OCD: Çfarë do të thotë të 'kesh fiksime'? Këshillat e psikoterapistes për shëndetin mendor

27 Shtator 2025, 17:04 | Përditesimi: 27 Shtator 2025, 17:04

Psikoterapistja Graciela Mana shpjegon se OCD karakterizohet nga mendime të padëshiruara, të përsëritura, që shkaktojnë ankth dhe e mbajnë individin të bllokuar në një qerthull. Ky çrregullim ka bazë gjenetike, lidhet me personalitetin perfeksionist, trauma gjatë jetës apo disbalanca të dopaminës dhe serotoninës. Manifestohet shpesh me fiksime për pastërtinë, por edhe me mendime të frikshme, p.sh. prindi që ka frikë se mund të dëmtojë fëmijën me thikë. Kur këto mendime zënë mbi një orë në ditë dhe prishin funksionimin normal, kërkimi i ndihmës profesionale është i domosdoshëm. Terapia dhe mbështetja e familjes janë thelbësore.

E.H/Shqiptarja.com