Gjellë me patate dhe mish nga zonja Albana

17 Nëntor 2023, 11:53

Gjellë me patate dhe mish

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 kg patate
  • 500 gr mish
  • 2 lugë salcë domate
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me vaj ulliri, më pas shtojmë mishin e ndarë në racione. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e domates dhe ujë. E lëmë mishin të ziejë dhe më pas hedhim patatet. Rregullojmë shijen me kripë, piper, erëza, pak spec djegës sipas dëshirës dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.