-
VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total
PS ka triumfuar në 53 bashki të vendit. Në Tiranë Erion Veliaj korri fitore të thellë me mbi 58 mijë vota diferencë me Belind Këlliçin. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur të fitojë vetëm në 7 bashki. PD forcë e tretë. Në Finiq fiton Romeo Çakuli i partisë minoritare ‘MEGA’.
14 Maj 2023, 22:44 -
Zgjedhjet e 14 majit, 35 incidente në disa qytete gjatë votimeve! Boçi e Noka hynë në disa qendra të votimit në Elbasan! Probleme edhe në Durrës, Kavajë, Dibër, Kamzë, Fier e Korçë
Votimet e 14 majit u shoqëruan me incidente në qytetet kryesore të vendit. Kandidati socialist në Ersekë Erion Isai u sulmua teksa kthehej në banesë para nisjes së votimeve. Në Elbasan procesi u ndërpre si pasojë e hyrjes së Luçiano Boçit dhe Flamur Nokës në qendrat e votimit ndërsa situatë problematike u regjistruan edhe në Durrës, Fier, Kamzë, Korçë dhe Dibër.
14 Maj 2023, 22:16 -
Kërcënimi me armë ndaj ish kreut të komunës Shëngjin, Berisha akuzon Ramën: Bandat e tij dështuan në atentat! Donin ta vrisnin bashkë me të birin, e kemi të filmuar
Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për kërcënimin me armë ndaj përfaqësuesit të opozitës në Lezhë, Salvador Kaçaj. Në daljen për mediat, Sali Berisha thotë se kanë tentuar të kryejnë atentat dhe të eliminojnë Salvador Kacajn së bashku me të birin që kishte ardhur nga Amerika për të votuar.
14 Maj 2023, 21:57 -
Mbyllet votimi, reagon politika! Rama bën parashikimin: PS mbi 50 bashki! Begaj: Falenderoj shqiptarët për pjesëmarrjen! Opozita: Të tregohet përpikmëri me çdo votë
Pas përfundimit të votimit në zgjedhjet vendore, kryesocialisti Edi Rama shprehet optimist se do të ketë një fitore të thellë për Partinë Socialiste
14 Maj 2023, 20:08 -
Persona të paautorizuar në qendrat e votimit, Celibashi: Konsiderohet intimidim dhe presion, të largohen menjëherë! Votim elektronik me probleme? Spekulim
Raportimet nga forca të ndryshme politike se persona të paautorizuar janë shfaqur në qendrat e votimit i ka komentuar Kryekomisioneri Celibashi. Ai ka thënë se kjo nga KQZ konsiderohet si një presion dhe inimidim ndaj votuesve. Celibashi tha se ata duhet të largohen menjëherë.
14 Maj 2023, 13:56 -
Ilir Yzeiri: Të vjetër brenda dhe të papërfillshëm jashtë
Këto ditë janë dy ngjarje që meritojnë vëmendje për nga imazhi që kanë prodhuar përballë botës. E kam fjalën për këngën që mori pjesë në « Eurovizion 2023 » me titullin « Duje » dhe me qëndrimin e Athinës zyrtare ndaj arrestimit të kandidatit të koalicionit Meta- Berisha, Fredi Beleri.
14 Maj 2023, 12:09 -
VIDEOLAJM/Deputeti i Rithemelimit, Spaho konflikt brenda qendrës së votimit në Zvezdë, tërheq për krahu një qytetar: Nuk më lanë të shihja procesin
Një incident është shënuar në qendrën e votimit Zvezdë të Maliqit ku deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho është konfliktuar me një qytetar.
14 Maj 2023, 12:01 -
Luizi voton Becin: Njerëzit që më kanë ndihmuar dua t’i shoh sa më lart! Do i futet politikës? Do e diskutoj me Ramën
Ish – banori i Big Brother Vip 2 Albania Luiz Ejlli ka votuar sot nw Shkodwr. Luizi është shprehur se: Erdha të votoj atë që më ka ndihmuar. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.
14 Maj 2023, 11:41 -
‘Zgjedhjet/ Koalicioni Berisha-Meta: Administrata presion në qendrat e votimit, do të mbajnë përgjegjësi! Policia t'i largojë menjëherë
Rithemelimi i Sali Berishës ditën e zgjedhjeve e ka shfrytëzuar për të denoncuar, atë që ata e quajnë praninë e administratës në qendrat e votimit. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit ligjorë Ivi Kaso dhe Altin Kazizaj thanë se drejtorët e administrative apo persona të paautorizuar gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në qendrat e votimit.
14 Maj 2023, 09:33 -
Zgjedhjet vendore, PD denoncon: Në Dimal administratorët e njësive vendore po firmosin vërtetime për të lejuar votimin familjar! Shkelje e Kodit Zgjedhor
Partia Demokratike ka denoncuar në rrjetin e saj social votimet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Dimalit. PD shkruan se administratorët e njësive vendore të Bashkisë po firmosin vërtetime për shumë qytetarët që të lejojnë votimin familjar.
14 Maj 2023, 08:55 -
Harrojeni plazhin, sot ka vetëm zgjedhje! Specialistja e IGJEUM në Report Tv: Reshje shiu në të gjithë vendin
Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM, në një intervistë për Report Tv ka thënë se e sotmja do të jetë një ditë me reshje në të gjithë vendin. Kështu që këtë të diel zgjedhjesh do të jetë thuajse e pamundur shkuarja në plazh.
14 Maj 2023, 08:19 -
PS denoncon: Këlliçi dhe Boçi thyen heshtjen zgjedhore, të gjobiten! Noka kërcënon anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit në dy fshatra të Elbasanit
Partia Socialiste ka denoncuar dy kandidatët e koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi pasi kanë thyer nenin 77 të kodit zgjedhor. Ata kanë përcjellë mesazhe elektorale në ditën e votimit teksa po u bënin apel qytetarëve për të votuar
14 Maj 2023, 08:06 -
Zgjedhjet vendore në Shqipëri, krahasim i pjesëmarrjes ndër vite! Më e larta në 1992 me 70%, më e ulëta në 2019, votuan vetëm 20% e zgjedhësve
Nga historiku i proceseve zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë, pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve shqiptarë në votime është shënuar në vitin 1992, ku kanë marrë pjesë 70% e votuesve më të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes më të ulët ishte në zgjedhjet lokale të 2019 me vetëm 22% të votuesve. Statistikat tregojnë se vitet e fundit numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka ardhur duke u ulur.
14 Maj 2023, 07:49 -
Dhunohet në mesnatë kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës! Isai goditet nga simpatizanti i koalicionit Berisha-Meta! Arrestohet agresori (EMRI)
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Qinam. Mësohet se Isai ka qenë duke qarkulluar me mjetin e tij, kur është sulmuar fizikisht nga një simpatizant i koalicionit Berisha-Meta.
14 Maj 2023, 06:56 -
Votojnë politikanët/ Begaj: Zgjedhjet janë të qytetarëve! Rama: Momenti të flasin të gjithë! Berisha-Meta: Do rrëzohet monizmi! Veliaj falënderon rivalët
I pari që iu drejtua kutive të votimit nga drejtuesit e shtetit ishte Presidenti Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj. Në fjalën e tij për mediat, presidenti tha se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe se këto zgjedhje duhet t’iu shërbejnë qytetarëve dhe jo partive politike.
14 Maj 2023, 06:47