-
Rihapet çështja e kontrollit të PD! Gjykata e Tiranës pranon ankimin e Alibeajt për vendimin e gjyqtarit Zhukri që njohu 'Rithemelimin' e Berishës! Gjithçka vendoset në Apel
Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.
22 Prill 2022, 13:39 -
Mero Baze: Për të kuptuar turravrapin e Berishës mbi Alibeajn
Përplasja fizike e Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit, nuk është përpjekje për t’u dukur i fortë. Për fat, as Alibeaj nuk u përpoq të tregonte muskujt, pasi tani do të ishim “duke qarë”, se si mund të hiqet zvarrë një plak i moshuar.
21 Prill 2022, 19:25 -
Berisha shtyu Alibeajn në Foltoren e Kuvendit, Kim: Sulme të tilla i përkasin të shkuarës që nuk duhet të përsëritet! Ish-kryeministri: Pozicion qesharak i guvernatores
Incidenti i sotëm në Kuvend, ku Sali Berisha mori forcërisht Foltoren e Kuvendit duke shtyrë kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë edhe vëmendjen e zyrave diplomatike në vendin tonë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër duke thënë se ditët e sulmeve dhe kërcënimeve i përkasin të shkuarës dhe nuk duhet të përsëriten.
21 Prill 2022, 16:36 -
Negociatat për Presidentin, Rama ndërpret ëndrrën për deputetët, majtas e djathtas: S’flasim as me Saliun e vdekur! Nëse e zgjidhni në krye ne ndërpresim çdo marrëdhënie me ju! Berisha: Ka frikë nga unë
Që prej ditësh kur Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë kaq i drejtpërdrejtë. Duke folur në sot në seancë plenare për negociatat për Presidentin e Republikës, Rama tha se ‘PS nuk do të flasë në asnjë moment dhe do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse ato zgjedhin në krye Sali Berishën.
21 Prill 2022, 11:44 -
Negociatat me PS për Presidentin, dështon mbledhja e grupit të PD! Berisha-Alibeajt: Je i përzgjedhuri i Ballës, as Rama s'të përfill! Kreu i grupit: S'ke asnjë rol në parti, vjen bën zhurmë
Pas mbledhjes, ish kryeministri Sali Berisha foli para mediave duke thënë se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këto të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn. Nga ana tjetër, Alibeaj i konsideroi debatet e Berishës si 'zhurmë'. Për diskutimet për Presidentin e ri, Alibeaj tha se do të ketë një mbledhje tjetër ku do të merret mendimi i të gjithë deputetëve e më pas do të dilet me një qëndrim të sintetizuar.
21 Prill 2022, 09:37 -
PS s’përjashtoi Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’, falë tyre mban karrigen e kryeministrit
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste për mos përjashtimin e Ornaldo Rakipit nga grupi i PS pas babai i tij Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Sipas
19 Prill 2022, 15:45 -
PS i ftoi në negociata për emrin e Presidentit, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme! Alibeaj: Do konsultohem me grupi parlamentar, të mos e zgjidhet me shumicë të thjeshtë
Deputeti Fatmir Mediu, kryetar i grupit Parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’ tha nga selia e Kuvendit se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet me konsesnus dhe jo me ndarje politike.
19 Prill 2022, 11:43 -
A e bashkon dot Enkelejd Alibeaj PD-në? 10 pika ku ai avantazhohet dhe disavantazhohet
Kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj ka bërë publike platformën e tij për bashkimin me PD duke patur mbështetjen e 31 deputetëve nga 51 që ka grupi parlamentar, pa Sali Berishën e përjashtuar. Ka arritur të ketë shumicën mbështetëse në grupin parlamentar por jo të mbështetësve në bazë. Por a mund të jetë kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, ai që mund të pajtojë dhe bashkojë Partinë Demokratike?
18 Prill 2022, 11:11 -
Bardeli reagon sërish për platformën e Alibeajt: Nuk firmosa asgjë, të mblidhet me urgjencë grupi parlamentar
Deputetja Greta Bardeli ka reaguar për draftin e platformës së bashkimit të demokratëve, të propozuar nga Enkelejd Alibeaj duke thënë se nuk ka firmë nga ana e saj ndërsa theksoi se qëndrimi i saj është publik. Deputetja e PD thotë se nuk është bërë asnjëherë pishman dhe po bëhen lojëra fjalësh duke përmendur edhe emrin e saj.
18 Prill 2022, 11:10 -
Berisha 'non grata', Alibeaj: SHBA ka ftuar disa deputetë të PD në Washington
Enkelejd Alibeaj tha se është në dijeni se një pjesë e deputetëve të PD kanë ftesë për të shkuar në Washington. Kjo ftesë vjen në një kohë kur Partia Demokratike rrezikon të kontrollohet nga Sali Berisha, një person i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë.
16 Prill 2022, 11:19 -
30 deputetë pro platformës së bashkimit të PD, mes tyre Basha, pendohen Bardeli dhe Mziu! Salianji, Duma e Zhupa kundër! Rithemelimi: Koha e pengjeve mbaroi! Alibeaj: Ndiqni verbazi 'idhujt'
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj publikoi sot listën e deputetëve që përkrahin platformën e tij për bashkimin e PD. Ai pranoi se disa deputetë propozuan që në planin e bashkimit të përfshihej ndalimi i rikandidimit të Lulzim Bashës për kreun e PD ndërsa 6 pikat u refuzuan nga deputetë si Ervin Salianji, Grida Duma e Ina Zhupa.
16 Prill 2022, 10:44 -
Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkimin e PD s’gjen dakordësinë e grupit: S’është gjithëpërfshirëse, të shtojmë elemente të tjera
Propozimet e nxjerra ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj, si një draft-platformë për zgjidhjen e krizës në PD, ka hasur kundërshtinë e një pjese të madhe të deputetëve të PD-së
15 Prill 2022, 19:56 -
'Falen' 8 deputetë, Berisha mbetet i përjashtuar! Alibeaj gati platformën e bashkimit të PD: Të zhbëhet vendimi për shkarkimet dhe pezullimet nga grupi parlamentar
Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë gati një platformë me 5 pika dhe 2 hapa për bashkimin e demokratëve, Në platformë thuhet se grupi i PD i bën thirrje anëtarëve të reflektojnë e të heqin dorë nga pozicionimet i përçarëse. Në platformë thuhet se anëtarët e Grupit të PD të përjashtuar apo pezulluar në 12 janar të kthehen në grup.
15 Prill 2022, 12:01 -
Akuzat e opozitës pas raportit të DASH, Rama ironi me PD: Opozitëra! Është copy paste e vitit të shkuar, s’reflekton arritjet
Kryeministri Rama i është përgjigjur me ironi dy grupimeve në PD që më herët thanë se DASH përmes raportit vjetor konfirmoi akuzat e tyre për përhapje të korrupsionit. Sipas Ramës raporti më i fundit i DASH është kopje e një viti më parë, aq sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit për Shqipërinë.
13 Prill 2022, 19:57 -
Berisha 'zapton' zyrën e Bashës, s’tërhiqet nga Kuvendi i 30 prillit, sulmon Alibeajn: Po merr në telefon bazën e PD dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë
Nga zyra e Bashës, Berisha nisi punën për përgatitjen e Kuvendit të 30 prillit duke mos reflektuar asnjë nga kërkesat e Alibeajt për mundësinë e bashkimit të PD. Madje ai sulmoi Alibeajn të cilin e akuzoi se po i bën presion bazës e po punon kundër bashkimit të partisë.
13 Prill 2022, 18:24 -
'Në mbledhjen e grupit të PD, të gjithë kundër qëndrimit përçarës të Alibeajt', Pampuri i përgjigjet Nokës: Gënjeshtër që s'ndihmon në bashkimin e demokratëve
Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri u përgjigj duke i konsideruar deklaratat e Nokës si gënjeshtra, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme. Sipas Pampurit, deklarata të tilla nuk i ndihmojnë bashkimit të demokratëve.
13 Prill 2022, 13:55