Receta e ditës - Kunguj me oriz e domate dhe sallate me perime të pjekura dhe kuinoa / Pjesa e dytë

Receta e dytë : Sallatë me perime dhe kuinoa

Përbërësit:

200 gr kuinoa + 400 ml ujë

2 patëllxhanë

3 speca me ngjyrë

5 thelpinj hudhër

150 gr domate qershi

1 qepë e kuqe

1 kokërr limon

50 gr ullinj të zi

2 filxhan kafeje vaj ulliri

Borzilok

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Fillimisht vendosim 400 ml ujë për të valuar me pak kripë. Vendosim kuinoan 5 minuta në ujë të ftohtë , e trazojmë mirë dhe e shpëlajmë në një kullesë. Pasi të kullojë , e shtojmë në tenxhere me ujë të valuar, ulim temperaturën në mesatare dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta.

Lajmë, pastrojmë perimet dhe i presim në kubikë me brinjë 2 cm.

Patëllxhanët i vendosim në një tas me ujë dhe pak limo nose kripë për ti larguar shijen e hidhur. I lëmë për 15-20 minuta , e më pas i kullojmë, i thajmë dhe i përziejmë në një tas me perimet e prera. Në këtë tas me perime shtojmë 1 filxhan kafeje me vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta deri sat ë zbuten.

I largojmë perimet nga furra , i lëmë të ftohen pak dhe më pas i vendosim në frigorifer të ftohen mirë. Gjatë kësaj kohe , në një tas të thellë dhe të ngushtë vendosim 3-4 lugë gjelle lëng limoni , 1 filxhan kafe vaj ulliri, hudhrat e prera në feta, kripë e piper të zi. Të gjitha këto i kthejmë në krem me një blender dore.

Nxjerrim perimet tashmë të ftohura nga frigoriferi . Shtojmë në to domatet qershi të prera në gjysma , ullinjtë e prerë në unaza dhe salcën e përgatitur. Më pas i përziejmë së bashku me kuinian duke copëtuar dhe borzilokun e freskët. Gati për tu shërbyer.