-
607 afganë akomodohen në Shqipëri, strehohen në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Nisin 'plazhin' në Shëngjin! Sot mbërritën në Rinas 150 refugjatë
150 qytetarë afganë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ministria e Jashtme njoftoi se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Burime bëjnë me dije se edhe në qytetin e Lezhës, pas mesnate janë akomoduar 150 refugjatë e afganë në një resort në Shëngjin.
30 Gusht 2021, 08:38 -
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri! Shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës! Rama: Shpëtuan nga lufta! Mikpritja jonë flitet me admirim nga ndërkombëtarët
Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me 182 afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës
29 Gusht 2021, 09:31 -
Afganët në Shqipëri/ Rama i takon në hotelet në Durrës, u jep dhurata fëmijëve: Ia dolët...tani filloni të mësoni shqip! Afgania: Erdhëm nga ferri në parajsë
Me dhurata në duar, kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani, të strehuar në hotelet në Durrës, pasi mbërritën në vendin tonë mëngjesin e sotëm. Një prej grave afgane tha se i duket sikur kanë ardhur nga ferri në parajsë. Ndërsa shprehu mbështetjen e tij për ta, gjatë shpërndarjes së dhuratave, Rama u sugjeroi fëmijëve që të mësojnë shqip.
27 Gusht 2021, 18:05 -
Shqipëria dënon sulmin terrorist me bilanc tragjik në Kabul, Xhaçka: Të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e aleatëve afganë
Sulmi terrorist në Kabul, ku ndodhën 2 shpërthime duke sjellë një bilanc tragjik me mbi 60 të vdekur dhe shumë të plagosur, është dënuar nga Shqipëria. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka teksa ka dënuar sulmin, thotë se vendi jonë mbetet i përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e bashkëpunëtorëve afganë.
26 Gusht 2021, 20:32 -
-
LISTA e plotë shteteve që kanë evakuuar më shumë qytetarë nga 'duart e talebanëve'
19 Gusht 2021, 08:19 -
Dronë e radarë në Bypass e Vlorës për parandalimin e aksidenteve, ecnin me shpejtësi skëterrë nga 150 deri në 170 km/h, gjobiten 9 emigrantë! Gjobiten 11 drejtues mjetesh nga 25.000 lekë
Në Bypass-in e Vlorës vijojnë kontrollet me radarë dhe dronë për parandalimin e aksidenteve. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas.
14 Gusht 2021, 19:32 -
Nuk ka 'paqe' në Turqi, pas 'luftës' me zjarret të paktën 27 viktima shënohen nga përmbytjet! Autoritetet: Një tragjedi si kjo nuk është parë në 100 vite
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shumta dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë Turqinë dy ditët e fundit. Ndërkohë që një person rezulton të jetë ende i zhdukur.
13 Gusht 2021, 09:37 -
Vaksinimi kundër COVID/ Pfizer, jo më vetëm për disa kategori të caktuara, mund ta bëjnë të gjithë! Qytetarët për Report Tv: Do të vaksinohemi
Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin Pfizer për tu vaksinuar ndaj COVID 19, duke u drejtuar në Qendrat Shëndetësore. Bruna Shiroka, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Tiranë na thotë se nuk ka më kritere dhe qytetarët mund të përzgjedhin vaksinën që duan.
12 Gusht 2021, 13:57 -
-
‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze
9 gushti ishte afati i fundit për krerët e opozitës për deklarimin dhe justifikimin e të gjitha pasurive të grumbulluara gjatë karrierës politike duke përfshirë edhe fëmijët. Ja si Berisha me fëmijët e tij, Kryemadhi dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin për pasuri magjepsëse. Pasuritë e plota që nga viti 1990
11 Gusht 2021, 17:22 -
Rekord infektimesh me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 562 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë
Një numër rekord infektimesh me COVID-19 është regjistruar ditën e sotme në Kosovë. Si rezultat i 5.272 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 562 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë.
10 Gusht 2021, 15:19 -
-
Talibanët mbyllin mediat e pavarura në Afganistan
Grupi militant ka mbyllur me forcë dhjetëra stacione lokale të radios, gazeta e televizione në qarqet që ka marrë nën kontroll, që prej se forcat e huaja ushtarake, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, nisën tërheqjen nga Afganistani më 1 maj.
6 Gusht 2021, 10:36 -
-
Europa e 'pushtuar' nga zjarret! Në Turqi shkon në 6 numri i viktimave! Evakuohen 4 fshatra në Greqi! Flakët jashtë kontrollit në Catania të Italisë, 170 persona shpëtohen nga deti
Turqia, Greqia dhe Italia janë në gjendje alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë hapësira të tëra, duke djegur gjithçka gjejnë përpara. Në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 6, si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone.
31 Korrik 2021, 15:30 -
-
Abuzimi II/ Ismail Kadiu i ‘uniformave të policisë’ fitoi me pa të drejtë edhe tenderin 900 mijë USD për uniformat e burgjeve, ja si ‘avulluan’ 170 mijë USD
Një nga operatorët që fitoi tenderin me vlerë 27 milionë USD për uniformat e policisë për të cilin SPAK arrestoi 9 zyrtarë, ka fituar sipas KLSH në mënyrë abuzive edhe tenderin për uniformat për drejtorinë e burgjeve, komisioni i vlerësimit të ofertave në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara duhet të shpallte fituese kompaninë me ofertë 170 mijë USD më të ulët
28 Korrik 2021, 18:07 -
Bie me 6 metra niveli i ujit në Fierzë, shkak thatësira! Po prodhon 460 megavat orë energji në ditë
Temperaturat e larta dhe thatësira në këto muaji të nxehtë po ulin prurjen ditore në liqenin e Kukësit. Sipas të dhënave ato nuk i kalojnë 170 metër kub ujë në sekondë, ndërkohë që niveli i ujit ka zbritur me 6 metër mbi nivelin e detit krahasuar me dy javë më parë
22 Korrik 2021, 20:35 -
Me shpejtësi deri në 170 km/h, të dehur dhe pa patentë, arrestohen 11 shoferë! Gjobiten 1734 drejtues mjetesh
11 shoferë janë arrestuar nga policia, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu policia ka pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Sakaq janë gjobitur 1734 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
18 Korrik 2021, 17:04 -
1 litër naftë 15 lekë më shumë se në vitin 2020, dështon protesta e njoftuar për çmimin e naftës! Ekspertët: Tregu ndërkombëtar shkak për rritjen
Rritet me 15 lekë më shumë se një vit më parë ccmimi i një litri naftë në vendin tonë. Sipas ekspertëve shkak për këtë është dalja nga izolimi dhe shtrenjtimi i naftës në tregjet ndërkombëtare.
15 Korrik 2021, 17:45