-
Protesta tek 'Astiri', Kryemadhi: Asnjë dredhi politike, marrëveshje a pazar nuk e ndal rebelimin e qytetarëve
Me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbështetur protestën e banorëve të zonës së Astirit. Sipas saj, çdo minutë proteste kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.
24 Nëntor 2018, 17:30 -
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 21-të të protestës së tyre. I pranishëm në këtë protestë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë. Basha e cilësoi projektin e Unazës së Re, një vjedhje dhe aferë që sipas tij po merr paratë e taksapaguesve shqiptarë.
24 Nëntor 2018, 17:17 -
Protesta te Unaza e Re, banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën, nesër në orën 10:00 para parlamentit
Protesta e banorëve ka hyrë në ditën e 18-të. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ditën e sotme, protesta ka qenë e qetë dhe pa përplasje. Banorët kanë njoftuar se protesta ditën e nesërme do të zhvendoset para parlamentit.
21 Nëntor 2018, 17:13 -
Protestat tek 'Astiri', Rama: Nuk do të shpërblejmë zaptuesit! Të hapin rrugën dhe të mos bëhen gazi i botës
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë prezantimit javor të bashkëqeverisjes ka risjellë në vëmendje edhe protestat e banorëve të Unazës së Re. Sipas kryeministrit, ata që protestojnë në zonën e 'Astirit' janë zaptues të pronës publike dhe jo vetëm që kanë ndërtime pa leje në kryeqytet, por kanë edhe ndërtime të tjera pa leje në bregdet duke iu bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën.
21 Nëntor 2018, 10:37 -
Kryemadhi i bashkohet protestës tek 'Astiri': Të dëmshpërblehen banorët, kanë 22 vjet që paguajnë çdo lloj takse
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve.
20 Nëntor 2018, 10:18 -
Protesta tek 'Unaza e Re'/ Banorët përplasen me FNSH, sulmojnë kantierin e firmës private (VIDEO)
Kjo është dita e 16-të e protestës së banorëve të Astirit të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre dhe ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Protesta e sotme u shoqërua me përplasje me policinë, pasi banorët nuk pranuan të lirojnë rrugën si dhe tentuan të shkatërrojnë kantierin e firmës private. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar sërish deputetët e PD, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
19 Nëntor 2018, 17:03 -
'Unaza e Re', protesta e banorëve të 'Astirit' zhvendoset tek ish-sheshi 'Shqiponja': Shtëpia mbrohet me jetë
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin: Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë. Ata kanë marshuar për disa minuta drejt ish-sheshit Shqiponja dhe lëvizja e makinave u rëndua për shkak të protestës. Banorët mbanin në duar flamuj të SHBA-ve dhe ato kombëtarë.
18 Nëntor 2018, 11:34 -
Protesta tek Unaza e Re, banorët 'zaptojnë' rrugën: Nëse s’ka përgjigje, nesër bllokim pa afat
Banorët kërkojnë dëmshpërblim dhe kundërshtojnë opsionin e ofruar nga Bashkia Tiranë për të marrë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar. Ata paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën pa afat ditën e nesërme nëse nuk do të ketë një përgjigjie. Policia ndodhet në zonën ku po protestohet dhe po ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen, por shumë makina janë kthyer pas.
17 Nëntor 2018, 17:35 -
'Unaza e Madhe'/ Banorët e 'Astirit' vijojnë protestën tek sheshi 'Shqiponja'
Banorët e "Astirit" vijojnë të protestojnë kundër projektit të zgjerimit të "Unazës së Madhe". Këtë të shtunë, ata janë konfliktuar me disa punonjës bashkiakë pasi këto të fundit kanë tentuar të heqin shtylla dhe objekte të tjera në kuadër të projektit.
17 Nëntor 2018, 10:37 -
VIDEO-FOTO/Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri, mesazh për protestuesit e 'Unazës': Do shikojmë interesin e shumicës
Gjatë fjalës së tij, Veliaj kishte një mesazh edhe për protestën e banorëve të Unazës së Re. Kryebashkiaku theksoi se qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin, ndërsa shtoi se projekti nuk do të ndahet.
16 Nëntor 2018, 19:40 -
Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë
Veliaj shpreh mirënjohjen për policët e bashkisë për qytetarinë e treguar, sikurse thotë ai, përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit. Ai u uron shërim të shpejtë 7 efektivëve që u lënduan, ndërsa shprehet i vendosur i vendosur për vijimin e projektit.
15 Nëntor 2018, 14:15 -
'Unaza e Re'/ Përplasje para Bashkisë, banorët hedhin molotov dhe tymuese, lëndohen 7 policë (VIDEO)
Banorët e "Astirit" kanë vijuar për të 12-ën ditë me radhë protestën kundër prishjes së banesave të cilat preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe". Edhe sot ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës ku pati përplasje me policinë bashkiake. Protestuesit hodhën molotov dhe tymuese, ndërsa tentuan të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë.
15 Nëntor 2018, 11:24 -
Protesta e banorëve të Unazës së re, flasin qytetarët: Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës domosdoshmëri
Ndërkohë që banorët e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe protestojnë, qytetarët e kësaj zone shprehen se zgjerimi i rrugës është e vetmja mënyrë për shmangien e trafikut. Banorët e kësaj zone deklarojnë se cdo ditë përballen me një trafik gangrenë, ndërsa shohin ndërhyrjen në infrastrukturë si të vetmen mundësi.
14 Nëntor 2018, 18:42 -
Protesta/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë sërish rrugën dhe djegin goma, Basha: Shtëpitë janë vija e kuqe
Prej orës 17:00 deri rreth orës 18:00 Unaza e Re ishte e bllokuar, ndërsa banorët dogjën goma në shenjë proteste kundër vendimit. Ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ndërsa paralajmëruan se protesta do të vijojë me përshkallëzim deri në tërheqjen e projektit që prish banesat e tyre.
14 Nëntor 2018, 16:57 -
Protesta për ‘Unazën e Re’/ Veliaj: Jemi votuar për të zgjidhur problemet e qytetit, jo të PD-së
Bashkia e Tiranës do të ofrojë 3 vite bonus qiraje për të gjithë ato familje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga fabrika e miellit deri te dogana. Veliaj ka konfirmuar se familjet që preken nga ky projekt do të trajtohen nga programet sociale, duke iu siguruar fillimisht bonus qiraje për tre vite. Veliaj tha gjithashtu se 99.9 % e qytetarëve duan që projekti të bëhet. Banorët protestuan dhe tentuan të futen me forcë sot në bashkinë e Tiranës.
13 Nëntor 2018, 13:12 -
Protesta/ Banorët e ‘Unazës së Re’ tentojnë të hyjnë me forcë në bashkinë e Tiranës
Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” protestuan për rreth një orë. Fillimisht ata bllokuan rrugën, ndërsa më pas tentuan që të hapin derën e hekurt me forcë për të hyrë në bashki.
13 Nëntor 2018, 10:54