Problemet shëndetësore të verës dhe sfidat e sezonit vjeshtë-dimër l Analiza Dr. Leidon Shapo

27 Shtator, 17:02 | Përditesimi: 27 Shtator, 17:03

Sipas Dr. Shapos, stina e nxehtë që lamë pas nuk solli ndryshime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. U evidentuan sërish problemet e zakonshme shëndetësore: sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, alergjitë, sëmundjet respiratore dhe astma bronkiale. Megjithatë, një paradoks i vërejtur është mungesa e vitaminës D, edhe pse dielli ka qenë më i fortë. Sipas Shapos, kjo lidhet me çrregullime të metabolizmit. Përsa i përket vjeshtës dhe dimrit, ai thekson rëndësinë e vaksinimit te grupet më të rrezikuara, pasi dy nënvariantet e reja të COVID-19, Nimbus dhe Stratus, janë tashmë të pranishme. Personat që nuk janë vaksinuar prej kohësh ose nuk kanë rënë në kontakt me këto variante, nuk kanë më kujtesë mbrojtëse.

E.H/Shqiptarja.com