Receta e dytë: Gulash me patate dhe sallam
Përbërësit:
3 qepë të vogla
50 gr pançetë
300 gr sallam
100 ml verë
½ kuti domate
1 kg patate
Kripë dhe piper i zi
2 gjethe dafine
3 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht në një tenxhere vendosim pançetën dhe e shkrijmë yndyrën e saj dei sa ajo të bëhet kërve. Shtojmë 2 lugë gjelle vaj dhe qepën e grirë imët e kaurdisim deri sa qepa të bëhet transparente. Shtojmë sallamin të prerë në feta të holla me trashësi 3 mmdhe i kaurdisim së bashku me qepën për 5 minuta. Më pas i shuajmë me gjysëm gote verë.
Shtojmë patatet, domatet në kuti dhe 500 ml ujë, sa të mbulohen patatet. Shtojmë 1 dado perimesh, 1 gjethe dafine, kripë e piper. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta deri sa patatet të jenë zbutur. Nëse gulashi është i lëngshëm, marrim 1 garuzhde lëng me patate, e kalojmë në blender dhe e shtojmë përsëri në tenxheren dhe do të shohim që lëngu do të bëhet më i plotë. Ose 1 lugë kafe miell e trazojmë me yndyrë dhe e lëmë të ziejë 5 minuta të tjera.