-
VIDEO
'Më lejo të bëhem nënë, të lutem mos më braktis'/ 45-vjecarja rrëfen pengun e jetës...
Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV Liljana Danushi rrëfen jetën e vështirë, nga fejesa që pati me 47-vjeçarin Arif Hysa shkoi nuse në Librazhd, kur ishte 31-vjeçe. Përballja me zakonet e vuri në vështirësi të renë, e cila për t’u dhënë një provë familjarëve të ish-burrit, se ajo ishte e virgjër, pas natës së parë u tregoi çarçafin e bardhë. E fejuar me mblesëri, ajo qëndroi vetëm 6 muaj në familjen Hysa, pavarësisht se nisi ta dashuronte marrëzisht burrin që kishte përkrah dhe dëshirës që pati për t’u bërë nënë. Konfliktet mes saj dhe kunatave çuan në prishjen e kësaj fejese. Unë nuk munda dot të vishja vellon e bardhë, por as nuk munda dot të bëhem nënë. Babai ishte i sëmurë dhe unë nuk doja të martohesha. Pas vdekjes së tij më kërkuan dorën dhe unë u besova. Unë nuk e njihja atë person, dija që quhej Arif Hysa dhe ishte 47 vjec, por vendosa të fejohem me të. Kam qëndruar vetëm 6 muaj në fejesë me të. Natën e parë që qëndrova me bashkëshortin, në mëngjes ishin të gjithë familjarët që prisnin për të parë cërcafin sipas zakonit. Në fillim nuk ndjeja dashuri për atë person, por më pas e rashë në dashuri me të. Unë kujdesesha për të, por ai asnjëherë për mua. Isha unë që vendosa të ndahesha. U mblodhën të gjitha bashkë kur vendosa t’i jepja fund. Pas ndarjes ajo vendosi të mos martohej më, por të birësojë një fëmijë dhe të vazhdojë jetën e saj. Sipas Liljanës pengesë për këtë është bërë e motra, e cila i mban ’peng’ firmën për t’i hapur rrugë këtij birësimi, i cili përveç plotësimit të disa kushteve, kërkohen të paktën edhe 3 firma nga familjarë apo të afërm të saj. Dy vëllezërit kanë dhënë dakordësinë, ndërsa e motra Kimete Imeri, e cila jeton në Itali nuk e pranon këtë gjë. Nuk kam dashur të martohem më, sepse nuk kam besim tek askush. Dua vetëm të birësoj një fëmijë. Nuk kam nevojë për praninë e një mashkulli në jetën time. Unë përvec dy vëllezërve kam edhe një motër që ka një vit në Itali. Me motrën kanë lindur konfliktet për një fjalë goje. Prej 10 vitesh kemi folur rrallë, ndërsa prej një viti nuk kemi asnjë kontakt. Di që është në Itali. Vëllait i ka thënë që nuk e jap firmën. Nënën e kam të sëmurë dhe e kam marrë malli për vajzën, por ajo ka mbyllur cdo kontakt me ne. Motra e din që unë kërkoj të birësojë një fëmijë, kur unë I kërkova firmën ajo heshti. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti. Liljana kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke i bërë thirrje nga studio që e motra Kimetja të reagojë. 45-vjeçarja e mbyll me një mesazh prekës rrëfimin e saj. Kur i thashë se këtë shqetësim do ta bëja publik në emisionin tuaj, ajo më mbylli telefonin dhe kam një vit që nuk flas më me të. Motër të lutem më hap telefonin. Me lejo të bëhem edhe unë nënë si ti ’Pa Gjurmë’ do t’i shkojë deri në fund kësaj historie, për të lidhur kontaktet mes Liljanës dhe motrës në Itali. Ndërsa përsa i takon kritereve për birësim është Komiteti i Birësimit ai që vlerëson mbi kushtet, pas kërkesës së bërë nga 45-vjeçarja.
-
VIDEO
Asnjë progres në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel! Bislimi: Në shtator nuk do të ketë takim Kurti-Vuçiç
Pas takimeve të ditës së djeshme mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak ditën e sotme pritet të mbahet një takim i përbashkët mes palëve. Por, të martën palët nuk kanë rënë dakord as për temat e rendit të ditës që duhen të diskutohen në takimin trepalësh.
-
VIDEO
Shqiptarët blejnë më shtrenjtë! INSTAT: Rriten çmimet e produkteve të shportës
TIRANE - Produktet e shportës në Shqipëri kanë pësuar rritje të çmimeve, sipas Institutit të Statistikave. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pësuar fruta, perimet dhe zarvazatet nga 20 – 40% më shtrenjtë krahasuar me vitin 2020.
-
VIDEO
Raporti i EUROPOL, eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme! Shqipëria 'autostradë' e lëvizjes së drogës, ngarkesat duhen gjurmuar deri në fund
Në studion e emisionit "Sot Live në Shqipëri" në "Report Tv", eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha se shqiptarët kanë kaluar nga ndërmjetës në trafikun e drogës, në porositës e shpërndarës dhe janë bërë drejtues të rrjeteve të mëdha kriminale. Nisur nga rastet e përsëritura të kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në Portin e Durrësit, në kontejner që vijnë nga Ekuadori, eksperti u shpreh se kjo tregon se vendi ynë është kthyer në 'autostradë' të lëvizjes së sasive të mëdha të drogës.
-
VIDEO
Kapen rreth 8.8 kg kokainë në Morinë e ndarë në 9 pako, 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin drejt Kosovës! Dyshohet se ishin korrierë, ende nuk dihen pronarët
MORINË-8.8 kilogramë kokainë, e ndarë në 9 pako, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në doganën e Morinës nga ana e Kosovës. 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin kokainëjn drejt Kosovës, teksa e kishin fshehur poshtë sediljes së pasme të automjet. 2 të rinjtë janë vënë në pranga teksa vijojnë hetimet nga autoritetet.
-
VIDEO
Aleatët e PD negociata për të 'braktisur' grupin parlamentar të Bashës e Berishës! Bëhen bashkë Mediu, Dule, Shehi dhe Duka! Idrizi ende pa vendim
Teksa duhen edhe 2 ditë nga nisja së legjislaturës së re të Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentar të ndarë nga ai i selisë blu. Pasditen e sotme pritet që kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule të takohen për të vendosur mbi planin e tyre. Mbledhja do të jetë informale.
Parimisht dakord janë pjesa me e madhe e aleateve, përveç kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që nuk ia ka konfirmuar ende nëse do bashkohet me aleatët e tjerë për një grup parlamentar. Për të formuar një grup parlamentar, sipas Rregullores së Kuvendit duhet që të jenë të paktën 7 deputetë.
-
VIDEO
Nga ‘vatra infektimi’ në shembull vaksinimi, kryetar i shoqatës ‘Pro-Export’: 60 % e stafit të fasonerive të vaksinuar me të dyja dozat! Kemi mungesë stafi, mbi 10 mijë vende të lira pune
Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export”, tha se 60 % e stafit të fasonerive kanë bërë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa shtoi se është mjaft e nevojshëm që qeveria përmes komunikimit të mund të arrijë të bind qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe ekonomia të fillojë të ringrihet. Prençe u shpreh se aktualisht ky sektor ka mungesë stafi ku mbi 10 mijë vende pune janë të lira.
-
VIDEO
Rritet numri i fëmijëve me COVID të shtruar në spital, 11 të mitur në Pediatri, mes tyre edhe një 2-vjeçar afgan
Vala e re e COVID që ka përfshirë vendin tonë nuk ka kursyer as fëmijët, ndërsa është rritur numri i të miturve të infektuar me virusin. Gazetarja e 'Report Tv', Doris Sallaku bën me dije se në Pediatri në QSUT janë të shtruar 11 fëmijë, shumica prej të cilëve foshnje.
Ata kanë paraqitur komplikacione të ndryshme pas infektimit, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në oksigjenoterapi apo në kujdesin intensiv.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun,ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Rama llogari të vetëve pse nuk u arrit maksimumi te provat e një falsifikimi e deri tek Reja kërkon vendin e dytë.
-
VIDEO
Kë do të zgjedhë Basha, Berishën apo SHBA? “Rama 3” a la të pakënaqur në PS?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me krijimin e qeverisë së re Rama 3 dhe zhvillimet brenda PD . Pse kryeministri Rama përzgjodhi këtë kabinet dhe si janë pritur lëvizjet në PS? Çfarë do të bëjë PD me Sali Berishën?Kë do të zgjedhë Lulzim Basha, Sali Berishën apo SHBA? Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Ervin Bushati, Edvin Kulluri dhe Ilir Kalemaj
-
VIDEO
Ultimatumi i amerikës, Murrizi: Berisha ka një zgjidhje për hallin e vet, Basha të dorëhiqet, s’ka rrugë tjetër! Kulluri: ‘Fati’ i tij në raport me SHBA, do ketë një pasojë
E vetmja zgjidhje e kreut të PD Lulzim Basha sipas ish deputetit Myslim Murrizi është që të japë dorëheqjen nga PD, referuar këtu ultimatumit të SHBA ndaj tij për të larguar Sali Berisha nga grupi parlamentar i partisë.
Sipas Murrizit, si Basha ashtu edhe Berisha ka secili hallin e vet. Ndërsa tha se Berisha e ka një zgjidhje, për Bashën ai tha se e vetmja rrugë është të largohet nga PD.
-
VIDEO
Murrizi: Nëse do të jetë aktiv në politikë, Berisha të rikthehet të marrë PD-në
Ndërsa SHBA kërkon largimin e Sali Berishës nga Kuvendi, pasi e shpalli 'non grata', ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se nëse Berisha do të jetë aktiv, rruga më e mirë që do të ishte të marrë kreun e PD-së. I ftuar në Repolitix, Murrizi tha se ai nuk ka pse t'i vërë fajin Lulzim Bashës.