Dosja 'Xhisiela', përfundojnë hetimet, Prokuroria dërgon për gjykim Rexhep Rrajën

Dosja 'Xhisiela', përfundojnë hetimet, Prokuroria dërgon për gjykim Rexhep Rrajën

Rexhep Rraja duke dale nga Gjykata e Krujes dhe pjesë nga dokumentet e Prokurorisë

Report TV ka mësuar se prokuroria e Krujës ka mbyllur hetimet dhe e çon dosjen në ngarkim të Rexhep Rrajës për gjykim. Gjykata e Krujës e ka pranuar këtë kërkesë të prokurorisë e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut. Report Tv disponon kërkesën e dërguar në gjykatë ku janë përfshirë provat e mbledhura përfshi të gjitha kallëzimet e bëra nga Xhisiela Maloku e cila do të përballet në gjykatë me ish të dashurin e saj Rexhep Raja.

Në seancën paraprake avokati i Rrajës kërkoi gjykim të shkurtuar. Rexhep Rraja u arrestua disa javë më parë dhe gjykata caktoi masën e arrestit me burg masë e cila u la në fuqi edhe nga gjykata e apelit. Disa ditë përpara arrestimit të Rexhep Rrajës kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi deputetët socialist Rrahman Rraja dhe Taulant Balla si të përfshirë në bërjen presion të policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.

Për këto akuza prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë ndërsa ish-oficeri i policisë gjyqësore në Fushë Krujë Emiljano Nuhu pasi dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend kërkoi azil politik në Zvicër. Nuhu deri më sot nuk ka paraqitur as edhe një provë për të mbështetur pretendimet e ndërhyrjes së deputetëve socialist në pengimin e hetimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave