Receta e dytë : Turli me thjerrëza
Përbërësit:
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 degë selino
1 patate
1 kungull
2 karrota
2 speca me ngjyrë
½ filxhan çaji thjerrëza
4 lugë gjelle vaj ulliri
Gjethe dafine
2-3 lugë gjelle uthull
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Hapi i parë : vendosim thjerrëzat në ujë të ftohtë dhe i lëmë si fasulet gjithë natën në ujë dhe më pas i shpëlajmë para se ti gatuajmë, ose i vendosim në valë për 5 minuta në temperaturë mesatare, i derdhim ujin dhe vijojmë si më poshtë :
Në një tenxhere të thellë vendosim vajin e ullirit , qepën e prerë në kubikë , hudhrën e prerë në feta dhe i kaurdisim së bashku me patatet e prerë në kubikë ose shkopinj. Shtojmë karrotat, specat gjethet e dafinës dhe i kaurdisim sërish së bashku. Shtojmë thjerrëzat , 700 ml ujë të ngrohtë, kripë dhe piper të zi dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta dhe gjithçka është gati për tu shërbyer. Secili në pjatë mund të shtojë pak uthull dhe vaj ulliri të freskët.
Shënim : Nëse dëshironi në këtë recetë mund të shtoni edhe domate ose pure domate.