Përbërësit:
Brumi:
200 gr miell
1 kokërr vezë
4 lugë gjelle ujë i vakët
1 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle uthull
Pak kripë
Pak sheqer
Mbushja:
1,2 kg mollë
100 gr sheqer
100 gr gjalp
80 gr peksimadhe
100 gr stafidhe
1 lugë çaji kanellë
Përgatitja:
Në një tavë vendosim miellin të situr. Hapim një gropë në mes të miellit dhe vendosim një kokërr vezë, 4 lugë gjelle ujë të vakët, 1 lugë gjelle vaj, 1 lugë gjelle uthull, kripë e sheqer. Punojmë brumin mirë deri sat ë na formohet një brumë i lidhur si për petë byreku. E vendosim brumin në tas, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 20- 30 minuta.
Ndërkohë stafidhet (rrushin e thatë) e vendosim të zbutet në rum ose konjak.Qërojmë mollët dhe i presim ato në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. shtojmë në tasin e mollëve sgeqerin, 1 lugë çaji kanellë dhe stafidhet e zbutura në rum.
Shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim peksimadhenderi sa ai të marrë një ngjyrë kafe dhe të jetë bërë krokante.Shtojmë peksimadhen edhe tek tasi me mollë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku. Hapim brumin në një petë të vetme. E spërkatim petën me pak gjalp. Shpërndajmë mbi petë mollët e prera në kubikë. Mbledhim anët e petës dhe me ndihmën e një picete e kthejmë petën.e bëjmë atë role , bëjmë edhe disa prerje mbi strudel dhe e vendosim në furrë në temeraturën 180ºC deri sa strudeli të piqet.