-
Debati për zgjedhjen e tij në Autoritetin e Dosjeve, Simon Miraka në Report Tv: Jam propozim i shoqatës të ish përndjekurve! Kam aprovimin e socialistëve, Alibeaj-Bardhi kundër
Emri i Simon Mirakës u vu në qendër të debatit politik të palëve, kur në Kuvend mazhoranca tha se nuk do ta kalonte në seancë plenare deri në momentin kur do t’i hiqet nga emrat e propozuesve të tij firma e Sali Berishës.
2 Qershor 2022, 18:23 -
Presidenti, deputeti Gështenja në Report Tv: Do të jetë njeri i besuar i Ramës! PD do të ridepozitojë kërkesën për komision hetimor për investimet strategjike
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, në Report-Tv, foli rreth përpjekjeve të grupit parlamentar në zgjedhjen e presidentit të ri si dhe çfarë pritet në raundin e 4-të.
1 Qershor 2022, 14:59 -
Debat te 'Ligjet'/ Alibeaj: Jeni kthyer në Ministri Huamarrëse! Rakacolli: Nuk po bëjmë lojë kungulleshkash, mjekët dhe infermierët nuk ikin në Gjermani vetëm për rrogën
Shqyrtimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH" për financimin shtesë për projektin 'Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë' nisi me debate në Komisionin e Ligjeve. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj renditi disa pyetje për Mira Rakacollin teksa Ministrinë e Shëndetësisë e cilësoi si "Ministri Huamarrëse". Sa i përket rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve e emigrimit në Gjermani, zv.ministrja e Shëndetësisë i tha se vjen për shkak të lëvizjes së lirë.
1 Qershor 2022, 12:31 -
Lorenc Vangjeli: Rama, shansi i katërt për të zgjedhur me 84 vota Presidentin
Për emrin e presidentit të ri të Republikës, ka pasur një marrëveshje në tentativë dhe një negociatë, e cila në asnjë rast nuk ishte e tillë. Palët u ulën në tryezë për të identifikuar emrin e kreut të shtetit, por interesat e tyre në këtë process ishin të ndryshme dhe pothuaj pa asnjë përkitje. Socialistët, edhe pse i kanë votat edhe të vetëm, ishin të interesuar vetëm për procesin në formë, kurse demokratët e Alibeajt që nuk kishin votat e mjaftueshme, ishin të interesuar vetëm që të faktorizoheshin nëpërmjet procesit.
1 Qershor 2022, 11:23 -
Akti normativ për çmimet/ Alibeaj në Komisionin e Ligjeve: Si jua ka shpjeguar 'ministresha' urgjencën? Bushka ndërpret mbledhjen: Flisni marrina! Ngriheni si në pyll
Një akt normativ është miratuar nga Këshilli i Ministrave për kushtet e nevojës së emergjencës dhe shkon në ndihmë të bizneseve që sigurojnë mallra me shumicë. Qëllimi është për përmbajtjen e rezervave në çdo situatë të paparashikueshme dhe shteti po ndërhyn me garanci në kuadër të huamarrjes së bizneseve nga bankat. Këtë akt e ka kundërshtuar opozita në Komisionin e Ligjeve, megjithatë arriti të miratohej dhe do të kalojë në Kuvend për votim.
1 Qershor 2022, 10:56 -
PS rrëzon kërkesën e PD për komision hetimor për investimet strategjike! Alibeaj: Kanë frikë nga skandali i madh! Balla: Firmat e kërkesës së parë ia shtuan të dytës
Partia Socialiste ka rrëzuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sot kërkesën e 37 deputetëve të Partisë Demokratike për të ngritur një Komision Hetimor për Investimet Strategjike në vendin tonë. Sipas socialistëve kërkesa nuk respektonte rregulloren pasi demokratët kërkesës së dytë me firma shtesë i shtuan firmat e të parës, me numër tjetër protokolli..
31 Maj 2022, 15:48 -
Në PD s'ka fund komikja, Rithemelimi dhe Alibeaj propozojnë Rezoluta të ndryshme për gjenocidin serb në Kosovë në të njëjtën ditë
Në Partinë Demokratike duket se nuk ka fund komedia, kjo pasi për të njëjtën çështje kanë propozuar dy rezoluta të ndryshme në Kuvend. Pas PD-së së Enkelejd Alibeajt i cili depozitoi mesditën e sotme një projekt-rezolutë në Kuvend për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë edhe Grupi i Rithemelimit i Sali Berishës ka propozuar projekt rezolutë për gjenocidin serb
27 Maj 2022, 22:29 -
Komisioni hetimor për investimet strategjike, tërhiqet Duka, u shtuan firmat e Bashës dhe Alibeaj! PD: Ridepozituam kërkesën
Nismës për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend si kërkesë nga grupi parlamentar i PD-së, i janë shtuar edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ndërsa Agron Duka u tërhoq.
27 Maj 2022, 14:43 -
Grupi i PD çon në Kuvend listën për 'Zgjedhoren' dhe 'Territorialen'! Cakton emrat për Komisionin Hetimor për Investimet strategjike, por Konferenca e Kryetarëve ia rrëzoi
Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar së bashku me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, e ndërsa Dhurata Çupi nga PD-ja do të bashkëdrejtojë Komisionin e Reformës Territoriale së bashku me Benet Becin nga socialistët.
26 Maj 2022, 14:01 -
Opozita paralajmëron bojkot të procesit të presidentit: Ne propozuam emrat, por mazhoranca u tërhoq! PS: Deri të dielën sillni emrat ose e zgjedhim vetë
Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ulet më në tryezë me mazhorancën për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike që u zhvillua sot në selinë e PD-së kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herë.
26 Maj 2022, 09:02 -
Presidenti, raundi i tretë më 30 maj ora 10:00, palët shumë larg konsensusit! Mediu: Opozita të dalë me një kandidat të vetin! Alibeaj: Këta s'duan president konsensual! Balla: Kushti juaj pa sens
Pas djegies së raundit të parë dhe të dytë për zgjedhjen e presidentit, konferenca e kryetarëve sërish nuk prodhoi konsensus mes palëve. Alibeaj akuzoi socialistët se kërkon një president të vetin, ndërsa Taulant Balla i kërkoi të propozojë emra. Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj.
24 Maj 2022, 14:32 -
Efektivi vrau kolegun brenda komisariatit, një tjetër plagosi qytetarin! Reagon Alibeaj: Policia nuk duhet të jetë strehë e kriminelëve
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, thotë se jetët e shqiptarëve janë të pambrojtura. Për Alibeajn, Policia e Shtetit nuk duhet të jetë strehë e elementëve kriminale dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtjes së rendit dhe sigurisë
24 Maj 2022, 10:17 -
Kërkesa e Leskaj për përkujtimin e viktimave të komunizmit ndez debat në Kuvend! Alizoti: Po të mos ishte Partia Punës ti dhe Olsi do shpërndanit çadra! Rama: Enver Hoxha u ngjall përmes jush
Përvjetori i Revoltës së Spaçit dhe Qafë Barit solli debate të ashpra në Kuvend mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama. Ishte deputeti demokrat Bujar Leskaj i cili ngriti në Kuvend përvjetorin e dy revoltave dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve t’i bashkohen, duke thënë se data 21 maj ose 22 maj duhet të jetë dita e qëndresës dhe se në vendin tonë nuk i është dhënë rëndësia që meriton.
23 Maj 2022, 21:09 -
Presidenti/ Digjet edhe raundi i dytë, palët nuk sjellin asnjë emër! Opozita: PS prishi paktin! Balla: Alibeaj u keqkuptua, s'ramë dakord që kandidati t'i dërgohej Kuvendit me firma të përbashkëta
Grupi Parlamentar demokrat nuk ka dorëzuar asnjë emër për kreun e ri të shtetit, për rrjedhojë digjet edhe raundi i dytë. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ishte ora 18:00, por asnjë nga palët nuk dorëzuan asnjë emër, por kanë vijuar akuzat duke bërë fajtor njëri tjetrin.
22 Maj 2022, 14:20 -
Të hënën Kuvendi në 2 seanca plenare, pasdite zhvillohet raundi i dytë për Presidentin! Procesi u kthye në pikën zero
Ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit. Mësohet se në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit. Ndërkohë, ashtu siç është vendosur nga Konferenca e Kryetarëve në orën 18:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
21 Maj 2022, 12:17 -
Berisha për gjyqin në Francë me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje! PD ‘non grata’ në PPE? Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhyj në punët tona
Ka kaluar një vit nga shpallja e Sali Berishës non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende nuk ka asnjë ecuri nga procesi gjyqësor që ka hapur ndaj Antony Blinken. Në konferencën për shtyp, ai tha se nuk ka progres për të vetmen arsye, për të cilën është edhe i vetëdijshëm, Sali Berisha është në disfavor përballë Sekretarit të Shtetit.
20 Maj 2022, 12:28 -
A po ndërhyn Rama në punën e SPAK? Kraja i përgjigjet Alibeajt: Nuk ndikohemi nga deklaratat publike, zbatojmë ligjin
Kreu i SPAK Arben Kraja po raporton në Komisionin e Ligjeve. I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike se a po ndërhyn Kryeministri Edi Rama në punën e SPAK, Kraja u shpreh se nuk merren me deklarata politike, por zbatojnë ligjin.
20 Maj 2022, 10:45 -
'Presidenti' kthehet në pikën zero, palët akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të konsensusit! Alibeaj: Kandidatin tonë ta firmosin socialistët! PS: S’ishte kjo dakordësia
Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes mazhorancës dhe opozitës janë kthyer sërish në pikën zero! Alibeaj akuzon mazhorancën se ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus, ndërsa PS thotë se nuk janë dakordësuar që ato të mbështesin kandidatin e opozitës me firmat e tyre
20 Maj 2022, 10:01