-
Presidenti, palët arrijnë dakordësinë! Opozita propozon emër për 2 raundet e ardhshme, pastaj PS! Alibeaj dorëzohet para qëndrimit të të gjitha grupeve! 'Rithemelimi': Tallje e Ramës
Në tryezën e negociatave për presidentin e ri, palët ranë për herë të parë dakord që emri i kandidatit për president të propozohet nga opozita për 2 raundet e ardhshme të votimit. Nëse Parlamenti nuk i voton kandidatët e opozitës, atëherë mazhoranca ka mundësinë të votojë emrin e saj në raundin e 4 ose të 5-të, pa nevojën e votave të opozitës.
18 Maj 2022, 07:26 -
Editorial
Bollino: Përse PD e Alibeajt refuzon të propozojë një kandidat për President?
Këmbëngulja për të mos propozuar në kohë asnjë emër, duke sabotuar në këtë mënyrë çdo formë zgjedhjeje konsensuale, do të legjitimojë rrugën e PS-së për të votuar me shumicë socialiste një President të Republikës që do të dijë ta propozojë.
17 Maj 2022, 22:15 -
Presidenti, nesër në 10:00 negociata në prani të kamerave! PS: Nëse opozita i ka 20 firma të propozojë emër, kërkojmë fleksibilitet! Alibeaj: Transparenca, ilaçi kundër pazareve
Ashtu siç edhe opozita e kishte kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve negociatat për emrin e ri të Presidentit do të zhvillohen në prani të kamerave. Dakordësia që bisedimet të vijojnë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit u arrit në takimin e pasdites së sotme mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.
17 Maj 2022, 18:28 -
Fati i PD në Apel, përcaktohet trupa gjykuese! ‘Rithemelimi’ ka ankimuar njohjen e Alibeajt si palë në vendimin e Zhukrit! Gjykata: Deklaratat partiake të papranueshme! Berisha vijon presionin
Është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarot Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Elona Toro, gjyqtare relatorë, Genti Shala gjyqtar dhe Edlira Petri gjyqtar, u caktuan nga shorti për shqyrtimin e kërkesës
17 Maj 2022, 14:24 -
Asnjë emër për presidentin, Boçi: Mazhoranca, strategji për të bllokuar procesin! Rama e ka emrin në xhep! Alibeaj gjeti kohën të ulej me ballën, por jo me ne
Zgjedhja e presidentit të ri të vendit duhet të përbashkojë më shumë opozitën. Luciano Boçi tha se opozita duhet të propozojë emrin e kandidatit për deputet dhe se duhet një emër i përbashkët, ndërsa mazhoranca duhet të tregojë se po kryen një proces serioz
16 Maj 2022, 12:54 -
Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Rama: Nuk shoh vullnet nga pala tjetër, do e votojmë vetë në raundin e 4-t! Alibeaj: Propozimi të jetë i opozitës
Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Kryeministri Edi Rama tha se nuk sheh vullnet nga pala tjetër, teksa kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj këmbënguli që propozimi të jetë i opozitës. Nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar raundin tjetër.
16 Maj 2022, 07:33 -
Alibeaj: Deputeti socialist dhe kryebashkiaku i Cërrikut provokuan viktimat e komunizmit! Vendi ka nevojë për dekomunistizim të shoqërisë shqiptare
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se një deputet socialist ka provokuar viktimat e komunizmit dhe nuk ka shprehur asnjë moment pendesë. Alibeaj përmend edhe rastin e ditës së djeshme në Cerrik, ku kryebashkiaku Andis Salla, u shfaq duke vendosur kurora me lule në një monument përkujtimor të partizanëve të rënë në luftë. Sipas tij, duhet të kalohet sa më shpejt te dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare në mënyrë që provokimet të mos prekin brezin e ri dhe nxënësit në shkolla.
15 Maj 2022, 22:34 -
Presidenti/ PS negociata me palët, Alibeaj refuzon! Balla: Vendosëm piketat! Mediu: Nëse opozita s'është unike, ne s'bëhemi pjesë! Idrizi: Qeveria garantoi jo proces të njëanshëm
Kur duhen edhe 2 ditë që të përfundojë afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për President të Republikës, ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00. E sotmja ishte ditë negociatash. Teksa Enkelejd Alibeaj i PD ka refuzuar, grupi negociator i Partisë Socialiste zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare të tjera.
13 Maj 2022, 08:37 -
Nisin diskutimet brenda opozitës për zgjedhjen e presidentit, Mediu: Kam biseduar me grupin negociator të Berishës dhe më Alibeajn! Na duhet një figurë e përbashkët
Fatmir Mediu, kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim tha se po diskutojnë me opozitën që të kenë një emër kandidati të përbashkët për presidentin e Republikës. Mediu tha se ka diskutuar me grupin negociator të Rithemelimit, Oerd Bylykbashin dhe Luciano Boçin si dhe me Alibeajn
12 Maj 2022, 13:05 -
‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, Çuçi: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar! Alibeaj: Dështim! Bardhi: Po u jepni kriminelëve tendera dhe po pastrojnë paratë
Përballë Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ministri i Brendshëm Çuçi foli për ecurinë në luftën ndaj krimit të organizuar teksa tha se partnerët ndërkombëtar kanë krijuar besim te Shqipëria. Ndërkohë kryetari i Grupit socialist Taulant Balla paralajmëroi sërish ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE. Ai tha në Këshillin Kombëtar të Integrimit, se ka zero shanse që Bullgaria t’i heqë veton Shkupit.
11 Maj 2022, 18:24 -
Zgjedhja e presidentit të ri/ Balla thirrje Alibeajt, Dodës dhe Mediut: Të ulemi të diskutojmë për kriteret dhe të negociojmë, por PS ka vendimmarrjen kryesore
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje kryetarëve të grupeve parlamentare që të ulen në tryezë për të diskutuar për kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri.
11 Maj 2022, 13:57 -
Presidenti i ri, Berisha i paftuar në tryezën e diskutimeve: Boçi dhe Bylykbashi negociatorë të Rithemelimit me opozitën
Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur dy negociatorët për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ata do të jenë deputeti Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Në përfudnim të mbledhjes së Rithemelimit, Berisha tha se kriteri kryesor për kandidatin, është që ai duhet të jetë një figurë politike, pasi në vetvete posti i presidentit është politik.
10 Maj 2022, 17:47 -
Ylli Pata: Sulmi ndaj 'presidentit' që erdhi nga Amerika
Në pragun e fundjavës së shkuar, disa nga mediat mbështetëse të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nxorën si lajm, mundësinë që Enkelejd Alibeaj do të propozojë si kandidat për president të Republikës, poetin disident dhe diplomatin e njohur Visar Zhiti.
10 Maj 2022, 17:42 -
Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça! Kërkesë për ILD dhe KPK
Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça. Kërkesa i është dërguar Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtueses Pamela Qirko.
10 Maj 2022, 16:32 -
Grupi Parlamentar i PD pret senatorin rumun, Alibeaj: Mbështetja e Rumanisë në integrimin e vendit tonë në BE e rëndësishme
Enkelejd Aliebaj dhe një pjesë e Grupit Parlamentar të PD kanë pritur në një takim një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, me në krye Senatori Titus Korlatean.
10 Maj 2022, 10:17 -
Më 16 maj, raundi i parë për Presidentin, 5 ditë kohë për kandidaturat zyrtare! PD: E keni vendosur, mos na përdorni si 'buzëkuq'! PS: Duam figurë bashkuese
Më 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të republikës. Vendimi është marrë nga Konferenca e Kryetarëve vetëm me votën e socialistëve. Më 15 maj ora 16:00 është afati I fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, të mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave. Ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar.
10 Maj 2022, 08:11 -
Drafti i Alibeajt për Presidentin e ri, PS: Pozitiv fakti që ka një propozim, por në këtë proces flasim edhe ne! Nuk po zgjedhim Avokatin e Popullit
Drafti i Enkelejd Alibeajt për mënyrën se sipas tij duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës nuk ka gjetur dakordësinë e plotë të Partisë Socialiste. Edhe pse e ka konsideruar pozitiv faktin se ka një propozim, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar i takon edhe maxhorancës që të propozojë emrin për President.
9 Maj 2022, 14:07 -
Propozimi i Alibeajt për Presidentin, Rithemelimi kundër: Kandidati i Ramës do dalë nga goja e tij dhe e Bashës, tradhti ndaj demokratëve! Salianji: Nuk është qëndrim i grupit
Grupi i Rithemelimit nuk e mbështet draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri. Edhe deputeti Ervin Salianji ka kritikuar kreun e grupit parlamentar të PD duke thënë se po i shkon pas Ramës dhe po nxiton të ulet në tryezë me të, ndërsa insiston që presidenti i ri duhet të jetë me angazhim në jetën politike.
9 Maj 2022, 10:03