Minutë pas minute
-
Bota
08:12
Lufta në Ukrainë/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy
Dronët rusë goditën një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e vijës së parë të Chasiv Yar në rajonin e Donetsk të enjten, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë, thanë prokurorët, ndërsa një person tjetër u vra në një sulm me dron në rajonin Sumy, thanë autoritetet lokale.
-
Bota
08:01
Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump
Ministrat nga qeveria kanadeze e Justin Trudeau udhëtuan në Florida të enjten për bisedime me ekipin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump , ndërsa Otava po përpiqet të shmangë një luftë tregtare të afërt me Uashingtonin.
-
Bota
07:43
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
Megjithatë, provat gjithnjë e më të mëdha sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines, i cili po frutonte nga Bakuja drejt Groznit, kryeqytetit të rajonit rus të Çeçenisë, mund të jetë goditur nga një raketë e një kundërajrori që po mbrohej ndaj gjoja një sulmi ukrainas me dronë në Çeçeni, para se ta kalonte Detin Kaspik dhe të rrëzohej afër Aktaut në Kazakistan, duke i lënë të vdekur 38 udhëtarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
- Opinion
-
Politikë
23:08
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri komenton në Report Tv edhe nisjen e hetimit për Belind Këlliçin. Valteri thotë se Këlliçi është i implikuar edhe me bursat call center
- Bota
- Politikë
-
Politikë
22:35
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
Shtohen Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë. Nga 9 anëtarë që kishte më parë, tani ky Këshill do të ketë 11 anëtarë, që janë ministrat e kabinetit qeveritar, bashkë me Kryeministrin dhe kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
- Politikë
- Politikë
-
Politikë
22:01
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, teksa janë miratuar propozimet për përfshirjen e tyre, duke i akorduar një pension që është sa dhjetëfishi i masës së pensionit social.
- Politikë
- Politikë
-
Politikë
21:41
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv u bë ‘bilanci’ politik i vitit 2024, që shënjoi një prej ngjarjeve edhe më të rëndësishme, izolimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, pasi nuk respektoi masën detyrim paraqitjeje në dosjen e aferës ‘Partizani’.
-
Kosova & Rajoni
21:17
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut; Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore u mbyllën ditën e sotme
-
Bota
21:10
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
Qeveritë në Estoni dhe Finlandë thanë në dy njoftime të ndara se do të mblidhen për takime të jashtëzakonshme të enjten, ndërsa hetuesit estonezë dhe finlandezë po përpiqen të zbulojnë se kush qëndron pas dëmtimit të një kablloje elektrike në Detin Baltik që lidh të dyja këto vende
- Sport
- Kosova & Rajoni
- Ekonomi
- Bota
- Politikë
- VIP & Spektakël
-
Politikë
20:01
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
Rasti i 2-vjeçarit me tumor i cili priti mbi 10 ditë në spital derisa Ministria e Shëndetësisë siguroi ilaçin ‘Actinomycin D’ që mungonte për kimioterapinë, sipas Partisë së Lirisë, është dëshmi se qeveria nuk tregon vëmendjen e duhur për shëndetin e qytetarëve.
- Politikë
- Opinion
- Bota
- Kronikë
- Politikë
- Bota
- Bota
-
Kronikë
19:15
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
Avokati Idajet Beqiri, i cili ka kallëzuar Belind Këlliçin në SPAK, në një intervistë për Report Tv jep detaje nga ky kallëzim dhe dy akuzat që rëndojnë ndaj tij. Të gjitha shkeljet e Këlliçit, avokati thekon se janë të bazuara me prova dhe se ai rrezikon maksimumi deri në 6 vite burg për këto dy akuza.
- Bota
- Kronikë
-
Bota
18:37
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, mësohet se ishte në aeroportin e Sanaa të Jemenit, kur aeroporti u godit nga sulmet ajrore izraelite ditën e sotme.
- Sport
-
Politikë
18:17
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
Debati në ‘Studio Live’ trajtoi sot edhe temën e sondazhit në Report TV për zgjedhjet e 11 Majit 2025, Kodin Zgjedhor dhe listat e hapura.
-
Bota
17:59
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
"Po humbas kontrollin”, ky thuhet të ketë qenë një nga mesazhet e fundit të politit para se avioni “Embrear” të rrëzohej në Kazakistan në ditën e Krishtlindjeve, ku humbën jetën 38 pasagjerë.
-
Politikë
17:56
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
Të ftuar të gazetarit Arbër Hitaj kanë qenë avokati Zaçe Islami, anëtarja e PD, Alesia Balliu dhe gazetari Anri Bala, për dy nga çështjet e ditës, thirrjen në SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-deputetit të PD, Belind Këlliçi.
- Ekonomi
- Politikë
- Lifestyle
-
Bota
17:19
Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare
Kompanitë ruse kanë filluar të përdorin bitcoin dhe kriptomonedha të tjera për pagesat ndërkombëtare, një lëvizje që ka ardhur pas ndryshimeve legjislative që e mundësojnë këtë praktikë, me qëllim për të anashkaluar sanksionet perëndimore
- Bota
- Bota
- Kultura
- Bota
- Kronikë
-
Politikë
16:33
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga mbledhja e Këshillit Bashkiak foli për marrjen në pyetje për 5 orë nga SPAK për hetimin pasuror. Veliaj, e cilësoi situatën një "kurth të sajuar", duke thënë se është denoncuar nga një person i quajtur Nesti Angoni, që sipas tij nuk ekziston.
- Bota
-
Sociale
16:30
Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes! Hetime dhe për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
Pasditen e së enjtes, vendgrumbullimi i mbeturinave sërish është përfshirë nga flakët, ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë duke shkuar në vend për t’i lokalizuar dhe shuar flakët.