit

    Disa rekomandimetë KE në 19 Maj

    . Shtetet Anëtare mbeten përgjegjëse për kufizime jo-diskriminuese për udhëtarët që posedojnë një Certifikatë të Gjelbër Dixhitale.

    - Këshillat shkencore dhe provat empirike mbi efektet e vaksinimit

    - Kjo dëshmi sugjeron që kufizimet e udhëtimit mund të hiqen për personat kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine COVID-19 të autorizuar në BE

    - Fëmijët e përjashtuar nga vaksinimi COVID-19 udhëtojnë me prindërit e tyre të vaksinuar me test negativ PCR COVID-19, 72 orë para se të kalojnë kufirin e zona e BE + që do të thotë se shtetet Anëtare mund të kërkojnë testime shtesë pas mbërritjes.

    - Shtetet Anëtare mund të konsiderojnë krijimin e një portali ku personat që banojnë jashtë zonës së BE + mund të kërkojnë njohjen e certifikatës së tyre të vaksinimit të lëshuar nga një vend i tretë si provë e besueshme e vaksinimit dhe / ose për lëshimin e një ‘Green Green’ Certifikata ‘.

    - Shtetet Anëtare mund të vendosin të heqin dorë nga kufizimet për udhëtarët e vaksinuar me një vaksinë tjetër COVID-19 që kanë përfunduar procesin e Listës së Përdorimit Emergjent të OBSH-së.

    -Kur Shtetet Anëtare vendosin të heqin kufizimet për udhëtarët që posedojnë një provë të vlefshme të një vaksinimi COVID-19, Shtetet Anëtare duhet, për çdo rast, të marrin parasysh reciprocitetin e dhënë në zonën e BE +. ‘

  • VIDEO

    Ardi Veliu dhe homologu i tij kosovar nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku është pritur nga homologu i tij Ardi Veliu. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri Nait Hasani

  • VIDEO

    Shembet hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil

    Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet. IKMT ka shembur ditën e sotme hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil.

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije një ditë më parë se deri tani janë vendosur 67 milionë lekë të reja gjoba nga IKMT ndaj 44 subjekteve që kanë ndërtuar pa leje në bregdet.

  • VIDEO

    Në shtator rifillon kontrolli teknik për mjetet personale, Gonxhja për 'Report Tv': Arrihet brenda këtij viti cikli i plotë i kolaudimeve

    Prej 31 majit rifilloi kontrolli teknik i automjeteve, i cili ishte i bllokuar që prej janarit të këtij viti, pasi ky shërbim kaloj nga privati në shtet. Kolaudimi aktualisht po kryhet për mjetet e rëndësisë së veçantë ku përfshiheshin automjetet shtetërore, autoambulancat, mjetet e transportit publik apo të mallrave. Ndërkohë Report TV ka mësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor se kontrolli teknik për mjetet personale do të rifillojë në muajin shtator.

    Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se brenda këtij viti do të arrihet i gjithë cikli i plotë i kolaudimeve, pra të gjitha mjetet që e kanë të nevojshëm këtë shërbim në bazë edhe të ndryshimeve ligjore. Sipas tij nga shtatori 2021, do të fillojnë të kryejnë kolaudimin makinat të cilave ju skadon më shpejt certifikata e kontrollit edhe pas shtesës së bërë me akt normativ prej 3 muajsh.

  • VIDEO

    Vrasja e 20-vjeçares, policia greke: E kuptuam që në momentin e parë që burri ishte vrasësi! Pyeti për t'u siguruar nëse bashkëshortja e tij ka vdekur

    Policia greke ka dyshuar që në fillim se autori i vrasjes së 20-vjeçares, në Glyka Nera të Athinës është piloti 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos, pikërisht burri i saj.

    Presidenti i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis thotë se që në fillim oficerët e kishin ndjesinë që burri ishte vrasësi dhe nga ftohtësia e tij kishin ngritur dyshime.

    Sipas Kalliakmanis, oficerët e policisë që hynë në shtëpinë ku u krye vrasja në maj, zbuluan që në momentin e parë se kishin ndjenjën se autori i krimit ishte burri dhe sipas përvojës së tyre, përshtypja e nuk u gabonte.

    ‘Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur liruan pilotin. Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte, ‘Më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht.’ Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje.’’- rrëfeu Presidenti i Policisë së Attikës.

    Një ditë më parë piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos u arrestua nga policia greke për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline në sy të foshnjës së tyre.

    Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai u mor në pyetje për 8 orë, ku më në fund pranoi ngjarjen, pasi provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

    Piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. 32-vjeçari pranoi para oficerëve të policisë se natën e ngjarjes ishte zënën me gruan e tij dhe ajo i kishte thënë se do e merrte fëmijën dhe do ndahej, por kjo nuk ishte pranuar nga 32-vjeçari, i cili më pas e kishte mbytur atë në prani të foshnjes.  

    Piloti tha se kohët e fundit në çift ka pasur shumë sherre që përfunduan me vrasjen e gruas 20-vjeçare. Caroline, 20, u vra brenda natës midis 10 dhe 11 maj. 

  • VIDEO

    Ademi e paditi pasi u zgjodh në krye të Shoqatës së Bashkive, Ndreu për Report Tv: Nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkive! Kushtetuesja nuk merr vendime me humorin e saj

    Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, teksa u përgjigj në lidhje me padinë që Ademi ka ngritur kundër tij duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm. Ndreu i nënvizoi se ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar.

  • VIDEO

    Përfundon mbledhja e kryesisë së PD, miratohet pika që Kuvendi të shqyrtojë propozimet për ndryshimet në Statut

    Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD është miratuare dhe pika ku Kuvendit Kombëtar që mbahet më 17 korrik të ketë mundësinë të shqyrtojë çdo propozim që mund të sillet për ndryshimet  statutore të PD.

    " Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë", thuhet në pikën e miratuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv