Kronikë
-
Vlerësimi i shqiptarëve ndaj punës së SPAK sa vjen e rritet. Ndërkohë dy ditë më parë kreu i Prokurorisë së Posaçme raportoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
6 Prill 2024, 14:34 -
Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete
6 Prill 2024, 13:36Vijon megaoperacioni ‘Tempulli 2’ në mbarë vendin. Në Durrës është vënë në pranga një 20-vjeçar që posedonte doza kanabisi me qëllim shitjen.
-
Elbasan, zbardhen dy vjedhje kioskash, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër (EMRAT)
6 Prill 2024, 13:14Dy vjedhje të ndodhura muajin e kaluar janë zbardhur nga policia duke çuar në arrestimin e dy personave dhe nisjen e procedimit penal për një tjetër.
-
Lushnje, një konflikt me sende të forta u parandalua ditë e djeshme ku u plagos një 29-vjeçar, arrestohet një prej autorëve
6 Prill 2024, 12:53Një konflikt mes disa personash është parandaluar nga policia ditën e djeshme. D.S., 29 vjeç u plagos lehtë me mjet prerës dhe dëmtime patën shtetasit B.B., 28 vjeç dhe F.S., 19 vjeç. Policia ndërhyri në kohë dhe mundi të kap 1 prej autorëve të konfliktit.
-
Kukës, dhunoi bashkëshorten, arrestohet 39-vjeçari, në banesë i sekuestrohet një municion luftarak
6 Prill 2024, 12:20Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës. Q.D., dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten.
-
Riaktivizohen flakët në 'Bar Lulishte Butrinti', ekspertë nga Tirana në Sarandë të hetojnë shkaqet! Qytetarët: E shkatërruan për të ndërtuar
6 Prill 2024, 11:5624 orë pas djegies që shkatërroi plotësisht godinën historike në qendër të Sarandës “Bar lulishte Butrinti” ende nuk dihen shkaqet. Ekspertiza do bëhet nga Tirana, mes dyshimeve se fshihet plan për ndërtim të ri në zonë. Pas denoncimit në Report Tv se u ndërhy me vonesë, u pezullua dhe shefi i zjarrfikësve. Flakëve i shpëtoi fatmirësisht Pema e Piperit mbjellë nga duart e Naim Frashërit
-
Shkodër, vihet në pranga 24-vjeçari, dhunoi motrën dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të
6 Prill 2024, 11:34Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pasi ka dhunuar motrën e tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të me dhunë. A.Q., u kap në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
-
Ekstradohet nga Koreja e Jugut vrasësi i taksistit në 1995! Ervin Shahini prej 13 vitesh fshihej në Seul, ishte martuar me një grua koreane
6 Prill 2024, 10:42I shoqëruar nga policia dhe nën masa të rrepta sigurie Ervin Shahini, i dënuar me burg përjetë nga drejtësia shqiptare u ekstradua mbrëmjen e djeshme nga Korea e Jugut.
-
Bulqizë, theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 31-vjeçari, ishte dënuar për shitje narkotikësh
6 Prill 2024, 10:41Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Bulqizë pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi të vënë nga Gjykata për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’.
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena
6 Prill 2024, 10:00Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena.
-
Tiranë, dhunoi ndaj bashkëjetueses, arrestohet 30-vjeçari
6 Prill 2024, 09:44Një 30-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ndërsa një 39-vjeçar u arrestua pasi kanosi me mjet prerës ish-të dashurën e tij.
-
Izolohet për 1 vit në regjimin e posaçëm 41Biss, Fatmir Pjetri, anëtari i bandës së babagjyshëve
5 Prill 2024, 21:31Fatmir Pjetri i dënuar si anëtar i bandës së babagjyshave është futur në regjimin e posaçëm 41 Biss
-
Avokat Ibraj: Alarmi i SPAK për efektivë të inkriminuar të ngrejë në këmbë strukturat e ministrisë së Brendshme! Ka drejtues policie me pasuri miliona euro
5 Prill 2024, 20:57Në raportin e publikuar një ditë më parë SPAK evidenton edhe lidhjet e krijuara me përfaqësues të policisë qoftë në nivel lokal, por dhe qendror, të cilët kanë ndihmuar grupet kriminale
-
Të moshuarit i merr flakë bombola e gazit teksa përgatiste kafen, përfundon në spital
5 Prill 2024, 19:46Një bombul gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në Lagjen ‘Beselidhja’ në Lezhë. Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë një çift të moshuarish, ku nga flaket e gazit ka marre dëmtime Shtjefen Tushi rreth 70 vjeç
-
AMP arreston policin kufitar në Portin e Durrësit, lejoi trafikun e armëve drejt Italisë (EMRI)
5 Prill 2024, 16:22Besard Xhaferri efektiv i policisë kufitare në Portin e Durrësit, është arrestuar për shpërdorim detyrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP). Sipas AMP-së efektivi 37-vjeçar, ka lejuar trafikun e armëve drejt Italisë
-
Po peshkonte me lëndë plasëse, 56 vjeçarit i gjejnë 3 kallëpë tritoli
5 Prill 2024, 14:21Një rast i peshkimit me lëndë plasëse është zbuluar nga policia e Vlorës.
-
Elbasan, arrestohet 36 vjeçari i dënuar për drogë
5 Prill 2024, 13:14Një 36 vjeçar i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike u arrestua nga policia e Elbasanit.
-
SPAK zbardh skemën si vidhen fondet publike: Paratë e korrupsionit transferohen jashtë vendit, ose në “Offshore”
5 Prill 2024, 15:52Ne raportin e fundit të SPAK, rëndësi i është kushtuar korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe skemës së pastrimit të parave që vijnë nga kjo veprimtari kriminale. Sipas SPAK, paratë publike në jo pak raste transferohen në llogari jashtë Shqipërisë, ose në juridiksione ‘Offshore”
-
KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit
5 Prill 2024, 15:51Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka pezulluar nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka duke e rikthyer për një vit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi vjen pas kërkesës së bërë nga komisioneri Publik i cili tha se prokurorit i janë gjetur problemet me profesionalizmin më dy çështje që janë referuar për hetim disiplinorë pranë ILD
-
Raporti i SPAK: Biznesmenët lokalë bëjnë lidhjet e policëve me bandat e krimit
5 Prill 2024, 15:46Punonjës të Policisë së Shtetit që janë bërë pjesë e krimit kanë shqetësuar Prokurorinë e Posaçme. Kjo është bërë pengesë për bashkëpunim në hetime, pasi ka risk të lartë dekonspirimi. Raporti i SPAK vëren se shpesh ndërlidhës të individëve të policisë me grupet kriminale janë biznesmenët.