• VIDEO

    Arrestimet në Bashkinë Lushnje/ Report Tv zbardh dosjen, korrupsion dhe nepotizëm në tendera! Fitoi kompania me ofertën më të lartë, punimet i bëri një tjetër! Miq të kryebashkiakut Tushe

    TIRANË- Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë të hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishtheëm dhe Bitaj.

    Nga sa mësohet për të kryer këto punime, në garë janë paraqitur 3 kompani BOE Avduli shpk dhe Bahas shpk, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk. Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Çela nëndrejtori dhe Xhemal Hasko përgjegjës i sektorit të ujitje të kullimit, kanë shpallur fituese kompaninë EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin. Këtu "hyn në lojë", kryebashkiaku Tushe dhe drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike Flamur Peqini. Nga hetimet rezultoi se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe përfitimin real të të ardhurave, i kishte realizuar dhe përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami. Ky i findit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Murati.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me shije oreo nga Zonja Vjollca

    Ëmbëlsirë me shije oreo

    Përbërësit:

    16 biskota oreo

    3 lugë gjelle gjalp të shkrirë

    500 ml qumësht dhe 150 ml qumësht të nxehtë

    80 gr sheqer

    2.5 lugë gjelle niseshte

    200 gr çokollatë për gatim

    2 lugë gjelle çokollatë lot

    Përgatitja:

    Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet në një tavë xhami të vogël por sipas shtresave mund të përgaitet dhe në gotë.

    Fillimisht vendosim biskotat në një qese dhe I thërrmojmë ato në grimca të vogla vendosim ato në një tas me trajtën e njëmielli pothuajse dhe e përziejmë me gjalpin e tretur, përziejmë mirë përbërësit gjalp dhe biskotat e thërrmuara dhe I shtojmë si bazë në tepsinë apo në fundin e një gote si të dëshironi ju.

    Në një tenxhere vendosim 500 ml qumësht dhe 2 1/2 lugë gjelle niseshte, sheqerin e përziejmë dhe e vendosim në zjarr të marrë valë. Sa të valojë e shtojmë si shtresë të dytë mbi shtresën e biskotave me gjalp. Në një tas vendosim çokollatën e coptuar dhe 3/4 e gotës me qumësht të ngrohtë e përziejmë cokollatën deri sa cokollata të shkrijë qumështin e nxehtë. E shtojmë mbi shtresën e kremit në tepsi dhe e spërkatim em cokollatat lot e vëmë në frigorifer për 2 orë.

     

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 8 korrik 2021, Roli i opozitës së re në Kuvend?

    Telefonuesit “shpërthejnë” kundër opozitës së re duke i quajtur deputetë manekin dhe presin shumë më shumë nga drejtësia.

  • VIDEO

    “Deputetët e opozitës së re manekin të butikut Rama” zotëria s’përmbahet: Drejtësia e qelbur,mizerabël

    Shumë i ashpër ka qënë një telefonues që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se deputetët e opozitës së re ishin manekin të butikut Rama ndërsa “shpërtheu” ndaj drejtësisë duke e quajtur të qelbur dhe mizerabël.

  • VIDEO

    Temperaturat e larta favorizojnë turizmin malor, i ftuar Fisinik Muça udhërrëfyes

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 8 Korrik 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga Ruci ben bilancin dhe mban fjalimin e fundit ne Kuvend te opozita e re votoi 400 ligje te Rames e deri tek "luanet" presion Italise.

  • VIDEO

    Euro 2020/ Goli i Kane bën historinë, Anglia për herë të parë në finale! Eliminohet Danimarka

    Për herë të parë në histori Anglia do të luajë një finale të kampionatit europian. Në gjysmfinale ‘tre luanët’ kanë mposhtur 2-1 në shtesë Danimarkën, ndërsa në ndeshjen historike të së dielës do të përballet me Italinë.

  • VIDEO

    Mbyllet Kuvendi, ikën dhe opozita e re/A do të ketë marrëveshje Rama-Basha në shtator?

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me mbarimin e mandatit të këtij parlamenti dhe rolin e opozitës së re në dy vitet e fundit pas largimit të deputetëve të PD dhe LSI. Të ftuar pas seancës së fundit parlamentare deputetët Edlira Hyseni, Artur Roshi, Edmond Stojku dhe analisti Plator Nesturi

     

  • VIDEO

    Stojku në Repolitix: Shkarkimi i Metës për të mirën e Shqipërisë

    Edmond Stojku, i cili ka qenë edhe anëtar në Komisionin parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, tha se ky vendim u mor për të mirën e Shqipërisë dhe në mbrojtje të interesave të vendit. Stojku tha në emisionin ‘Repolitix’ se shkarkimi i tij nuk ka qenë një proces i thjeshtë, por ishte një proces në shërbim të vendit, ndërsa shprehu bindje se dhe Gjykata Kushtetuese do të vendos për shkarkimin e tij.

     
  • VIDEO

    Artur Roshi hedh akuza të forta: Numëruesit e PD më morën votat dhe ia kaluan kandidatëve të tjerë

    Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në koalicion me PD-në, ka hedhur akuza se ka patur lëvizje votash brenda kampit të djathtë.

  • VIDEO

    Milva Ekonomi për Report TV: Vatrat e gripit të shpendëve u izoluan shpejt

    E ftuar në Report TV ministria e bujqësisë Milva Ekonomi.

  • VIDEO

    Kreu i Urgjencës, Brataj në Report Tv: Varianti 'Delta' nuk është agresiv, por përhapet shpejt! I ngjashëm me gripin normal, s'humbet shija dhe nuhatja! I vetmi 'çelës' suksesi, vaksinimi në masë

    Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin 'Delta', i koronavirusit, i cili tashmë është përhapur me shpejtësi dhe në vendet Rajonit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv pohoi po ashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por më qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv