Receta e ditës - Rosnica me pulë dhe tortë e ftohtë me kos dhe fruta pylli / Pjesa e parë

3 Shtator 2018, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2018-09-04 10:46:43

Receta e parë  : Rosnica me pulë

Përbërësit: 

1 pulë

1 kokërr qepë

500 gr rosnica

2 lgj gjalp

3 lgj vaj ulliri

Nenexhik i thatë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Lajmë dhe thajmë pulën dhe e presim atë në copa. Në një tenxhere të thellë vendosim një lugë gjelle gjalp dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet.

Vendosim copat e pulës dhe i zverdhim pak duke i kaurdisur së bashku me qepën. Shtojmë kripë, pak piper të zi dhe mbulpjmë copat e pulës me ujë duke i lënë ato të ziejnë për 25 minuta.

Më pas largojmë copat e pulës , i vendosim ato në një tepsi duke i lyer me pak gjalp dhe i vendosim në furrën e graduar më parë, deri sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë.

Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim rosnicat deri sa të zverdhen pak. Shtojmë lëngun e pulës sa të kalojë pak nivelin e rosnicave , i trazojmë e i vendosim kapakun.

I lëmë të ziejnë për 10-15 minuta në temperaturë mesatare duke i trazuar herë pas here dhe duke i provuar për shije. I largojmë nga zjarri kur rosnicat të jenë zier dhe të jenë të shkrifta.

I shërbejmë duke i shoqëruar me copat e pulës.

Shënim : Nëse dëshironi mund të vendosim në një tepsi copat e pulës dhe mund ti vendosim dhe në furrë për 10 minuta në temperaturë 180°C.