-
Prokurori i Vangjush Dakos dhe Avdylit para vettingut në 12 qershor
Prokurori i dosjes 339 dhe 339/1 Vladimir Mara që po heton Vangjush Dakon dhe grupin e Avdylit, pritet të dalë para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit në datën 12 qershor ku do të njihet me gjetjet e anëtarëve të këtij komisioni.
10 Qershor 2019, 19:59 -
Përgjimet e Dakos nuk frymëzuan protestën, pjesëmarrja më e vogël se herën e kaluar (VIDEO)
Në përgjimet e tabloidit gjerman Bild të publikuara nga dosja 339, që rrodhën nga prokurorët, pretendohet përfshirja e Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit në vjedhjen e votave teksa bisedon me një nga anëtarët e fisit Avdylaj.
9 Qershor 2019, 11:25 -
Presidenti anulon zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi: Kam dy javë që nuk flas me Metën
Në një prononcim për gazetarët në nisje të protestës së tetë kombëtare të opozitës joparlamentare kundër qeverisë, Kryemadhi tha se ka qenë në Itali ku i është nënshtruar një operacioni dhe se prej dy javësh nuk ka pasur asnjë komunikim me Metën
8 Qershor 2019, 19:35 -
'Në 2013 kishe krah të djathtë Jasin Avdylin'/ Duka-Dakos: E ke fundin afër
Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Repolitix', kryebashkiaku Vangjush Dako tha se gjatë gjithë fushatës në vitin 2013, Agron Duka ka pasur si krah të djathtë Jasin Avdylin. Ndërkaq ka reaguar Dako, duke thënë se fundi i Dukës është afër.
8 Qershor 2019, 14:33 -
Gazetari i Bild, gjermani që mbërthyen mes dashurisë dhe urrejtjes në Tiranë
Peter Tiede, gazetari gjerman i Bild-it është dashuria dhe urrejtja e re në Tiranë. Por ndryshe nga sa ndodh zakonisht në Ballkan, dashuria është bërë e zhurshme, kurse urrejtja ka veshur papuçe për të mos bërë zhurmë.
8 Qershor 2019, 10:09 -
Paloka: Rama është i detyruar të mbrojë Dakon, se ndryshe e merr krimi me vete
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama ka dërguar kryeprokuroren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela të varrosin dosjen 339, por falë gazetës gjermane ‘Bild’ plani i tyre u hodh në erë.
7 Qershor 2019, 21:32 -
Rama: Dosja 339 është mbajtur në sirtar për ditë të zeza! Gazetës gjermane i ka shkuar llokum
Socialistët prezantuan ditën e sotme kandidatin e për kryetar bashkie në Kuçovë, Kreshnik Hajdarin. Kryeministri Edi Rama u ndal të fliste për publikimin e audio-përgjimeve në tabloidin gjerman 'Bild'. Rama tha se ato duhet të ishin hetuar me kohë por janë ruajtur në sirtar për ditë të zeza.
7 Qershor 2019, 19:24 -
Çështja Dako/ Rama: Prokuroria reagim të vonuar! PD bën gjyqe publike
Kryeministri Edi Rama është ndalur që të komentojë edhe deklaratën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mbi dosjen e përgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane "Bild". Ai e ka cilësuar këtë reagim si të vonuar, në një kohë kur "vendi po ziente" me lajme të tilla. Rama ka theksuar Partia Demokratike po bën gjyqe publike, pa u bazuar në fakte apo prova, pasi sipas tij, mbi bazën e këtyre përgjimeve nuk mund të dilet në përfundimin që kryebashkiaku Vangjush Dako është fajtor.
7 Qershor 2019, 17:20 -
Çfarë ka brenda 624 CD-ve?! Përgjimet e publikuara tek VOA i zbardhi Hajdarmataj tre ditë pasi mori në dorë '339-ën'
Për herë të parë Donika Prela zbuloi se në dosje nuk ka vetëm audio-përgjime, por edhe video (115). Përgjimet më të mëdha janë kryer në vitin 2018, plot 479 CD dhe kanë vijuar edhe në vitin 2019, ku Prela tha se janë 35 CD.
7 Qershor 2019, 16:33 -
Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela: '339' dosja më e madhe në historinë e prokurorisë shqiptare. 74 persona në hetim, numri pritet të rritet. Nxjerrja e sekretit hetimor tek "Bild" - Prela: Një prokuror po heton rrjedhjen e informacion. Nuk janë në hetim prokurorët aktual të dosjes (Vladimir Mara dhe Dritan Premçi). Në total. dosja ka 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD, të cilat nuk ishin transkriptuar deri në tetor 2018 kur dosjen e kishte pasur në dorë Besim Hajdarmataj. 1 muaj pasi i kaloi prokurorëve aktualë, u nxorrën 44 masa arresti me burg dhe u zgjeruan hetimet. HISTORIKU i dosjes: E nisi Anton Martini me 2 OPGJ, tashmë e kanë 2 prokurorë me 11 oficerë.
7 Qershor 2019, 13:29 -
Kush i nxori përgjimet e dosjes 339? Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës: Po e kaloj pa përgjigje...
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj gjatë konferencës për mediat ku doli sot për të njoftuar goditjen e rastit të kontrabandës së makinave u pyet edhe për hetimet e nisura për nxjerrjen e sekretit hetimor për dosjen 339 pas përgjimeve që u publikuan nga gazeta gjermane 'Bild'.
7 Qershor 2019, 11:58 -
Përgjimet/ Rama: Vangjush Dako i lirë të hetohet! Dosja 339 e mbajtur në sirtar për shantazh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' një ditë pas vizitës së liderit demokrat Lulzim Basha në Berlin. Nga studio e 'Real Story' kreu i qeverisë deklaroi se dosja 339 është mbajtur në sirtar për shantazh, duke shtuar se Vangjush Dako tashmë është njeri i lirë dhe mund të hetohet deri në fund.
6 Qershor 2019, 21:43 -
Akuzat e Lulzim Bashës, si pasqyrë e së shkuarës së tij
Pas gjashtë vitesh në krye të Partisë Demokratike, imazhi i Lulzim Bashës duket se ka ende problemet fillestare të marrjes së postit. Zgjedhja e tij në krye të partisë më të madhe opozitare, në mos emërim nga paraardhësi, duket se ka qenë një hap i pamenduar gjatë.
6 Qershor 2019, 20:34 -
Ademi-Ramës: Deri të shtunën livadhis i lirë, pastaj numrin e qelisë zgjidhe vetë
Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Cërrik ku tha se Shkodra ka degraduar ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryebashkiakes Voltana Ademi. Sipas Ademit, "baltoja" e figurës së saj nga Rama ka një mesazh të fshehtë: përpjekja për t'u fshehur nga përgjimet e publikuara nga "Bild".
6 Qershor 2019, 20:10 -
Meta kundër Prokurorisë: Mos i mbyllni gojën medias për përgjimet e Bild
Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila një ditë më parë urdhëroi ndalimin e publikimit akteve të dosjes 339/1 përmes shtypit apo çdo lloj forme tjetër. Sipas tij, në urdhri i tillë është i papranueshëm, pasi intimidon median e lirë.
6 Qershor 2019, 18:12 -
Publikimi i audio-përgjimeve/ Prokuroria bën një hap pas: Nuk kemi qëllim kufizimin e lirisë së medias
Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron urdhrin e një dite më parë për ndalimin e publikimit në media të përgjimeve të dosjes 339 pasi kjo e fundit vijon të jetë në proces hetimor. Në deklaratën e firmosur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi thuhet se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cenimin e lirisë së mediave.
6 Qershor 2019, 18:09