-
Veliaj në asfaltimin e një rruge në Tiranë: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla! Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë
Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.
18 Mars 2023, 12:04 -
Gazmend Bardhi: Më shumë se 50% e anëtarëve të PD nuk ishin dakord me kandidaturën e Belind Këlliçit
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se Belind Këlliçi nuk është votuar nga shumica e anëtarësisë së partisë. Duke folur në “Opinion”, Bardhi tha se Belindi ka marrë mbështetjen e vetëm gjysmës së partisë që ka marrë pjesë në proces.
17 Mars 2023, 16:02 -
Zhupa në Report Tv: Askush nga kandidatët e primareve s’do futet në zgjedhje nën siglën e PD-së së Alibeajt! Vendimi i KAS i paprecedentë
KAS i kërkoi KQZ që të regjistrojë në zgjedhje PD-në me kryetar të Komanduar Enkelejd Alibeajn, por për grupin e Sali Berishës ky vendim është i paprecedentë. E ftuar në Report Tv, deputetja Ina Zhupa tha se nuk mund të regjistrohej në këto zgjedhje Alibeaj, por Berisha.
17 Mars 2023, 15:06 -
Më mirë (pa) me vulë
Foltores në fakt i ka humbur vula. Ndoshta e ka “djegur” ditën kur militantët e saj mësynë në seli me flakadanë, për të rikthyer ish-liderin në fronin e dikurshëm. Ajo që po ndodh prej afro 2 vitesh me Partinë Demokratike, nuk ka ndodhur gjëkundi me asnjë parti, këtu dhe në botën e qytetëruar.
17 Mars 2023, 12:33 -
Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Berisha: Na i kanë marrë 'pengjet' e Ramës, por ne kemi besimin e qytetarëve
Edhe pse tashmë është strehuar në partitë e Metës, Ndokës dhe Dules, Berisha pretendon se ka një koalicion mes Ramës dhe Alibeajt, gjë që e ka provuar fakti se ka ngelur pa parti. Teksa zhvilloi konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i ‘Foltoreve’ u shpreh i bindur se do të fitojnë, ndërsa u kujdes të sulmonte çdokënd nga PD që u shtrinte dorën kandidatëve të tij.
17 Mars 2023, 12:23 -
DOKUMENTI/ Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Alibeaj! Jep adresën e zyrave në ish-Bllok
Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk ka humbur kohë dhe ka hedhur hapin e radhës, drejt ‘14 majit’. Ai ka hedhur firmën në deklaratën solemne, që deri dje, ishte bërë një pengesë aq sa mund të rrezikonte regjistrimin e saj në zgjedhje.
17 Mars 2023, 11:43 -
Meta: Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Bashkitë do të transformohen dhe do vihen në shërbim të qytetarëve
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 14 majit si historike. Ai thotë me bindje se opozita do të fitojë dhe do të vijë ndryshimi rrënjësor në të gjitha Bashkitë.
17 Mars 2023, 10:37 -
Vetëm 2 koalicione për 14 Majin, 'Bashkë fitojmë' streha e kandidatëve të Berishës që gjen ‘shpëtim’ sërish te Meta! ‘Aleanca Liberale e Djathtë’, krijesa tjetër e ‘Rithemelimit’
15 marsi ishte afati i fundit i depozitimit të kërkesave për koalicion. Ilir Meta do të drejtojë koalicionin me dy forca të tjera, PBDNJ e Vangjel Dules dhe demokristianët e Nard Ndokës nën emrin “Bashkë Fitojmë”, aleanca e cila do të përdoret nga Berisha si strehë për të garuar edhe në këto zgjedhje. Ndërkohë që 3 parti të tjera të vogla të djathta kanë formuar ‘Aleancën Liberale të Djathtë’, së cilës Berisha i ka dhënë 3 deputetë për të propozuar kandidatë.
16 Mars 2023, 19:53 -
KAS regjistroi PD-në në zgjedhje, Alibeaj: Ftoj demokratët të prezantohemi me një kandidat! Bardhi: Celibashi 'non grata' për PD-në
Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Alibeaj po ashtu bën përgjegjës për vonesën dy javore për regjistrimin e PD-së kryekomisionerin Ilirjan Celibashin, ndërsa shton se vendimi i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD-në në zgjedhjet lokale të 14 majit
16 Mars 2023, 15:16 -
Tha se nuk i del rroga e deputetit, Belind Këlliçi hedh mijëra dollarë për 220 sponsorizime në Facebook; shpenzon 1200 dollarë në 1 javë
Sot Belind Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij.
16 Mars 2023, 12:46 -
PD regjistrohet në zgjedhje, KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Dokumentet të firmosen nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj! Berisha jashtë
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. Berisha rrëzohet edhe nga KAS.
16 Mars 2023, 10:25 -
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
Një tryezë e rrumbullakët me temën “Mbrojtja e Integritetit zgjedhor në Shqipëri” ceku disa çështje Celibashi për të siguruar një proces zgjedhor sa më demokratik dhe transparent. Komisioneri i KQZ-së, Celibashi dhe Komuniteti i Ambasadorëve të Helsinkit vunë theksin tek disa probleme të procesit zgjedhor që do duhen rregulluar.
16 Mars 2023, 10:17 -
'Asi nën mëngë' i Berishës? Tre deputetët e PD të përjashtuar nga Alibeaj formojnë një tjetër koalicion për zgjedhjet e 14 majit
Në një kohë kur në Kuvend kanë bërë me muaj të tërë luftë duke thënë se nuk janë deputet të pavarur, por të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, Luan Baçi dhe Tritan Shehu e kanë shfrytëzuar përjashtimin nga Enkelejd Alibeaj për të hedhur firmat për krijimi e një koaliiconi tjetër opozitar.
15 Mars 2023, 20:56 -
Berisha dhe Meta ‘sfidojnë’ Celibashin, regjistrojnë koalicionin ku përfshijnë PD! Zyrtarizojnë emrin: Bashkë fitojmë! Publikohet logoja
Në dokumentin zyrtar të dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë te Ilir Metes, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe PD-ja.
15 Mars 2023, 20:26 -
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
Kur mbeten më pak se dy muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Guido De Sanctis, organizoi sot një takim me ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar ndihmën dhe qëndrimet për zgjedhjet
15 Mars 2023, 18:45 -
Në garë për bashkinë e Tiranës, ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska: E djathta është e papërfaqësuar, ka ngelur komplet jashtë loje
Lajla Përnaska, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe një nga figurat me një njohura të kësaj partie, ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Tiranës. E ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ Përnaska u shpreh se është ofruar që të japë një kontribut në politikë, ndërsa theksoi se e djathta shqiptare është e përfaqësuar.
15 Mars 2023, 17:38 -
Zgjedhjet vendore, socialistët ‘përplasen’ me Blendi Klosin për kandidaturën e Sarandës! Anëtarët e Asamblesë mbështesin rikandidimin e Adrian Gurmës
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar në Sarandë mbledhja e Asamblesë së PS Dega Sarandë, ku është diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit si dhe për kandidaturat e mundshme të kësaj partie për Bashkinë e Sarandës.
15 Mars 2023, 14:19 -
Berisha pa parti gjen sërish 'strehë' në partinë e Metës, koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK! Lista të përbashkëta edhe për Këshillat Bashkiak
Partia e Lirisë pritet të depozitojë sot në KQZ kërkesën për tu regjistruar në koalicion me 2 parti të tjera. Burime për gazetarin e Report Tv Arbi Fortuzi bëjnë me dije se Meta pritet të regjistrohet së bashku me PBDNJ-në e Vangjel Dules, Ballin Kombëtar dhe Partia Demokristiane.
15 Mars 2023, 11:26