8 gota ujë në ditë: Mit apo fakt? Mjeku zbulon gjithçka për urinimin dhe hidratimin

27 Shtator, 17:03 | Përditesimi: 27 Shtator, 17:03

Prof. Dr. Alket Koroshi, nefrolog, sqaron: “Trupi ynë përbëhet rreth 60% nga uji, ndaj ai është jetik për të gjitha proceset.” Veshkat rregullojnë sasinë e ujit, duke eliminuar tepricat. Një i rritur ka nevojë për rreth 1.5 litra ujë në ditë, por kjo ndryshon sipas kushteve mjedisore. A duhet të pimë ujë edhe kur nuk kemi etje? Sipas doktorit, jo, trupi e rregullon këtë vetë. Studimet tregojnë se pirja e ujit nuk të dobëson, por ndihmon në funksionimin më të mirë të organizmit. Një tjetër fakt i rëndësishëm: urinimi duhet të ndodhë 6–9 herë në ditë dhe sasia të jetë rreth 1.5 litra. Ndërkohë, mbajtja e shishes së ujit me vete është e këshillueshme, ndërsa lëngjet me sheqer duhen shmangur. Koroshi paralajmëron se edhe teprica e ujit lodh veshkat dhe është e dëmshme.

E.H/Shqiptarja.com