Arkiva

  • Kreu i LSI deklaroi se ka një video kompromentuese për kryesocialistin Edi Rama. Ai ka kërkuar që drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Çakuli, t’i vërë në dispozicion vetëm dy minuta kohë në emision për të publikuar një video, e cila sipas tij, rrëzon “merakun” që kryesocialisti Rama ka për presionin ndaj drejtësisë. Në pas Meta ka puthur gazetarin e Top Channel, Muhamet Veliu. (Në foto, Meta dhe gazetari i TCH Muhamet Veliu)
  • Shkarkimi Spahiut, OSBE:
    Diskutimi në parlament

    Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka dhënë një deklaratë të shkurtë për mediat lidhur me situatën politike në vend dhe mbi të gjitha për hetimin e nënkryetarit të KLD, Kreshnik Sphahiu. “Në parlament të diskutohet për funksionarët e lartë, të cilët duhet të japin maksimumin në detyrë” u shpreh Wollfarth.

  • SHBA: Shqiperia hapa prapa
    pas vrasjeve të 21 janarit

    Freedom House publikon raportin për indeksin e lirisë në Botë për 2011 , dhe Shqipëria përfshihet në vendet që janë pjesërisht e lirë. Organizata joqeveritare me qendër në Washington raporton se rënia është pësuar pas vrasjeve të 4 protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika para kryeministrisë në demonstratën e 21 janarit 2011.
    Withers: Prishja me Berishën, pas Gërdecit
    Rama: Trojka foli qartë për drejtësinë e munguar
    BLOG-Withers, edhe këtë herë drita na vjen nga SHBA - Alba Malltezi
     PDF- Raporti i Freedom house

  • AK: Berisha do të ngrejë
    varreza të reja greke 

    Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për vendimin e Kryeministrit Berisha mbi varrezat e reja greke në Shqipëri. Vendim ky që u firmos 10 ditë më parë.

  • Tiranë, arrestohet sekseri
    i Ambasadës Greke

    Ai ushtronte veprimtarinë e sekserit pasi tregtonte cigare pa pullën fiskale në ambientet afër Ambasadës, ndërsa posedonte dokumente të falsifikuara për nxjerrjen e vizave dhe bashkimit familjar, kundrejt një shumë parash pranë ambasadës greke në Rrugën e Kavajës.

  • Sarandë, arrestohen të fundit e
    bandës së grabitjes e shpërthimeve
    FOTO- Ja shpërthimet me eksploziv

    Banda përbëhej nga 8 djem të rinj, dhe adoleshentë, më i madhi 24 vjeç dhe më i vogli 15 vjeç. Nga hetimet e kryera rezulton se ky grup kriminal, për një periudhe 2 vjecare, ka kryer 16 vjedhje dhe grabitje banesash, lokalesh, makinash, motorësh por dhe shkatërrim me eksploziv ne qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.

  • Zgjedhjet 2013, skenarët
    PD-PS, poli i tretë Topi-Spahiu

    Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë përqëndruar  punën e tyre te koalicionet. Kryeministri ofron një post ministri për 15 mijë vota që sjell çdo parti në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa Edi Rama, bazohet më shumë te lista e deputetëve. Sulmi ndaj Spahiut, pas dështimit të negociatave që Aleanca Kuq e Zi të bashkohej me të djathtën.

  • Maturantët, këtë vit testim
    në auditoret e universiteteve

    Ndryshe nga vitet e kaluara, kur maturantët i janë nënshtruar provimeve të maturës shtetërore në klasat e shkollës ku edhe kanë mbaruar studimet, këtë vit nuk do të ndodhë kështu. Ekspertët e ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës thonë se gjithçka është ende në fazën e një propozimi, por këtë qershor synohet që ata të testohen në salla të madhe

  • BB: Ekonomia Shqiptare
    e ekspozuar ndaj krizës

    Banka Botërore ka publikuar sot raportin e saj mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë globale. Parashikimet nuk janë inkurajuese, sidomos për vendet në zhvillim siç është edhe Shqipëria. BB paralajmëron ekonomitë në zhvillim të përgatiten për një rënie të ekonomisë, e influencuar nga problemet e zonës së euros.

  • Hipoteka, skandal me tenderin e BB
    kompania fituese e paracaktua

    Një investim i Bankës Botërore për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme është shndërruar në aferë milionere, në dëm të shtetit shqiptar, duke zgjedhur në mënyrë të padrejtë një firmë që nuk plotësonte kushtet.

  • Fiks Fare: Meta
    sille videon që ke

    Një video përgjim i cili është në duart e Spartak Brahos sipas deklarimit të sotëm të kreut të LSI Ilir Meta, ka kthyer edhe njëherë debatet në emisionin investigativ Fiks Fare.

  • 21 janari, Rama: Trojka foli
    qartë për drejtësinë e mungua

    Kreu i PS, Edi Rama, tre ditë para tubimit të parashikuar në nder të katër personave të vrarë në protestat e 21 janarit të vitit të shkuar, ka akuzuar kryeministrin Berisha si fajtorin për asgjësimin e lirisë në vend.

  • CEZ: Kufizime në të gjithë
    vendin prej mbingarkesës

    Kompania CEZ Shpërndarje bëri të ditur se për shkak të mbingarkesës do të kemi ndërprerje të alternuara të energjisë në të gjithë vendin. Prej ditësh, sipas CEZ, për shkak të mbingarkesës, prej të ftotit që ka pllakosur vendin, i jemi rikthyer marrjes së energjisë elektrike me kufizime.

  • Rama takon aleatët për
    një program të përbashkët

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me aleatët e Partisë Socialiste. Takimi është mbyllur me përfundimin se nevojitet një qëndrim i përbashkët i opozitës për sa i takon koordinimit e organizimit të punës për zgjedhjet e ardhshme dhe hartimi i një Programi të përbashkët opozitar.

  • Intervista e plotë Withers: Shqipëria
    shumë larg demokracisë

    Zëri i Amerikës ka publikuar sot intervistën e plotë me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë, John L. Withers II. Kjo ka qenë intervista e parë e dhënë nga ish-ambasadori, dy vite pas përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri. Ish-ambasadori Withers shprehet se i duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore dhe se sistemi politik po dështon. (Në foto, Withers me intervistuesen e VOA)

  • Alessandra Ambrosio nxjerr barkun

    Supermodelja e shtëpisë së modës "Victoria 's Secret", Alessandra Ambrosio, ka publikuar një foto më bikini, në profilin e saj në “Facebook” ndërsa ndodhet me pushime në Brazil, ku shfaqet shtatzënë.

  • Zjarri i qëllimshëm
    përfshin kodrat e Vaqarrit

    Flakët përfshinë kodrat e Vaqarrit në Tiranë. Një hapësirë e madhe në Kodër Prush është pushtuar nga flakët gjatë pasdites së sotme. Duket se zjarri është vënë qëllimisht në një pyll me pisha. (Foto ilustruese)

  • Libër për jetën seksuale të Britney Spears

    Pritet që së afërmi të tronditet sërish jeta e private e artistes Britney Spears, këtë herë shumë skandale të saj do të zbulohen nga një prej njerëzve të saj më të afërt.

  • Adele dashuron një burrë të martua

    Pas shumë hamendësimesh, nëse është lesbike apo të tjera ide si këto mbi jetën private të Adele zbulohet edhe sekreti i madh i artistes. I dashuri i këngëtares britanike, është një burrë i martuar në prag divorci,

  • Oskar Berti, lë Italinë
    për të trajnuar Flamurtarin

    Ekziston një vijë e hollë që ndan realitetin nga dëshirat. Një vijë, që të gjithë, të paktën një herë në jetë provojnë ta kalojnë për të realizuar ëndrrat e tyre. Oskar Berti, ish-trajner për të rinjtë e ekipit të futbollit Hellas Verona, pati guximin të rrezikojë dhe në fund u shpërblye për zgjedhjen e tij. Oskar është katapultuar direkt në superligën shqiptare. (Në foto, Oskar Berti)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv