Supë me vezë, kos dhe nenexhik nga zonja Albana

16 Nëntor 2023, 12:06

Supë me vezë, kos dhe nenexhik

Përbërësit:

  • 2 lgj oriz
  • 2 të verdha veze
  • 2 lgj miell
  • 2 lgj gjalpë
  • 300 gr kos
  • 1 litër lëng mishi
  • Nenexhik i thatë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në 1 litër lëng mishi vendosim orizin të ziejë për rreth 20 minuta derisa lëngu të fillojë të trashet. Rrahim kosin për t'i dhënë trajtën kremoze, më pas shtojmë të verdhat e vezëve, miellin dhe pak kripë. Shtojmë në tenxheren ku ka zjerë orizi, 1 gotë ujë të ftohtë dhe nga tenxherja marrim 2 garuzhde lëng dhe e shtojmë tek tasi me kos dhe vezë. I përziejmë dhe menjëherë e shtojmë kremin në tenxhere duke e përzier ngadalë derisa supa të marrë valë në temperaturë mesatare. Tresim pak gjalpë me nenexhik dhe e shtojmë tek supa të cilën e servirim të ngrohtë.