Presidenti i heq 'spaletat' gjeneral Sandër Lleshajt, një hap pranë dekretit si ministër

TIRANE - Presidenti Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, që është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm, në vend të Fatmir Xhafajt. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga presidenit Ilir Meta. Vetë kreu i shtetit e pati konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv, i cili "nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra".

Dekreti i lirimit të Lleshajt njofton "tymin e bardhë" nga Presidenca që pritet të dalë orët në vijim, për të dekretuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Sandër Lleshajt ministër të Brendshëm. Sot në mesnatë skadon edhe afati i fundit kushtetues kur kreu i shtetit duhet të shprehet me dekret për emrin e ministrit të ri, pas ridërgimit të propozimit nga Rama 7 ditë më parë. 

Njoftimi i presidencës:

DEKRET

PËR

NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimi i presidencës për lirimin e gjeneral Lleshajt

Pikërisht çdekretimi i Lleshajt si ushtarak dhe më pas dekretimi i tij si ministër i Brendshëm ishte edhe propozimi i kryeministrit Edi Rama në letrën drejtuar presidentit të hënën. Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku. Pasi Meta përgjigjet e kërkuara nga të gjitha institucionet për dosjen e Lleshajt, sot vendosi dekretimin me lirimit të tij nga grada e Gjeneralit. 

Edhe vetë Lleshaj përmes një letre drejtuar Metës të hënën, shprehej se hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe grada gjeneral. Ndërsa kryeministrin Edi Rama, i ftuar në "Repolitix" në Report Tv, shpreh i bindur se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij për të bërë vendin me ministër të Brendshëm brenda afatit kushtetues. Nga ana e tij, presidenti Meta u shpreh mbrëmjen e kaluar në një intervistë televizive se mbi dekretin e Sandër Lleshajt do të kishte një përgjigje institucionale e korrekte ditët në vijim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Dekreti për Lleshajn dhe Vitore Tushën, Meta 25 minuta takim 'kokë më kokë' me Ruçin

Pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta të lirimit të Sandër Lleshajt si Gjeneral, kreu i shtetit ka takuar kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Burime për Report Tv thanë se takimi kokë më kokë Meta-Ruçi është zhvilluar në ambientet e Hotel "Tirana" dhe ka zgjatur rreth 25 minuta. 

Më herët Meta nxori në lirim me dekret Lleshajn si ushtarak, ndërsa pritet që në orët në vijim kreu i shtetit të firmosë edhe dekretin e propozimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm në vend të Fatmir Xhafajt. Report Tv mëson gjithashtu se në foks të bisedës ka qenë emri i Lleshajt, por edhe dekreti për kreun e KLSH-së. Meta ka dekretuar emrin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, dekret i cili ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të votohet seancën e ardhshme parlamentare. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faji: 16/11/2018 19:34

    Gjithe fajin e kishin spaletat? Mos u merakosni Gjeneral, ato jane te juajat. Do shkojne ne dore te t’zotit se shpejti.

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 16/11/2018 19:29

    Me ne fund i zbathi br*** Meta.

    Përgjigju
  • altintop: 16/11/2018 18:30

    Mire qe spo e dekreton...por ja hoqi dhe graden Gjeneral..

    Përgjigju
  • redi: 16/11/2018 15:16

    Mos bindjes se Metes i erdhi fundi me dekretimin e heqes se grades gjeneral te zotit Sander . Kjo histori do mbahet mend si oazar i presudentit oer emerumin e zonjes Tusha per kryetare te KLSH . Ky eshte turp . Zoti Sander duke qene ish ushtarak dhe me oregjinene mirditire besoj di ta kryej shume mire detyren , duke fillu nga peshqit e medhenj , qe deri tani kane bere cfar jane dashte

    Përgjigju
  • Mali: 16/11/2018 14:35

    Kjo eshte te tallesh me opinionin publik dhe kushtetuten. Presidenti mund te kishte argumentuar qysh ne fillim qe kemi pengesa ligjore per shkak te statusit te zt. Lleshaj dhe duhet ndjekur kjo procedure. Te lirohet nga detyra si ushtarak dhe behet emerimi. Deri tani pozicioni i keshilltarit te sigurise eshtw konpatibel me graden gjeneral por jo si minister i brendeshem. Ne kete menyre edhe Rama ka shkel kushtwtuten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve