-
Gjykata e Tiranës rrëzon sërish FSHF, 2 vendime që i anulojnë zgjedhjet Dukës! S'ka Asamble më 2 mars, shpallen nul të gjitha vendimet e organeve drejtuese
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar serish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën për çështjen e zgjedhjeve të 2 marsit. Gjyqtari Flamur Kapllani pranuar një kërkesë tjetër për sigurim padie duke i bërë 2 vendimet e Gjykatës për anulim të datës së zgjedhjeve dhe vendimeve të marra deri më tani nga Duka dhe organet e tjera të FSHF.
21 Shkurt 2022, 14:51 -
FSHF kundër gjykatës, federata s'pyet dhe bëhet gati për zgjedhjet e 2 marsit! Duka rrezikon burgun
FSHF është e bindur të zhvillojë zgjedhjet e 2 marsit për president në kundërshtim me vendimin e gjykatës së Tiranës. Ky veprim mund ta çojë kreun e saj Armand Duka prapa hekurave pasi shkelja dënohet deri në 3 vite burg.
19 Shkurt 2022, 13:21 -
Nëse zhvillon zgjedhjet në FSHF Armand Duka rrezikon deri në 3 vite burg! Rasti me ish-presidentin e Federatës spanjolle, 'miku' i arrestuar Vijar
Armand Duka ka shpërfillur vendimin e Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit. Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit, Armand Duka ka zhvilluar dje aktivitet në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë.
18 Shkurt 2022, 11:17 -
Kosovë/ 508 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 8,685 raste aktive me COVID! Shërohen 1,281 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë njofton se 1,281 persona janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 212,303 prej fillimit të pandemisë. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 8,685 raste aktive me COVID
16 Shkurt 2022, 15:39 -
Bie numri i infektimeve, 793 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 16 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,548 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 14,502 raste aktive me COVID ndërsa 1,548 qytetarë janë shëruar.
5 Shkurt 2022, 18:27 -
1,164 të infektuar me koronavirus dhe 9 viktima në 24 orët e fundit! 23 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,987 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarë të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe rritje të numrit të viktimave.
2 Shkurt 2022, 18:20 -
Kurti intervistë për VOA: Marrëveshja me Serbinë brenda mandatit të qeverisë sime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se shpreson për një marrëveshje me Serbinë brenda mandatit të qeverisë së tij, që përkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij të Komisionit aktual evropian.
24 Dhjetor 2021, 19:13 -
I kishte fshehur në makinë, shqiptari kapet me mbi 320 mijë euro në kufirin që lidh Italinë me Slloveninë! U zbuluan nga qentë nuhatës
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane duke kaluar kufirin me Sllovenin, me rreth 320 mijë euro cash të fshehura në automjetin e tij, të ndarë në 38 pako
22 Dhjetor 2021, 13:30 -
Kosovë/ Asnjë viktimë nga COVID-19, regjistrohen 16 raste të reja në 24 orë
Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronaviruisi. Si rezultat i 1.424 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 16 qytetarë.
2 Dhjetor 2021, 15:38 -
30 mijë euro për të 'larë' imazhin! Si u zbulua grupi kriminal pas ekzekutimit të shqiptarit! Publikohet fotoja e kreut të bandës që falsifikonte dokumente
Mësohet se kjo organizatë kriminale, merrte 30 mijë euro për çdo pajisje me dokumente greke. Ata arritën të “pastronin” disa kriminelë, kryesisht shqiptarë, duke i bërë grekë, duke u dhënë karta ID të reja si dhe pasaporta. Fitimet e organizatës kriminale, e drejtuar nga një oficer i policisë greke dhe 34 efektivë të tjerë, 10 prej të cilëve të arrestuar, kanë kaluar 5 milionë euro në tetë vitet e fundit.
2 Dhjetor 2021, 10:20 -
Greqi/I dhanë identitet të rremë shqiptarit të vrarë në Athinë, shkatërrohet grupi që kamufloheshin si shqiptarë me rekorde kriminale
9 oficere policie, 1 zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë ranë në prangat e policisë pas një operacioni ku dyshohej se ndryshoheshin identitetet e shqiptarëve me rekorde të rënda kriminale.
2 Dhjetor 2021, 01:15 -
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.
30 Nëntor 2021, 16:09 -
Kosovë/ 8 të infektuar në 24 orët e fundit! Pas disa ditësh shënohet 1 viktimë! 320 raste aktive me COVID
Krahasuar me një ditë më parë, kemi rritje të rasteve pasi dje u regjistruan 2 të infektuar. Sa i përket viktimave, pas disa ditësh me radhë që nuk kishte fatalitete sot u regjistrua një i vdekur. Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë se në 24 orët e fundit 9 qytetarë janë shëruar, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 320.
30 Nëntor 2021, 15:07 -
Përfundon në gjyq ish-kandidati për deputet i LSI! SPAK: U provua se Etjon Joka dha para për të blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit
SPAK ka përfunduar hetimet për Etion Jakën, kandidat për deputet i LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë dhe akuzohet për ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’. Dosja tashmë ka kaluar për gjykim në GJKKO
26 Nëntor 2021, 09:59 -
Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre! Nënkryetarja e Shkupit: Dyshohet edhe për kontrabandë nafte
Sipas hetuesve me rëndësi është të vërtetohet nëse zjarri, që i mori jetën 45 personave, ndodhi para apo pas aksidentit. Ka nisur puna pë pezullimin e licencës të “Besa Transit” pasi u mësua se nuk ka pasur licensë për autobusin për udhëtime ndërkombëtare. Shkak i zjarrit që shpërtheu pas aksidentit të autobusit në Bullgari, dyshohet se mund të ketë qenë prania e 30 mijë fishekzjarrëve.
24 Nëntor 2021, 10:00